Numri i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit parësor që përfshihen qendrat shëndetësore, ambulancat dhe poliklinikat vijon të ketë rënie. Pakësimi i stafeve mjekësore është më i lartë në zonat rurale. Nga të dhënat e mbulimit shëndetësor për vitet 2019-2022 të vendimit për profilin e zgjeruar kombëtar të emigracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është te mjekët e familjes.
Pranë shërbimit parësor të zonave urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 814 mjekë. Numri i tyre ra 3% krahasuar me një vit më parë. Numri i infermierëve ishte 3,693 në vitin 2022. Në raport me 2021 numri i tyre u rrit 31%. Ndërsa në shërbimin parësor të zonave rurale numri i mjekëve për 2022 ishte 637. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre ra 4. Ndërsa numri i infermierëve për 2022 u pakësua 23%.
Sipas strategjisë migrimi i brendshëm është faktori kryesor që ka ndikuar në konfigurimin e stafeve mjekësore dhe qasjen në shërbime.
“Migrimi i brendshëm i popullsisë kryesisht prej zonave rurale drejt zonave urbane ka ndikuar pashmangshmërisht edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë e këtyre zonave. Rënia më e theksuar është në grupimin e mjekëve të zonave rurale, edhe për shkak të prirjes së njëjtë që shfaq edhe popullata e mjekëve për të lëvizur drejt zonave urbane”, citohet në vendim.
Mjekët e familjes pohojnë se rënia e stafeve mjekësore po krijon vështirësi në marrjen e shërbimeve, veçanërisht nga pensionistët, pasi të moshuarit dhe te sëmurët kronike nuk mund të marrin dot recetat e rimbursueshme, që fillimisht firmosen nga mjeku i familjes.
“Mjekësia familjare është kapilare dhe nënkupton shërbimin sa më afër pacientit. Duke munguar mjekët e familjes pacientët nuk marrin shërbimin e duhur e në kohë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronike që duan kujdes të vazhdueshëm . Bie cilësia e ofrimit të shërbimit, të sëmurët nuk arrijnë të pajisen në kohë me ilaçet e rimburisimit ose rekomandimet e duhura.
Aq me tepër këto mungesa të mjekëve të familjes ndjehen në situata virozash si kjo që po kalojmë. Mbingarkesa e mjekëve të familjes me pacientë ose në disa raste dhe mungesa e mjekut në atë zonë shkakton probleme te të sëmurët që detyrimisht do t’i drejtohen urgjencave të spitaleve bashkiake ose QSUT-së”, pohon Elizabeta Musta mjeke e familjes në Qendrën Shëndetësore të Kamzës. Për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT pranë qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave janë kryer rreth 8,4 milionë vizita nga mjekët. Numri i vizitave mjekësore është rritur 3,5% në raport me vitin paraardhës.
Në qendrat shëndetësore për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT numri më i lartë i vizitave ka qenë për pacientët e moshës mbi 14 vjeç. Numri i vizitave për këtë kategori pacientësh arrinin në 2,8 milionë vizita. Ndërsa numri i vizitave mjekësore për pacientët mbi 60 vjeç arrinte në 1,7 milionë vizita.
Edhe në ambulancë numri më i lartë i vizitave të kryera nga mjekët për 2022 ishte për pacientët e moshës mbi 14 vjeç me përkatësisht 1,4 milionë vizita. Numri i vizitave për pacientët mbi 60 vjeç arriti në 692 mijë vizita.

Monitor
j.l./ dita

MJEKET JANE SI COBENJTE
SHKOJNE PAS BAGETISE
NDONESE NGELEN GJITHMONE TAMAM
NE LETRAT E QEVERISE
SHPEJT DO TE VIJ DITA
TE KTHEHEMI SI DIKUR
SI NE KOHEN E SULLTANIT
TE MJEKOHEMI ME SHURRE
Alarmante? Aspak! Proçesi i shpërnguljes së trurit drejt vendeve super të zhvilluara, të cilat ja dinë fare mirë leverdinë, e si rjedhojë ofrojnë dhe kushte sa më të favorshme për ta thithur, është proçes në vazhdim dhe i pashmangshëm. Përjashto ndonjë rast ekstrem, kur diktatori shpirtkatran e mbyll popullin si majmun brenda kafazit të hekurt.
na erdhi blinkeni, duhet te gezohemi
Sot po mjekohesh ne shurrë, kur flet për Sulltanin, shplaj gojën më parë
Po ci qi temen mjekeve dhe infermiereve ne zonat rurale.
Na mjaftojne posterat e Tirones
Politika e ka për detyrë t’i paraprijë problemeve, me qëllim që mos t’jua lë zgjidhjen e tyre rastësisë, por zgjidhja të jetë e mirëmenduar dhe më e sakta e mundshme. Në të kundërt shkojnë punët si mos më keq dhe gjendemi në të tilla situata të pa parashikuara dhe me zgjidhje të shpejta, të nxituara dhe ja të qëndrueshme.
Zonat rurale u boshatisin, e per cfare duhen shkollat, mjeket, apo infermieret, per te marre rrogat
?
Përse duhet mamia në fshatin tim kur nuk ka asnjë grua me barr dhe asnjë fëmij nën moshën 1 vjeç. Ajo vjen për ditë në qendrën shëndetsore dhe ……..vret mizat dhe ……… pret me durim që ndonjë pensioniste të ngelet me barrë se
vetëm pensionistët kanë ngelur në fshat dhe megjithë përpjekjet titanike nuk po lindin fëmijë që të ketë punë mamija, prandaj do ti këshilloja mamis që të iki pran grave shqipëtare që kanë nevoj për të që janë ose në Gjermani, ose Itali ose në Greqi……. pa le në Britani që kanë dhën alarmin nga lindshmëria e shqipëtarëve që në qoftë se do të vazhdojnë me këtë ritëm, mbas 50 vjetësh në Britani më tepër se gjysma e popullsis do të jenë me origjinë shqipëtare, prandaj
mos u shqetsoni për personel mjeksor për zonat fshatare sikurse i themi ne fshatarët injorantë që nuk e dim që në shqipen e sotme nuk i thon fshatar por rural sepse
fshatrat janë zbrazur me spastrimin etniktë aplikuar me sukses nga “udhëheqsi i shquar , kryeministri i mirë”, “miku në kuptimin anglisht” i mister Blinken, kusari horror kombçfarosës Edi Ram-Pashiq-Zerva.