Në 2017-2018 qarkulloi për herë të parë marrëzia e ndalimit të filmave dhe librave të para viteve ’90 sepse “propagandonin komunizmin” sipas atyre që e hodhën këtë “ide”. Moikom Zeqo ka shkruar atëkohë në DITA një esse të gjatë mbi lirinë dhe censurën. Pjesë nga ajo esse, po ribotojmë sot që “ideja” është rifutur në draftin e një ligji të ri për “dekomunistizimin”:
——
Nga Moikom Zeqo (1949 – 2020)
Botuar në DITA
Librat më të mirë në botë, librat më vizionarë janë ata, që mbrojnë Lirinë e pakufizuar të librave. Projekt-ligji i paraqitur ne Kuvendin e Shqipërisë për të ndaluar veprat letrare dhe artistike të autorëve kryesorë shqiptarë të shekullit XX, në emër të antikomunizmit makartist, banal, arkaik, formuluar nga mendje provinciale dhe mediokre, tregon karakterin prokustian të Lirisë dhe të demokracisë autentike dhe të vërtetë.
Është një absurditet diletantësh, që nuk kuptojnë se çdo ndalim, apo censurë në epokën e internetit, komunikimit digjital, universal është praktikisht i pamundur dhe asnjëherë i realizueshëm, qoftë dhe pjesërisht.
Censorët inkuizicionistë, gebelsianë, zhdanovistë, makartistë, apo dhe antikomunistë shqiptarë të sotëm, në thelb janë e njëjta gjë, shprehje fobike e një urrejtjeje të verbër ndaj Lirisë së Vërtetë.
Mendoni, ju lutem në mënyrë in absurdus,- nëse një projektligj merr forme juridike, aherë do të ketë një institucion që të realizuar ndalimin ligjor te librave dhe ky institucion nuk është gjë tjetër veçse Zyra e CENSURËS SHQIPTARE.
Aleluja, o censorë sizifianë shqiptarë të absurdit!
Si qenie njerëzore, si një mendimtar i lirë, si shqiptar, që beson, se vetëm Dija dhe e Vërteta na bëjnë të lirë, unë jam përherë dhe vetëm për Lirinë!
E kam fjalën për Lirinë Konceptuale, të mendimeve kundërthënëse, por dhe pohuese dhe mohuese, që reflektojnë një dialektikë dhe një fuqi polivalente dhe të patjetërsueshme të intelektit njerëzor.
Jam kundër këtyre “xhandarëve të Mendjes”- sipas një ekspresioni të Faik Konicës.
Ky projekt-ligj drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është bërë nga Xhandarët e Mendjes, për të stimuluar me subkulturë vulgare, preventive tek secili, klonet e tyre.
Një libër madheshtor, pa një të dytë në letrat angleze dhe në botë, është libri “Areopagjitika”, shkruar nga John Milton, drejtuar Parlamentit të Anglisë, Londër, shtypur që në vitin 1644.
Parlamentit anglez i ishin drejtuar asokohe projekt-ligje për censurime drastike.
Titulli “Areopagjetika” rimerr titullin e oratorisë së shtatë të Izokratit, bashkëkohës e kundërshtar i Platonit. I lindur në Athinë në vitin 436 para Krishtit, 9 vjet para lindjes së Platonit, Izokrati jetoi dhe 10 vjet më shumë se ai si moshë, duke e mbyllur jetën e tij të gjatë në vitin 338 para Krishtit.
Ndikimi i librit për lirinë e të shprehurit i Miltonit ka qenë subjekti i studimeve të pafundme. Libri i shkruar me një kulturë dhe erudicion të madh përbën një traktat intelektual të klasit të parë.
Po a ka vlerë, a është e domosdoshme të përmendet libri i Miltonit në ditët e sotme të demonizuara nga politika në Shqipëri? Për herë të parë e përmenda këtu në DITA, si referencë librin e Miltonit në debatin shkumëzues dhe gati fantazmagorik për ndalimin e filmit shqiptar të kohës së socializmit totalitar.
Është hera e parë që, madje, edhe shkrimtarë të njohur propozonin në mënyrë apokaliptike ndalimin e filmave shqiptarë para viteve ’90 të shek.XX. Rileximi i librit të Miltonit m’i bëri më të qarta idetë. Ndërkohë lexova shumë histori dhe libra për censurën e institucionalizuar në Europë dhe në botë. Shembujt ishin të pabesueshëm. Shpesh marramendës.
Shqipëria? Ajo gjatë kohës së të vetequajturit mbret Ahmet Zogollit ndaloi botimin e librit te Migjenit,jo nje liber dosido, por nje liber kryeveper i shekujve letrarë të Shqiperise, që është substanca e Modernitetit Letrar Shqiptar.
