Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Air Albania’ reagon për raportimet në media se është drejt falimentimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ‘Air Albania’ reagon për raportimet në media se është drejt falimentimit
EkonomiLajmi i fundit

‘Air Albania’ reagon për raportimet në media se është drejt falimentimit

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Në 15 shtator të 2018-s, ‘Air Albania’ do të kryente fluturimin e parë.

Ishte një fluturim simbolik me destinacion Stambollin. Pasagjerë ishin studentë të ekslencës që shoqëroheshin edhe nga Kryeministri Edi Rama. Para nisjes, Rama mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

“Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit”, deklaronte Kryeministri.

- Publicitet -

Pesë vite më vonë, kompanisë së flamurit nuk po i ecin gjërat ashtu siç u shpresua. Përballë konkurrencës së shtuar të kompanive ndërkombëtare, sot kompania e flamurit është në vështirësi financiare.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Air Albania është vendosur nën sekuestro për mosdhënie page ndaj shtetasit turk, Sinan Isek. Ky i fundit ka mbajtur postin e shefit të operacioneve të fluturimeve, si edhe trajnues i stafit të kompanisë me flamur shqiptar, por ku 49 për qind të aksioneve i zotëron Turkish Airlines.

Për mosmarrjen e pagës, Isek ka ngritur një padi në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Kjo e fundit i ka dhënë të drejtë dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 4 Tetor. Më datë 6 Nëntor, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është dorëzuar urdhri i vendosjes së sekuestros konservative për aksionet dhe kuotat e kompanisë.

Masa e sekuestros mund të jetë edhe pasojë e burokracive, mungesës së koordinimit, apo neglizhencës juridike nga ana e kompanisë.

Por, në thelb vendosja e sekuestros për mospagesën e pagës sugjeron se problemet financiare për kompaninë janë më shumë të se thella.

Kompania nuk ka dorëzuar bilancet financiare për vitin 2022, ndërsa në ekstraktin historik të QKB-së mungojnë bilancet financiare edhe të viteve paraardhëse.

Themelimi i “Air Albania”:

Në qershor të 2018-s, Qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë me tre ortakë, ku vetë shteti shqiptar zotëron vetëm 10 për qind të aksioneve përmes kompanisë AlbControl.

Kompania turke, “Turkish Airlines” zotëron 49 për qind të tyre, ndërsa kompania “MDN Investment” me pronar në Sinan Idrizin 41 për qind të tjerat.

Marrëveshja trepalëshe u miratua nga qeveria shqiptare më 11 shtator 2018. Tre ortakët e shoqërisë “Air Albania”, sipas marërveshjes nuk mund të tjetërsojnë apo shesin kuotat që kanë në kompani për një periudhë 5-vjeçare, afat i tejkaluar tashmë.

Shtetasi turk Sinan Dilek u caktua administratori i parë i kompanisë, pozicion që vijon ta mbajë ende. Kompania, sipas dokumentacioneve të dorëzuara në QKB kishte një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh.

Reagimi

Sipas “Air Albania”, lajmet janë të pavërteta, pasi asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga interesimet mediatike rreth aktivitetit tregtar të Air Albania qartëson opinionin publik se asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.

Kjo lloj procedure shfaqet rregullisht në sektorin tregtar dhe nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në punën tonë të përditshme.

Air Albania mbetet e përkushtuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer udhëtimi me oferta të dedikuara dhe me komoditet të plotë për pasagjerët.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla
  • Rama fluturon në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti

Komentet e Fundit

  1. Elena on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  2. Lexues i Dites on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?