Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Albania”, fjala më përdorur në Itali për vitin 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Albania”, fjala më përdorur në Itali për vitin 2024
KronikeLajmi i fundit

“Albania”, fjala më përdorur në Itali për vitin 2024

Published: December 18, 2024
Shpërndaje

Shqipëria mori vëmendjen kryesore të mediave italiane përgjatë këtij viti në mediat italiane. Në këtë konkluzion arrin raporti për 2024-ën i shoqatës “Carta di Roma” me aktivitet 13-vjeçar në fushën e mbikëqyrjes së mbulimit mediatik dhe korrektësisë së informacionit të shpërndarë prej tyre në Itali, për çështjet e emigracionit.

Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në Romë më 6 Nëntor të vitit të kaluar. Zbatimi i marrëveshjes ka kaluar një kalvar të gjatë pengesash deri më tani, pas kundërshtimeve nga opozita dhe pezullimit që i është bërë nga gjykatat italiane të zbatimit të saj.

Vëmendja për këtë marrëveshje ka qenë e lartë veçanërisht në muajt shtator-tetor, kur nisi dërgimi në kampin e Gjadrit i emigrantëve të parë të cilëve iu refuzua azili nga Italia dhe urdhri i gjykatave për rikthimin e tyre në vend.

- Publicitet -

Raporti, megjithatë vlerëson se këtë vit në mediat italiane është reduktuar me 42% rëndësia e lajmeve për emigracionin, në proporcion edhe me uljen e dyndjeve të tyre drejt këtij vendi.

Sipas Valerio Cataldi, presidenti në largim i Shoqatës “Carta di Roma”, viti 2024 ka qenë një periudhë ku “njerëzit zhduken (përsëri)”, ndërsa politika mbetet “(sërish) në qendër të vëmendjes”. Në faqet e para të gazetave, mbulimi i çështjeve migratore ka rënë me 42%.

Në total, shtypi italian ka publikuar 4,511 tituj për migracionin, që përbën një rënie prej 34% krahasuar me vitin 2023. Gazeta Avvenire mban vendin e parë me 254 artikuj në faqe të parë dhe 870 tituj në total (mesatarisht 2.9 tituj në ditë, me një rënie prej 17%). Edicionet televizive të mbrëmjes, nga ana tjetër, kanë ulur numrin e lajmeve për migracionin me 41%.

Nga viti 2013 deri në 2024, nuk është vërejtur një lidhje e qartë mes numrit të mbërritjeve me varka dhe prodhimit të titujve në media, duke treguar se mbulimi i kësaj teme ndikohet nga faktorë që tejkalojnë realitetin e presionit migrator. Vëmendja mediatike për këtë temë është shpesh e ndërprerë, me kulme të raportimeve gjatë qershorit (për shkak të dy zbarkimeve të mëdha dhe vdekjes së punëtorit indian Satnam Singh) dhe midis muajve shtator dhe tetor (në kuadër të dekretit për flukset dhe zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë).

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur
  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?