Edhe ne kohen e socializmit totalitar Shqipëria ka vuajtur nga censura, ndonëse jo e ligjëruar formalisht si institucion juridik. Ndalimi i veprave të Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Zef Skiroit dhe emrave të tjerë substancialë të kulturës, ka qenë vërtet një marrëzi e kushtueshme dhe paradoksale.
Jemi tani në dekadën e dytë të shek XXI dhe ndodh e pabesueshmja! 27 vjet mbas rrëzimit të shtetit totalitar dhe monist në këtë të ashtuquajtur katrahurë demokratike, ideja e Censurës është gjallëruar fuqishëm.
Imagjinoni një ligj të Kuvendit për ndalimin e librave të quajtur te realizmit socialist dhe filmave shqiptarë! Do të ishte de facto krijimi i një Zyre Censure, por shembulli i filmit nuk ka se si të ishte dhe të jetë i vetëm. E njëjtja logjikë do të përdorej për romanet dhe poemat e shkrimtarëve, siç eshte parashtruar në një lloj projekt-ligji propozuar per Kuvendin dhe ligjvënësit. E njëjta gjë do të vepronte për muzikën dhe pikturën shqiptare, madje dhe për dramaturgjinë si dhe vlerat autoriale në përgjithësi.
Do të ishte një marrëzi erazmike, gati e pafalshme nëse do ndodhte diçka e tillë!
——-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Kryevepër e Moikomit! Problemi është që në Parlament janë futur nipërit e kriminelëve fashistë të Luftës së Dytë Botërore, si Alibej-Isa Toska, etj.
Mire eshte ti vihet nje shirit i zi siper ku te shkruhet “Libri permban ide komuniste”. ca te keqe ka? se mos eshte genjeshter?
Mjaft me me liri qe prodhon anarshi. Ekstremizmi i c’do forme, bindjesh, ngjyre apo besimi ka qene e do te mbetet fole e djallit me fytyre njeriu, qe s’don t’ja dije as per popull dhe as per atdhe. Populli e atdheu per ta kane qene e do te mbeten leket e piset dhe pushtetet pa kufi dhe me c’do forme e cmim brenda ligesise. Por historia ne shekuj ka vertetuar per ta gjithmone ne fund te turpshem e pa kthim.
Cdo lloj censure, ne thelb eshte pazotesi argumentimi,pa aftesi bindie,ne vetvete nje lloj diktature.Pyetia shtrohet, cfare duhet te beje Shqiperia, per te shpetuar nga krimi e kriminelet komunist e neo komunist.Kadavra sllavo -komuniste e pjella e saj neojugosllave po asfiksojne shqiptarin. Eshte nevoje urgjente “DIEGIA” e lugatit “KADAVRA KOMUNISTE”si dhe permbysia e NEO-komunisteve
Keta plehra antikomuniste jane ANTISHQIPTARE ,se ju vret syte e bukura,niveli artistik,informues dhe edukues,patriotik i te gjitha veprave te realizmit socialist!
Jane plehra sepse keshtu vepruan edhe kur shkaterruan dhe grabiten te gjitha pasurite kombetare,qe nga minierat e deri tek pyjet!
Dhe kete e bene qe shqiptaret te vuajne per buken e gojes,qe te largohen nga vendi!
Po pallatet,hidrocentralet,hekurudhat,urat,shkollat,stadiumet,teatrot, etj kur do t’i zhdukin?
Po ish komunistet dhe bijte e tyre kur do t’i pushkatojne ose burgosin!
Apo mos kane ndermend te hapun nje AUSHVIC te ri ne Tepelene per ish komunistet e bijte e tyre?
A mund ta perballojne keta plehra se mund te perballen keshtu me nje LUFTE CIVILE VELLAVRASESE ,qe me siguri do te beje te mundur ZHDUKJEN FIZIKE td te gjithe ketyre felliqesirave gjoja antikomuniste,sepse jane jo vetem nje grusht kelyshesh ballisto-zogiste,por edhe frikscake e idiote!
Veprat e realizmit socialist mund t’i “zhdukni” kur ju te krijoni vepra md te arrira se ato artistikisht etj!
Deri atehere vazhdoni me ngrenien e ..mutit tuaj!
Letersia e ReALIzmit socialist krijoi disa Vepra te ,mira.Tregimet e Sotir Andonit,Naum Priftit,Dhimiter Shuteriqit,,Romanet e Jakov Xoxes dhe Kadarese.Keto do mbeten edhe per brezat e ardhshem.
Shekspiri i shkroi tragjetite kur sundonte monarkja Elizabet dhe xhejmsi I,qe i prene koken rivaleve dhe n uk ishin tolerante.
