Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza e rëndë: Futbollistët e Premier League trukojnë ndeshjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Akuza e rëndë: Futbollistët e Premier League trukojnë ndeshjet
Sport

Akuza e rëndë: Futbollistët e Premier League trukojnë ndeshjet

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Ish-kreu i njësisë suedeze për hetimin e krimit të organizuar në sport, Fredrik Gardare, ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se lojtarë të Premier League janë përfshirë në trukime ndeshjesh, shkruan A2 CNN. Sipas tij, prova të rëndësishme të zbuluara gjatë një bastisjeje në një kazino ilegale janë injoruar nga autoritetet.

Gardare, i cili më parë kishte hetuar rastin e mesfushorit të dikurshëm të Manchester City, Dickson Etuhu, të dënuar për tentativë trukimi ndeshjesh në Suedi, tregon se hetimi i tij i fundit çoi në sekuestrimin e disa telefonave në fund të vitit 2021. Në njërin prej tyre, sipas tij, gjendej material i qartë që tregonte komunikime në Telegram mes lojtarëve dhe një grupi kriminal për trukimin e ndeshjeve në ligat europiane, përfshirë edhe Ligën e Kombeve.

Fredrik Gardare (majtas) me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Suedeze të Futbollit, Hakan Sjöstrand.

“Ky ishte rasti më i qartë që kam parë ndonjëherë”, tha Gardare për Daily Mail Sport. “Provat ishin aty. Megjithatë, policia vendosi ta mbyllë çështjen në dhjetor të atij viti, pa e çuar më tej hetimin”.

- Publicitet -

Ai shton se informacioni iu përcoll edhe Federatës Suedeze të Futbollit, por nuk dihet nëse Federata Angleze është njoftuar. Gardare kërkon që policia ose Federata Suedeze të veprojnë, duke theksuar se telefoni i sekuestruar ende ndodhet në duart e autoriteteve.

Nga ana e saj, Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se ka marrë informacione të përgjithshme nga policia në vitin 2021, por pa detaje të mjaftueshme për të ndërmarrë hapa konkretë, për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, Federata Angleze dhe Premier League ende nuk kanë dhënë komente lidhur me këtë çështje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?