Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Administrata Biden do t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Administrata Biden do t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme ushtarake
AktualitetBote

Administrata Biden do t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme ushtarake

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Administrata e Presidentit Biden u ka thënë ligjvënësve kryesorë amerikanë se po i dërgon Izraelit një paketë të re ndihme prej më shumë se 1 miliard dollarësh në armë dhe municione, thanë të martën tre ndihmës të anëtarëve të Kongresit.

Kjo është dërgesa e parë e armëve për Izraelin që njoftohet nga Uashingtoni që kur Presidenti Biden ngriu në fillim të muajit një transferim armësh ku përfshiheshin rreth 3,500 bomba.

Administrata e Presidentit Biden tha se e ndërpreu transferimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli të mos i përdorte bombat në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë grumbulluar një numër i madh njerëzish si rezultat i konfliktit. Ndihmësit e ligjvënësve folën në kushte anonimiteti për transferimin e armëve. Paketa që po dërgohet përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve, thanë ndihmësit.

- Publicitet -

Nuk ka të dhëna se kur do të dërgohen armët, ndërsa Izraeli ka shtatë muaj që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gaza. Gazeta “Wall Street Journal” ishte e para që raportoi për paketën në fjalë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po planifikonin këtë javë të shtronin për diskutim një projektligj për të mandatuar dërgimin e armëve sulmuese për Izraelin.

Republikanët e kanë kritikuar ashpër vendimin e javës së kaluar të Presidentit Biden për të ngrirë dërgesën e armëve për Izraelin. Ata argumentojnë se vendimi përfaqëson braktisjen e aleatit më të afërt të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë tha të martën se Presidenti Biden do t’i vinte veton projektligjit nëse do të miratohej në Kongres. Projektligji gjithashtu nuk ka praktikisht asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Por demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë të ndarë lidhur me këtë çështje. Rreth 20 ligjvënës kanë nënshkruar një letër drejtuar administratës së Presidentit Biden lidhur me shqetësimin për mesazhin që dërgon vendimi i presidentit për të ngrirë dërgimin e ndihmës ushtarake për Izraelin.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE
  • Gogu për pagat e magjistratëve: Boshllëku ligjor do të plotësohet në Kuvend
  • Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  • “Me gjak, unë jam shqiptare”, 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?