Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inspektimi në shkollën e re “Luan Hajdaraga” në Linzë/ Erion Veliaj: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inspektimi në shkollën e re “Luan Hajdaraga” në Linzë/ Erion Veliaj: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete”
AktualitetShoqëri

Inspektimi në shkollën e re “Luan Hajdaraga” në Linzë/ Erion Veliaj: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete”

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga”, një godinë e re me infrastrukturë moderne arsimore, është zgjidhja e shumëpritur për fëmijët dhe komunitetin e zonës së Freskut, Linzës dhe Qesarakës.

Pak ditë nga hapja e saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla do të ulë numrin e nxënësve në dy gjimnazet “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqrem Çabej”. Kryebashkiaku shtoi se shkolla u ndërtua në kohë rekord, për të qenë gati në shtator.

“Para 8 muajsh ishte një ngrehinë, ish-repart ushtarak, por themelet u hodhën në kohë rekord dhe shkolla do të jetë gati në shtator. Erdha t’i përshëndes kolegët që kanë punuar përgjatë gjithë verës, duke bërë realitet një shkollë e cila u ndërtua në 8 muaj dhe sot është gati për t’u hapur”, tha ai.

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga” ka 21 klasa, 4 laboratore, terrene sportive si dhe mjedise ndihmëse. Veliaj kërkoi mirëkuptimin e prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollën më të afërt, teksa i siguroi ata për cilësinë në mësimdhënie.

- Publicitet -

“Kjo është një shkollë ultra moderne, ndaj kërkoj mirëkuptimin e prindërve: Mos i torturoni fëmijët duke i çuar në shkolla të largëta. Moto e bashkisë është ‘çdo ditë një punë konkrete’ dhe për sa kohë tregojmë një projekt konkret që i shërben komunitetit, e kemi kryer misionin tonë. Puna konkrete për sot është kjo shkollë, një ndër më të mëdhatë dhe më të bukurat që kemi në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se fokusi i Bashkisë së Tiranës këtë vit ka qenë rinia, çka tregohet edhe nga investimet e shumta që janë bërë për shkollat dhe aktivitete kulturore.

“Nëse ne u japim fëmijëve arsim cilësor, ky vend do të ecë përpara. Nëse merremi me llafe dhe zihemi për çdo shkollë, atëherë do të bëjmë prapa kthehu. Kur shikoj që në vitin e rinisë kemi hapur kaq shumë shkolla në Tiranë, kemi pasur shumë aktivitete kulturore, artistike me fokus te rinia, do të thotë që politika kur do bën. Fakti që dëshirën tonë për të punuar e kthyem në projekte konkrete, do të thotë se politika e mirë ekziston, siç ekziston gazetaria e mirë, apo biznesi i mirë”, deklaroi ai

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë për banorët e kryeqytetit kur deklaroi se pas përmbylljes së procesit të ndërtimit të kopshteve dhe shkollave të reja, do të nisë puna për ndërhyrjet në nivel kapilar nëpër lagje.

“Radha tani është të shërbejmë në hapësirat mes pallateve. Vërtet e bëmë rrugën e Dajtit, vërtet mbaruam me kopshtet, shkollat, çerdhet në këtë njësi, por tani do të duhet të fillojmë investimet kapilare në çdo pallat. Njerëzit thonë: mire, shumë e mirë shkolla, kopshti, çerdhja, rruga kryesore, tani dua edhe atë rrugën e lagjes. Kështu që, aty do të jetë fokusi tani që kemi sistemuar pjesën më të madhe të shkollave”, theksoi Veliaj.

Shkolla e re ka të instaluar dhe sistem të ngrohjes qendrore, ndërkohë që një rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe ambientit të jashtëm që do të jetë në shërbim të komunitetit të zonës pas përfundimit të mësimit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?
  • Shpëtohen katër turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre ishte me fraktura

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?