Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarm i pavënd për Covid-19!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Alarm i pavënd për Covid-19!
KryesoreShendetesi

Alarm i pavënd për Covid-19!

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Dr. Tritan Kalo

Pragvjeshta me luhatjet klimatike të saj, rikthimet e fëmijëve në shkolla, rifillimi i aktiviteteve kolektive prodhuese pas pushimeve verore, do të risjellë “në skenën e sëmundjeshmërisë së popullatës”, një shtim të infeksioneve të rrugëve të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarrjes.

Janë në më të shumtën e origjinës së tyre infeksione të shkaktuara nga dhjetra e dhjetra viruse si Rhinoviruset, Paramiksoviruset, Miksoviruset, Virusi Respirator Sincivial, Koronaviruset minore, etj, etj.

- Publicitet -

Në mesin e tyre dashur pa dashur do të ketë edhe raste të Sars-Cov2/Covid-19, një infeksion që pas dy viteve të Pandemisë ka mbi 18 muaj “që po vjen rrotull” në endemicitetin e mbijetesës së tij, si dhe “në gripëzimin” e formave klinike të shfaqjes së tij.

NËSE vëmëndja nga Autoritetet Shëndetësore qëllimisht do të vijoj të drejtohet vetëm ndaj tij, pa evidentuar edhe shkaktarët e tjerë viralë të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, me siguri që do të rishkaktojë një panikim të pavënd dhe një informim të deformuar të situatës epidemiologjike të infeksioneve respiratore në Shqipëri, në Europë dhe më gjërë.

CO-VID 19, krijoi një “bashkë”(CO) – “zbrazje” (VID) fizike dhe psikologjike të popullatës, në të dyja vitet e “flamës mbarëbotërore” me humbje të miliona jetëve dhe pasoja jo të pakta psikologjike, jo vetëm të të prekurve prej tij, por pothuajse të të gjithë popullatës.

E SIGURTË ËSHTË se KURRË MË nuk do të ketë rikthim të Pandemisë së Covid-19, po ashtu mbivlerësimet e dëmtimeve të saja si klinike-biologjike dhe imazherike do të rishihen me një sy më objektiv dhe më kritik.

Imazhet skanografike të “GGO – Ground Glass Opacities” të interpretuara e të lidhura në kohën e Pandemisë vetëm si të shkaktuara nga Sars-Cov2/Covid-19, do të duhet të na bëjnë të shohim në to edhe së paku 10 sëmundje të tjera me të njejtin kuadër imazherik, si Gripi i derrit (virusi H1N1) Kanceri bronkoalveolar, etj.

DUHET të mos harrojmë se:

1- “Stoqet vaksinale” ndaj varianteve të Sars-Cov2 e prodhuar dhe përdorur “për interesa madhore humanitare”, por duke “mos respektuar si dhe sa duhet protokollet përkatëse”, prodhimi e hedhja në treg e miliona dozave të tjera të pa përditësuara me mutacionet e shpeshta që ka pësuar e do të pësojë ky virus duke e ulur progresivisht agresivitetin dhe sëmundshmërinë e shkaktuar prej tij, po ashtu kur situata epidemiologjike e Sars-Cov2/Covid-19 nuk e justifikon një gjë të tillë, MBI TË GJITHA kur ende nuk është hedhur dritë mbi efektshmërinë dhe efektet anësore të këtyre vaksinave,

2- Stoqet e preparateve antivirale si Remdesivir, Favira e Tamiflu të përdorura vënd e pavënd gjatë Pandemisë, por pa ndonjë studim paraprak të efektshmërisë së tyre ndaj Virusit Sars-Cov2/Covid-19, që në eksperiencën time më shumë i lënduan se i ndihmuan të sëmurët në përballjen me këtë virus, nga rezultoi edhe vendosmëria e MOS PËRSHKRIMIT prej meje i tyre në asnjë prej të sëmurëve të ndjekur dhe mjekuar nga unë, por që jo rrallë nxiti edhe debatin me kolegët që i përshkronin e përftuan jo pak prej tyre,

3- Dëshira dhe mundësija për të fituar jo pak, por për të bërë milioner 7 vetë diku në Rruzullin Toksor në çdo minutë të kësaj Pandemije

4- Mundësija për të fshehur çalesat e Sistemeve të Dhënies së Kujdesit Shëndetsor ndaj popullatës kudo në Botë, janë 4 (katër) faktorë të mjaftë, për të RIKRIJUAR një TYMNAJË panikuese për Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19.

KUJDES dhe të jini më shumë MËNDJEHAPUR, në ato çka dëgjoni për Covid-19. JETA vazhdon dhe ajo duhet gëzuar e jetuar në çdo dekikë të saj. ASPAK PANIK por si gjithmonë vetëndërgjegjësim e vetëkujdesje për shëndetin tuaj.

Together forever!!

—-

Botuar në DITA nga faqja e autorit në FB

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?