Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aleancë evropiane për “shpëtimin” e Qeverisë maqedonase
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Aleancë evropiane për “shpëtimin” e Qeverisë maqedonase
Rajoni

Aleancë evropiane për “shpëtimin” e Qeverisë maqedonase

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance evropiane për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo, sipas drejtuesve të Qeverisë, mund të bëhet duke zgjeruar shumicën parlamentare dhe Qeverinë me partitë që duan të jenë pjesë e kësaj aleance.

Nevoja për një Qeveri të zgjeruar lindi për shkak të domosdoshmërisë për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ky është detyrim, që del nga marrëveshja me Bullgarinë, e cila hoqi veton për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.

- Publicitet -

Në rast se nuk përmbushet ky kusht, atëherë Sofja sërish mund t’i bllokojë bisedimet për kapitujt, por që të ndryshohet Kushtetuta nevojiten dy të tretat apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica aktuale nuk i ka, andaj synon rritjen e shumicës me 8 votat e Aleancës për Shqiptarët, që është në opozitë, por edhe me ndonjë votë të ndonjë partie tjetër më të vogël apo edhe të VMRO DPMNE-së.

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka shprehur gatishmëri politike për konceptin evropian të shtetit. Ka gjasa që ajo të jetë pjesë e Qeverisë, por se a do të ndodhë kjo, varet nga marrëveshja politike që ka dy aspekte, atë programor dhe tjetrin kadrovik. Dhe, derisa kjo nuk ndodh, nuk mund të flasim nëse shumica parlamentare dhe Qeveria do të ketë edhe një parti politike”.

“Unë edhe më parë e kam thënë se të gjitha partitë që janë për konceptin evropian të shtetit, tani është koha që këtë ta bëjnë pasi varet nga ne nëse do ta përshpejtojmë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar të mërkurën kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për mediat kushtuar integrimit evropian.

Deklarata e Kovaçevskit u bë një ditë pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, paralajmëroi formimin e aleancës evropiane, si domosdoshmëri jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe për integrimin e shpejtë në BE. Integrimi në BE nga Ahmeti shihet si zgjidhje për zhvillimin e vendit, si dhe parandalimin e fenomenit të largimit të të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

“Kemi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim ne duhet ta kapërcejmë vetveten dhe t’i bashkojmë forcat. Po bisedojmë për formimin e një aleance të bashkuar. Motoja e takimeve me qytetarët është për Evropën e Bashkuar”, ka deklaruar Ahmeti. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 04 qershor 2026
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • ​Mandatet nuk janë tapi pronësie! Kush fshihet pas guaskës së Zvërnecit? Alibia qesharake e “rrezikut grek”, ​një shpifje e vjetër në duar të reja

Komentet e Fundit

  1. Right Side on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  2. km on 04 qershor 2026
  3. alibaba me 40 hajdutet on EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
  4. Labi on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha
  5. Simbioza krim-pushtet on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?