Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital
KronikeLajmi i fundit

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme: 4 të tjerë ndodhen në spital

Published: May 25, 2025
Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dyshohet se 3 shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë në spital.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, i cili ka ndodhur në Autobahn 48 në Gjermani, pranë qytetit Koblenz të Rheinland-Pfalz.

Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, datë 25 maj dhe Ministria e Jashtme bën me dije se është informuar nga autoritetet gjermane për këtë aksident të rëndë rrugor.

- Publicitet -

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • edi says:
    May 25, 2025 at 8:35 pm

    Ministria po shpreh ngushellime por ne nuk e dijme se kush jane?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri
  • EMRI: Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, çfarë dyshohet
  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit

Komentet e Fundit

  1. Xha teme analisti on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. Noci on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  3. Kokpalari 21 janarit on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  4. Turi qe sta nxuri on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Krimi lindi më 1992. on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?