Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afganistani goditet nga një tërmet vdekjeprurës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Afganistani goditet nga një tërmet vdekjeprurës
AktualitetBote

Afganistani goditet nga një tërmet vdekjeprurës

Published: October 7, 2023
Shpërndaje

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit më të madh të rajonit të Heratit. Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit. Drejtori i departamentit të shëndetësisë në provincën Herat, Mohammad Taleb Shahid, konfirmoi për AFP-në se 14 persona kanë vdekur dhe 78 janë plagosur, duke shprehur frikën se numri i viktimave mund të rriten. “Këta janë numrat që janë sjell në spitalin qendror deri më tani, por nuk janë shifrat finale”, tha ai. “Kemi informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja”. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në një raport preliminar paralajmëroi se qindra persona mund të kenë vdekur.

“Ka të ngjarë të ketë numër të konsiderueshëm të viktimave dhe që fatkeqësia të përhapet. Në ngjarjet e kaluara të këtij niveli është dashur përgjigje në nivel rajonal dhe kombëtar”, u tha në raport. Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive kanë raportuar se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut. Herati gjendet 120 kilometra në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet kryeqyteti kulturor i Afganistanit. Sipas të dhënave të vitit 2019 të Bankës Botërore, në provincën Herat jetojnë 1.9 milion banorë. Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli. Në mars të këtij viti, 13 persona u vranë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit prej 6.5 ballësh që kishte epiqendrën në Jurm, në verilindje të Afganistanit.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri!
  • Emërimi i Vlora Hysenit në SHISH, Rama: Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët
  • Arrestimi i kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj
  • Një 40-vjeçar humb jetën në QSUT, nën hetim dy neurologë të Spitalit të Shkodrës
  • Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh
  2. Five Company on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri
  3. capi on 4 miliardë euro…
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama konferencë për mediat në Rinas pas kthimit nga SHBA, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
  5. Andi on Gjykata e Lartë nuk shkon në tryezën e Ramës për pagat: Çështja është në Kushtetuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?