Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Albanologët rusë do mungojnë”, nis nesër Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Albanologët rusë do mungojnë”, nis nesër Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
KosovëKryesore

“Albanologët rusë do mungojnë”, nis nesër Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do mbajë këtë vit edicionin e tij të 40-të. Ky aktivitet që mbahet nga 15 deri 20 gusht, këtë vit pritet të ketë rreth 150 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës. Në aktivitet do ketë seminaristë që vijnë nga Gjermania, nga Polonia, Çekia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Serbia, Italia, Holanda etj.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi thotë se “programi këtë vit është mjaft i ngjeshur sepse çdo ditë do të ketë ligjërata nga albanologë, të cilët do të diskutojnë probleme të ndryshme nga fusha e gjuhës, letërsisë, kulturës dhe traditës shqiptare në përgjithësi”.

Ky aktivitet është bërë qendër e studimeve albanologjike për dekada me radhë. Parashikohen probleme për albanologët nga Rusia.

Munishi thotë:

“Sa u përket pjesëmarrësve nga Rusia, këtë vit kemi qenë në një situatë të pazakontë. Ne kemi kërkuar instruksione nga organet tona që të vihemi në dijeni nëse është e lejuar pjesëmarrja e tyre në këtë edicion të seminarit.

Për fat të keq – dhe këtë e konsideroj si gjë që nuk është aspak e duhur – ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare për këtë punë. Dhe praktikisht, ende nuk u kemi kthyer përgjigje seminaristëve që tradicionalisht kanë ardhur nga Rusia.

Kjo çështje tashmë u mbetet autoriteteve, nuk mund të merremi ne me këtë punë. Kam bërë disa hulumtime, del se vende të ndryshme evropiane në përgjithësi e kanë ndaluar pjesëmarrjen, më mirë të them e kanë suspenduar pjesëmarrjen e shkollarëve dhe studentëve rusë në aktivitetet e ndryshme që mbahen në Europë.

Po, e ritheksoj edhe njëherë është dashur që të kemi një përgjigje institucionale lidhur me këtë çështje. Ne nuk u kemi kthyer përgjigje, që në një farë mënyrë konsiderohet si një lloji refuzimi. Por, nuk ka qenë refuzim ose nuk ka qenë një arsyetim i shprehur në mënyrë zyrtare lidhur me pjesëmarrjen e tyre”.

Seminari është mbajtur tradicionalisht në Prishtinë, por në dy raste në të kaluarën, është mbajtur në Tiranë, kur ka qenë i ndaluar nga pushteti serb.

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Aleksander Thana says:
    August 14, 2022 at 7:55 am

    Russet, serbet dhe greket nuk na duhen. Sllavet me ne krye ruset kane qene dhe jane traditionalist antishqiptare. Sa per greket, megallomania dhe shovinizmi I tyre nuk I lejon te mendojne e gjykojne si shkencetare, te pakten ne raport me shqiptaret. Kjo eshte e sprovuar per me shume se 150 vjete dhe aktualisht, agresiviteti dhe oreksi I tyre sa vjen e behet me I babezitur.

    Reply
  • demo says:
    August 14, 2022 at 9:33 am

    Nuk jane Albanologe.Nuk jane te nivelit shkencor.Jane studente seminariste,qe kane studiuar per gjuhe letersi dhe histori shqipe ne Prishtine.Kur djalli ne yklyk,enver hoxha,e mbylli Shqiperine per perendimoret dhe Lindoret qe donin te studionin gjuhen shqipe ne Tirane,,Universiteti Prishtines hapi dyert per ta dhe ne Kosove u formuan shume Albanologe te shquar si Robert Elsie,.Ne Tirane lejoheshin te studionin vetem marx-len,,Arabet antiizraelite,afrikanet antiamerikane,Vietnamezet dhe koreanoverioret.

    Reply
  • popull says:
    August 14, 2022 at 10:01 am

    Perjashtimi nuk eshte ne interes te albanologjise.

    Reply
  • alphade says:
    August 14, 2022 at 12:39 pm

    Demo, hiqi syzet e zeza dhe referohu
    historise se gjuhesise shqipe keto 100
    vjet ?! Sa shume eshte levruar ajo nga
    patriote autentike dhe jo farsante te
    diteve tona !? Pleh …..!!!

    Reply
  • alphade says:
    August 14, 2022 at 12:50 pm

    Keni vendosur censuren si dikur ?! Censuren
    vendosjani atij qe shkruan brockulla duke
    shpikur e sajuar rrena e mashtrime per te
    kaluaren se gjoja historia e gjuhes dhe le-
    tersise shqipe fillon me keta mytebere me-
    dioker ……O ttmpora, o more…..!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?