Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet se mori ryshfet, GJKKO liron nga qelia kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohet se mori ryshfet, GJKKO liron nga qelia kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë
AktualitetKronike

Akuzohet se mori ryshfet, GJKKO liron nga qelia kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i arrestuar u vendos në pranga për ushtrim të ndikimit të paligjshëm duke marrë një shumë prej 5000 eurosh për të ndikuar në Gjykatën e Apelit Korçë.

Ndaj kreut të Dhomës së Avokatisë Lena është caktuar masa e arrestit në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve.

Arben Lena dyshohet se së bashku me disa funksionarë publikë tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit të Korçës për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Bledar Kozici. Ai u arrestua të shtunën (27 Janar) me urdhër të SPAK pas një hetimi disamujor.

- Publicitet -

Në hetim, përveç kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës janë edhe disa funksionarë publikë, ndaj të cilëve masa e sigurisë u caktua në 25 Dhjetor 2023.

Sipas SPAK, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” duke marrë një shumë prej 5000 eurosh për të ndikuar në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal.

Ndërsa Dritan Tabaku, dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”.

“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Dajana Kodra, Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Bledar Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftoi SPAK.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit ndaj personit nën hetim Arben Lena, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i K.Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri bazuar në Nenet 238, 244, 253, 258 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 8, datë 29.01.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.
2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Arben Lena, të kryer me datë 27.01.2024, ora 14.50, sipas procesverbalit “Për zbatimin e urdhërit të prokurorit të datës 26.01.2024”.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Arben Lena, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i K.Penal, duke urdhëruar mbajtjen e tij në një institucion paraburgimi.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, me datë 29.01.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. Otto on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  2. nastradini on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  3. nastradini on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  4. Agron on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Antonio Krause on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?