Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK: Dy kushërinjtë blinin vota në fshatra të Kukësit për PSD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK: Dy kushërinjtë blinin vota në fshatra të Kukësit për PSD
KronikeLajmi i fundit

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK: Dy kushërinjtë blinin vota në fshatra të Kukësit për PSD

Published: May 13, 2025
Shpërndaje

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Kalosh Peposhit dhe shpalljen në kërkim të Gazment Peposhit, të cilët blinin vota në favor të PSD në Kukës.

Nga të dhënat e SPAK rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë Kalosh Peposhin.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P.

Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të  Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tom-morracaku Doshi says:
    May 13, 2025 at 9:57 am

    Tomka mund te jete Kurbani i rradhes i Rames pas Velise ne burg. Per ti treguar (mashtruar) opinionin se ky Socialdemokrati ka blere vota ne keto zgjedhje por jo kurrsesi pushtetet tok ne duar te Rame “ndershmerise”.

    Reply
  • demo says:
    May 13, 2025 at 10:42 am

    Pasha Idealin Social Demokrat,,!Po pate blere vota Ti Rame me paret e pushtetit,aq ka blere Tom Doshi me paret e Xhepit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?