Në vitin 2000, kur do shkruaja një referat në lidhje me temën mbi Shqipërinë shkruar nga udhëtarët suedezë në kohë të ndryshme, pata një debat me një profesor, i cili ndërsa thoja që jemi popull shumë i vjetër në Ballkan, si ma vërteton më thoshte. Nuk ka shkrime që e vërtetojnë këtë. Sigurisht që ka, debatoja unë, koha do i nxjerrë në ditë. Atëherë mu kujtua thënia: E folura shkon, e shkruara qëndron. Ky lloj propozimi i këtyre që kanë frikë nga liria e shprehjes, e fjalës e historisë së dy brezave që luftuan, jetuan, punuan, gabuan, por u ngritën përsëri, është të çensurosh pikërisht këtë punë e mund të dy brezave. Të shuash nga historia punën e jetën e dy brezave është antishqiptarizëm dhe pikë. Por nuk do e bëjnë dot, askush s’ka tagrin ti mohojë shqiptarëve 50 vite kulturë të popullit. ☀️Dielli nuk mbulohet me shoshë.
Po si more idjoter more legena more cfare ju permban pragu..
Si mendoni ju more funderrina te censuroni?
shembull:
kenget e Gaqo Cakos “Udhët e atdheut më therrasin ” ose Mentor Xhemalit “Per ty Atdhe”
e shume kenge e filma te tjere pa fund, te interpretuara nga artiste dhe aktore te mbrekullueshem.
Degjojini keto kenge more funderrina!
https://www.youtube.com/watch?v=2FJpMiL2NJA
https://www.youtube.com/watch?v=HkMWSdf4rQs
ku ka kenge me me kuptim dhe motivuese se keto.
Si reagim ndaj ketyre plerave i propozoje Dites te beje nje ankete te propozoje si Hymnin e Shqiperise nje nga keto kenge dhe Hymnin qe kemi ta leri si Hymnin Kombetare.
Qelbesira.
Bravo Feniks
fILMAT e periudhes komuniste nuk ka nevoje ti censurosh,se ata filma dalkauke,vetem nje idjot mund ti shohe. Pamvaresisht sistemeve,,Filmat greke dhe filmat shqiptare jane filmat me fshatarake te asaj periudhe.
TE PASHIKUESHEM.
Prodhoi filma Rusia,Hungaria,Cekosllovakia,Polonia,po rrezatoi kulture,finese,JETE,.Kush ka arritur te shohe ekranizimin e Donit te Qete ne ate kohe,Lufta dhe Paqa,Foma Gordejev,Filma psikologjike qe e mesonin Hollivoodin,jo ti mesonte.,Filmat shqiptare jane filma koprative,,Regjisoret e kinostudios kane qene si keto kameramanet e Dasmave,,Ec e merr kameraxhiun te beje film.
Ca gzim erebara,ca stefan gajo,ca dhamo,Edhe ajo shitsja biletave Keko,qe mbani ju me te miren me filma per femije,,Jane ca qyrravitje kalamajsh.
Shumica e ketyre autoreve te filmave shqiptare tregojne mentalitetin fshataresk te fushes se Korces,.Cfare bluan kaplloqja e katundarit te Korces per Italian,per gjermanin,per grabitjen e drithit fshatareve,per fisnikerine e kulturuar qe i zvarritnin para togereve te Koci Xoxes,per bushtrat mashkullore si Laja,,
Moikomi ishte romantik nga personaliteti që eshtë karekteristike e njerezve apolitik. Armiku e potencon kete kategori sepse jane lehtesisht te manipulueshem. KomuSocializmi pati shume “talente” qe ruajten me fanatizem “Kullen e Barit”.
Cfare t`i kujtosh filmave te ketyre mor aman? Te kujtosh pozat me te bukura te nje surrat baldose si Kastriot Caushi,(kush ka poza me te bukura,,Kastriot Caushi apo Sonila Meco?)apo ngerdheshjet e neveritshme te Astrit Cermes?(aktor nga klasa punetore) Apo bakalate fshatareske te Pandi Raidhit?
Pak jave me pare aktori Bujar Lako postoi nje kujtim per nje qiri te zbehte qe mezi duket ne TALLAVATE FSHATARESKE,te filmave shqiptare.Ky eshte Aktori i permasave Boterore Mihal Stefa.Ai,po.
Mihal Stefa mund te luante Fedian me mire se Moisiu.
Po klasa punetore dhe Llumi proletariatit as e ka ditur,as i ka shkuar ndermend qe drita e zbehte e syve te Mihal Stefes,ESHTE RREZE DIAMANTI..
Jeni kafsheriiiii!Me gjithe Zeqo pordhen.
Mire eshte t`iu vihet nje shirit i kuq persiper dhe jo i zi . Idjotesi e vertete ! Pse , a nuk mjafton data e krijimit te nje vepre artistike te cdo kohe , qe kushdo te kuptoje dhe orientohet mbi permbajtjen e saj ?! Ne se jini vertet parti demokratike , shihni ligjet e vendeve me demokraci te zhvilluar dhe nuk ka pse ta lodhni shume ate kungullin tuaj , se bota i ka zgjidhur me kohe keto probleme .
