Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AKU bllokon 20 kg ushqime të skaduara në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AKU bllokon 20 kg ushqime të skaduara në Tiranë
AktualitetKronike

AKU bllokon 20 kg ushqime të skaduara në Tiranë

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Sipas AKU, produktet e skaduara të sekuestruara në një subjekt tregtar në Tiranë, përfshijnë sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme.

Gjithashtu, subjekti në fjalë është gjobitur me 500,000 lekë.
Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”.

 

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

 

Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  4. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  5. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?