Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes
AktualitetKulture

Aktori i madh Robert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes

Published: January 10, 2023
Shpërndaje

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, i vlerësuar si “Artisti i Popullit”, R obert Ndrenika feston sot 81-vjetorin e lindjes. Ndonëse vitet kanë kaluar, ai është një nga figurat më të dashura të skenës në vendin tonë. Filmat  e tij shihen nga çdo moshë. Madje, shumë batuta janë fiksuar nga shqiptarët.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë në 10 janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nisi studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti Bamir Topi, i akordoi Robert Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

- Publicitet -

Për shumë vite punoi si aktor i lirë pas pensionit.Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Disa nga filmat ku ka luajtur: Kronikë provinciale (2009); Parullat – (2001) ; Përrallë nga e kaluara – (1987); Dhe vjen një ditë – (1986) ; Gurët e shtëpisë sime – (1985); Tre njerëz me guna – (1985); Shi në plazh – (1984); Shirat e vjeshtës – (1984);Nxënësit e klasës sime – (1984); Kohë e largët – (1983); Besa e kuqe – (1982); Nëntori i dytë – (1982); Vëllezër dhe shokë – (1982); Një shoqe nga fshati – (1980); Ditët që sollën pranverën – (1979); Mësonjëtorja – (1979); Në shtëpinë tonë – (1979); Koncert në vitin 1936 (1978); Shembja e idhujve – (1977); Emblema e dikurshme – (1976); Duke kërkuar 5-orëshin – (1974); Rrugë të bardha – (1974); Shtigje të luftës – (1974); Kryengritje në pallat – (1972; Odiseja e tifozave – (1972); Kapedani – (1972),’ I teti në bronz – (1970); Horizonte të hapura – (1968); Oshëtimë në bregdet – (1966).

Një urim i ka bërë dhe kryeministri Rama në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto të aktorit të madh.

“Edhe 100, gëzuar”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lasgushi says:
    January 14, 2023 at 8:38 am

    Bravo Berti,eshte talent.
    Po ky debilitato Leka Bungo,akoma se ka mësuar se TALENTI,nuk është sëmundje ngjitese di Covid 19?
    Që i është qepur dhe i aendron prane,Tobert Ndrenikes?

    Reply
  • vlonjati says:
    January 14, 2023 at 8:50 am

    Bravo Robert Ndrenika,je nje aktor i madh dhe i ke sherbyer dhe po i sherben me zell partise se punes dhe tani rilindjes,pasardhesve te saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?