Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në 6 qarqe të vendit, ja cilët preken
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në 6 qarqe të vendit, ja cilët preken
AktualitetKronike

Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në 6 qarqe të vendit, ja cilët preken

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

- Publicitet -

Më pas duke filluar kryesisht nga orët e mesditës mot kryesisht me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot përsëri me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek.

Lokalisht parashikohet erë problematike, valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes parashikon situatë shqetësuese nga reshjet e dendura në të paktën 6 qarqe të vendit, ndaj i bën thirrje bashkive që të marrin masa për situata përmbytjesh apo rrëshqitje dherash.

“Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Reshje mesatare priten në shumicën e qarqeve të tjera të vendit duke u shoqëruar edhe me shtrëngata.

Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e mbrëmjes së djeshme të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?