Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aktivisti: Policia ka pasur listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aktivisti: Policia ka pasur listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur
AktualitetKronike

Aktivisti: Policia ka pasur listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se ishte policia ajo që shkaktoi përplasjet e sotme në protestën para Kuvendit.

“Përplasjet kanë qenë të shkaktuara nga ana e policisë. Protestuesit janë kapur duke ndenjur. Policia ka pasur një listë personash që duheshin arrestuar dhe ka kryer të gjitha manovrat e saj për t’i arrestuar këta persona. Janë diku mbi 23 veta të arrestuar.

Pak prej tyre kanë dalë tashmë. Të tjerët pritet të lirohen, ndodhen në komisariate të ndryshme të Tiranës, por kryesisht te Komisariati numër 3. Po asistohen nga avokatët tanë dhe shumë shpejt besoj se do dalin sepse janë kapur pa kryer asnjë lloj akti dhune”, tha aktivisti për A2.

- Publicitet -

Kur u pyet nëse jemi afër apo larg krijimit të një partie tjetër, Ilir Xhemalaj u përgjigj:

“Jemi vite dritë larg. Nuk ka asnjë mendim të tillë. Nuk ekziston një mendim i tillë për krijimin e një partie politike. Ky është një shesh i madh. Unë flas si pjesë e grupit organizator dhe te neve nuk ka asgjë. Përkundrazi, është një mendim i cili është mënjanuar në mënyrë masive. Nuk ka një mendim të tillë.

Se çfarë del apo se çfarë prodhon sheshi këtu, njerëzit janë me mijëra, normalisht që secili ka mendimin e vet. Por, ne si grupe organizatore nuk e mendojmë fare këtë pjesë. Ne duam thjesht që Rama të japë dorëheqjen dhe ne të rikthehemi në jetët tona, të kemi mundësi të çojmë përsëri fëmijët në plazh, të vazhdojmë jetën normalisht si më përpara”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama do të ketë një fund të hidhur.

“Ne duam vetëm largimin e qeverisë, rrëzimin e sistemit dhe largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Fundin e shoh shumë të hidhur për kryeministrin. Qytetarët do të jenë të lirë të organizohen mbas rënies së këtij kryeministri, do të jenë të lirë të fokusohen më në fund te institucionet e shtetit shqiptar.

Këtu në protestë vijnë pedagogë nga të gjithë universitetet e botës, që janë larguar të rinj, që kanë dëshirën të japin për vendin e tyre, të rinj që janë larguar me dhunë nga kjo kasë politike. Është bërë një shpopullim i madh i Shqipërisë dhe ata duan vetëm të rikthehen në vendin e tyre dhe energjitë e tyre t’i japin për vendin e tyre”, theksoi aktivisti.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ramadani merr ftesën e Maran, mesfushori kuqezi grumbullohet për Nations League
  • Rregullorja e GJKKO për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata
  • Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
  • FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  • Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  2. xxx on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  3. Anonymous on FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  4. vlora on FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  5. Luan on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?