Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Albin Kurti: Nuk kërkohet Asosacioni njëetnik pa treguar ku gaboi Ahtisari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Albin Kurti: Nuk kërkohet Asosacioni njëetnik pa treguar ku gaboi Ahtisari
Kosovë

Albin Kurti: Nuk kërkohet Asosacioni njëetnik pa treguar ku gaboi Ahtisari

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit.

Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

- Publicitet -

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin.

SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.

Kurti ka folur para gazetarëve edhe për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

“Diplomacia fluturuese u është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë, dhe 10 nene gjithsej”.

Diplomacia fluturuese (shuttle) nënkupton takimet e shpeshta të diplomatëve të huaj, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve.

Kurti ka përsëritur se propozimin evropian, që në publik njihet edhe si plani franko-gjerman, e konsideron bazë të mirë për diskutime dhe si “kornizë që na mundëson të ecim përpara”.

“Nuk mund të kërkosh Asociacion njëetnik e të mos tregosh se ku gaboi Ahtisari”, deklaroi Kurti.

Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut.

Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog.

Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.

“Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, pas qëndrimit për protestat studentore
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?