Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A u helmua Pablo Neruda? E vërteta për vdekjen e tij po vonon edhe pak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > A u helmua Pablo Neruda? E vërteta për vdekjen e tij po vonon edhe pak
Enciklopedi

A u helmua Pablo Neruda? E vërteta për vdekjen e tij po vonon edhe pak

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

E vërteta për vdekjen e Pablo Nerudës do të vijë ngadalë. Publikimi i raportit me konkluzionet e hetimit që duhet të sqarojë nëse poeti kilian, që ka rrëmbyer edhe çmim Nobel për Letërsinë, është helmuar vërtet, në fakt është pezulluar për shkak të mungesës së lidhjes me internetin. Një nga ekspertët, Romilio Espejo, – i ngarkuar me dhënien e konkluzioneve të grupit të ekspertëve përmes internetit, – nuk ishte në gjendje të lidhej sepse ndodhet në një zonë të Kilit jugor të prekur nga zjarret e mëdha pyjore që kanë komunikime të ndërprera.

Prandaj, përfundimet e raportit të shumëpritur do të bëhen të ditura “javën e ardhshme”, tha Paola Plaza, gjyqtarja kiliane që mbikëqyr çështjet e të drejtave të njeriut. Disa nga ekspertët ndërkombëtarë që morën pjesë në përpunimin e raportit dhe që nuk ndodhen në Kili gjithashtu kishin probleme me internetin, shpjegoi Rodolfo Reyes, nipi i shkrimtarit, prandaj të paktën tani për tani të gjitha shtyhen. “Është e turpshme dhe më dhemb shumë, por duhet të vazhdojmë të presim. Kishte shumë pritje, të gjithë duan të dinë të vërtetën për vdekjen e Pablo Nerudës”, shtoi Reyes, në një komunikatë për shtyp në Pallatin e Gjykatave në Santiago.

E vërteta për vdekjen e Nerudës vjen 50 vjet pas vdekjes së tij dhe 12 nga fillimi i një hetimi gjyqësor të nisur për të sqaruar nëse ai vdiq nga ndërlikimet e kancerit të prostatës apo për shkak se u helmua, siç pretendon shoferi i tij prej gati pesëdhjetë vjetësh, Manuel Araya. Paneli i ekspertëve – i përbërë nga shkencëtarë nga Kanadaja, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët u takuan virtualisht dhe personalisht duke filluar nga 24 janari – duhet të sqarojë origjinën e bakterit Clostridium botulinum i gjetur në një dhëmballë të poetit në 2017.

- Publicitet -

Neruda vdiq 12 ditë pas grushtit të shtetit të 11 shtatorit 1973 që përmbysi mikun e tij, Presidentin Salvador Allende, dhe solli në pushtet një diktaturë ushtarake të krahut të djathtë. Ai vdiq disa orë para se të hipte në një avion që do ta çonte në mërgim në Meksikë; dhe sipas familjarëve, ai u helmua nga policia sekrete e Pinochet-it, Dina. Certifikata e vdekjes rendit shkakun e vdekjes si kanceri metastatik dhe kaheksia; dhe versioni zyrtar u mor si i mirëqenë për vite me radhë derisa, në vitin 2011, Partia Komuniste, senator dhe anëtar i së cilës shkrimtari ishte, e vuri në pikëpyetje dhe bëri një ankesë.

Trupi i Nerudës, i cili pushonte në kopshtin e shtëpisë së tij në Isla Negra në bregdetin e Kilit, u zhvarros dhe, shtatë muaj më vonë, një grup ndërkombëtar i patologëve anatomikë vërtetoi se nuk kishte “agjentë kimikë përkatës” që mund të lidheshin me vdekjen e tij. Por në atë kohë, institutit të mjekësisë ligjore kilian i mungonte teknologjia për të zbuluar një helmim që mund të kishte ndodhur 40 vjet më parë. Dhe në vitin 2017, i njëjti panel i ekzaminuesve mjekësorë arriti në përfundimin se Neruda nuk kishte vdekur nga kanceri, siç thuhej në certifikatën e tij të vdekjes; dhe në vend të kësaj zbuloi një fragment të toksinës botulinum që mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të çojë në vdekje. Çelësi tani është të kuptojmë nëse kampioni i bakterit i gjetur është ndryshuar në laborator dhe më pas është inokuluar, gjë që do të demonstronte ndërhyrjen e një pale të tretë në vdekjen e poetit. Por për të marrë një përgjigje do të duhet të presim më shumë. /La Repubblica/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?