Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është “Gysi ndërkombëtar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush është “Gysi ndërkombëtar”
Kronike

Kush është “Gysi ndërkombëtar”

Published: September 7, 2026
Shpërndaje

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, tha të hënën në mbrëmje gjatë një interviste se posedon një audio-përgjim që implikon kryeministrin Edi Rama. Ai tha se bëhet fjalë për një audio të janarit 2026 që zgjat 3 orë dhe që ai e mban më dy kopje.

Ahmetaj ka publikuar ndërkohë audiopërgjime që zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.

Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet zotëron 49% të kompanisë Timak sh.p.k., ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ka në pronësi 80% të Timak Defense.

- Publicitet -

Ish-zëvendëskryeministri e lidhi këtë strukturë me atë që e quajti “koncepti KAYO”, duke pretenduar se një skemë e tillë është shtrirë në sektorë të ndryshëm financiarë të shtetit. Ahmetaj përmendi edhe kompani të tjera, mes tyre Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles, që janë pjesë e këtij koncepti.

“Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut.

Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Është i janarit 2026. Të këtij viti.

Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa. Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë.

Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu. Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik. Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve,” tha Ahmetaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • abdiaga says:
    September 7, 2026 at 9:03 pm

    Oh oh oh oh.
    Priti Rame gjithe kto pluma,
    Se Ty vete te hengri Suma.

    Reply
  • Thomas Xheferson says:
    September 8, 2026 at 12:20 am

    Që Arben Ahmetaj është një horr dhe hajdut, kjo nuk diskutohet. Por, nga ana tjetër, Shqipëria ka një kryeministër megahorr dhe megahajdut, njeri te paskrupullt, arrogant, dinak, mashtrues dhe, në thelb, antipopullor. As serbët apo grekët nuk do t’i kishin trajtuar pasuritë e shqiptarëve më keq dhe në mënyrën më antikombëtare. Fatkeqësia e shqiptarëve është se, kryesisht për budallallëkun e tyre, në anën tjetër të politikës kanë një megahorr dhe megabandit tjetër, dhe, kështu shqiptarët sillen e sillen dhe, nga frika e banditit të Tropojës, vazhdojnë të mbajnë në pushtet gangsterin e Tiranës. Po të ishin më të mençur dhe më atdhetarë, shqiptarët do iu jepnin nga një shkelm knockout të dyve dhe do të votonin partitë e reja. Është e turpshme dhe fatkeqësi kombëtare që Partia Socialiste ka degraduar kaq keq dhe kupolën e saj e përbëjnë kryesisht njerës të pander, pa parime, pa ideale dhe krejtësisht të shpërfytyruar moralisht. Përndryshe, do ta kishin hequr pornopolitikanin Edvin Rama i cili e ka shndërruar atë parti në ndërmarrje private.

    Reply
  • E says:
    September 8, 2026 at 4:02 am

    Ehh mor Ben, keshtu shkoi kjo pune. Po te furnizojne dhe me audio pergjime. Nuk kupton qe cfare do qe te beje Rama pavaresisht nga grabitja e buxhetit ai ka futur nje pjese te madhe te popullit , qe ti pret te ngrihet ne pjesen e tepsise. Pra kemi keta qe po shqyejne shtetin dhe keta qe nuk i bie asnje therrime.
    Azilin e more.??

    Reply
    • Gon says:
      September 8, 2026 at 10:10 am

      shume koment i qarte dhe me argumenta, vertet vet i kan fajet shqiptaret si e votuan kete qenie si eshte i perbere brenda tine Serb,Grek dhe qifut.

      Reply
  • xxx says:
    September 8, 2026 at 6:55 am

    Ruhu nga cifutet
    Je njish.

    Reply
  • Buda says:
    September 8, 2026 at 7:03 am

    Te gjitha vjedhjet kane nje Kushtetute Kryeministrore, te hartuar nga dy gangsteret e pangopur politike: Salih Berisha dhe Edwin Rama, ne naten e zeze te 21 Prillit 2008. Shqiptaret duhet te kerkojne nje Kushtetute Presidenciale, ku pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqesor te jene qartesisht te ndara. Presidenti i zgjedhur nga popullit te kete nje ekip specialistesh te fushave te ndryshme, te afte qe te kontrollojne dhe balancojne kater fushat e qeverisjes: legjislativin me 60-70 deputetet te zgjedhur direkt nga populli; ekzekutivin te zgjedhur nga Kuvendi, por te miratuar me votim nga populli; gjyqesorin te zgjedhur nga organet e drejtesise dhe te votuar nga populli.

    Reply
  • Ela says:
    September 8, 2026 at 8:56 am

    Hajdutet akuzojne njeri tjetrin

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2026 at 2:10 pm

    Rruga e arsyeshme eshte ajo qe keshillon Xhefersoni.Partite e reja i kemi.Lideret e tyre as kane vjedhur,as kane vraree.Perse te mos i votojme ?

    Reply
  • M6 says:
    September 8, 2026 at 6:02 pm

    Tashme ahmuti u be salingo
    Ahmuti bashke me meten evis martinin erl dezdari dhe zeni kompania bela e kokaines me kuliqin dhe breqanin
    Fbi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?