Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajo po jetonte një makth, flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ajo po jetonte një makth, flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës
AktualitetKronike

Ajo po jetonte një makth, flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbuluar për atë që ka përjetuar 18-vjeçarja shqiptare nga duart e përdhunuesit të saj 33-vjeçar në Volos, i cili u vra nga babai i saj, teksa vajza kishte folur me persona të caktuar për makthin e saj.

“Rreth 8-9 muaj më parë motra ime më kishte raportuar se ky person e kishte ngacmuar. Por vajza e vogël nuk më kishte thënë asgjë për përdhunimin. E diskutova këtë çështje me motrën tjetër dhe vendosëm ta dërgonim vajzën në psikolog. Më pas ka bërë një seancë”, tha motra e 18-vjeçares, sipas mediave greke.

“Pastaj ishte sezoni Panhelen dhe pata sulme paniku. Ishte humbja e nënës sime dhe gjithçka që më kishte ndodhur u rishfaq”, tha vetë 18-vjeçarja.

- Publicitet -

Të tre motrat kishin humbur nënën e tyre në një aksident automobilistik në një moshë shumë të re. Së bashku me babanë e tyre ato u shpërngulën nga Athina në Volos për një fillim të ri. Babai punonte natën dhe me ndihmën e motrës rriti tre vajzat e tij.

Përveç motrave të saj që e dinin prej muajsh se 33-vjeçari ishte dhunuesi i saj, 18-vjeçarja kishte folur edhe me një mësuese që kishte në shkollë.

“Mësuesja ime ka ardhur në shtëpinë e motrës, nuk mbaj mend sa ka qenë ora, më kanë zgjuar, duhet të ketë qenë mesditë, pas mëngjesit mora ilaçet dhe më zuri gjumi, mësueses ia kisha thënë një natë më parë, ka mësuar gjithçka.

Me të kisha folur në përgjithësi për atë që kisha kaluar në fëmijëri, pa hyrë në detaje. Ishte e njëjta periudhë që kisha folur edhe me motrën time”, tha 18-vjeçarja.

“Motra jonë ka qenë nën presionin e provimeve dhe ka raportuar se ky njeri e ka ngacmuar. E kam mësuar nga motra ime. Gushtin e kaluar kur u mblodhëm të gjithë sërish, ajo përmendi se e kishte takuar, por ajo nuk tha asgjë më shumë”, tha motra e saj.

Rrëfimet e vajzave për ditët në fjalë janë identike, duke theksuar se babai i tyre bëri gjithçka për t’i mbrojtur.

“E bëri se donte të na mbronte. Ne shkuam të gjithë bashkë me avokatin në polici, ndërsa unë e njoftova edhe motrën tjetër të vinte”, ka deklaruar njëra nga motrat e 18-vjeçares.

“Kam folur në telefon me motrën time dhe më kanë njoftuar se babai ynë i ka bërë diçka shumë të keqe 33-vjeçarit. Siç i tha motrës sime, “bëri atë që duhej të bënte si baba”, ka treguar motra tjetër.

Në mikroskopin e hetimeve është edhe videoja prej 36 sekondash në të cilën 33-vjeçari dyshohet se shantazhonte 18-vjeçaren. Siç ka dëshmuar edhe vetë para autoriteteve, ajo është dërguar pa e ditur në shtëpinë e prindërve të saj.

Ajo vetë nuk kishte qenë më shumë se 14 vjeç, ndërsa në video duken qartë duart dhe tatuazhi i 33-vjeçarit.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?