Une do kerkoja nga opozita (Opozite i thencin ) , qe te lodheni shume me teper per te parashtruar opsione me te mira e me bindese per te fituar besimin e humbur tek elektorati dhe mjaft bete lojra te trasha , bajate e budallalleqe qe po iu largojne edhe me shume nga elektorati . Po nuk kuptuat se njerezit kerkojne nje jete me te mire se kjo e sotmja , shkoni mbytuni ne shurren tuaj se nuk iu vjen pas kush me slloganet e shpelara te tre dekadave me pare ! Saliu e Iliri jane limona te shtrydhur , ka rrjedhur shume uje ne kete tranzicion te gjate dhe njerezit nuk jane ata qe kujtoni ju , ndaj mos u genjeje mendja se ata kane ndonje vlere , vecse perseritin slloganet e vjetra per t`iu shpelare trurin !
Janë përball dy shkolla të mendimit politik, ideologjia komuniste dhe ajo borgjeze, përball të majtët me të djathtët ku historikisht të majtë dhe të djathtë kanë krijuar kulturën, artin, letërsinë, kinematografinë, artin dramatik, artin e pikturës………ku u bëhet jehonë dhe propagandë ideologjive përkatëse dhe pasqyrojnë jetën përkatësisht të punëtorëve , fshatarëve, skllevërve, bujkrobërve, të varfërve të kësaj bote dhe, nga ana tjetër, pasqyrohet artistikisht jeta e borgjezëve , kapitalistëve, skllavopronarve, feudalëve, në përgjithësi të pasurve të kësaj bote duke pasqyruar dhe kundërshtitë e papajtueshme ndërmjet të pasurve dhe të varfërve që nga agimi i shoqërisë njerzor deri më sot.
Veprat e të dy rrymave nuk kan të detyrueshëm konsumatorët e tyre, një film, roman, dramë, këngë, pikturë, poezi që nuk i pëlqen Albejve të djathtë nuk është e thën që të mos më pëlqej mua dhe të tjerëve që jam i majtë dhe mendoj që Ali beu u bë i pasur si më i pasuri i fshatit tim që qe Osman beu me 10 hektar tokë, ish oficer i ushtrisë pushtuese të sulltanit që pëveç gradës dhe rrogës si oficer, për merita të shtypjes së kryengritjeve në Kosovë dhe në Iran që dëshmohej nga një relike të një shpate në trajt të frikshme hanxhari, mori tokë dhe titullin bej të fshatit tim me fshatarët pa tokë dhe me pak tokë që nuk u bën kurr mysylman dhe kurr të pasur, madje edhe sot.
Alibeu xhunior që del her pas here si kryetar i komanduar i PD dhe me tonin artificial pompoz të një aktori të dështuar që përpiqet vetëm me ton të mbuloj mungesën e talentit, deklamon deklarata pa përmbajtje, të zbrazët nga idetë serioze që bëjnë një njeri politikan, burr shteti dhe të paktën interesant mediatik, këtë radhë
propozon ligje që të më ndaloj mua me pikpamje të majta të lexoj literaturë, të shikoj filma, të shijoj piktura, skulputura që mua më pëlqejnë, dhe ato të realizmit socialist , edhe ato me përmbajtje komuniste, dhe, mbasi ai ti djeg, ti shkatrroj në sheshet e qyteteve si dikur nazistët në vitet 30 të shekullit të kaluar, të më detyroj mua që të pëlqej të shijoj ato, vetëm ato që
pëlqejnë bejlerët tradicionalë të ringjallur Alibejët dhe Alizotët e PD dhe bejlerët e rinjë, më agresivë se tradicionalët, pjellë e flliqur të kalbëzimit të socializmit dhe komunizmit, Edi bej Rama, Sali bej Berisha, Ilir bej Meta, Taulant bej Palla e soj e sorollop.
Unë them që Ali bejët tradicional dhe të rinjë të mos guxojnë që me ligj të përligjin akte të diktaturës fashiste që pothuaj është instaluar ekonomikisht, politikisht , akte sikurse është djegia e veprave të artit kinematografik, të letërsisë…. se nuk janë vepra të një rregjimi pseudokomunist që dështoj por janë vepra me me vlerë të padiskutueshme të një populli të tërë, pjesë e denjë e artit dhe kulturës botërore sepse
flaka e marrëzis së tyre do të djeg përvëloj vetm ata se arti i një populli nuk mund të asgjësohet kurr sepse …….o zot ruji mëndjen insanit që nuk shikon tej hundës së tij antikomuniste …….. nuk e pëlqen një Alibeu të marrosur me ide primitive antikomuniste gjoja.
Tjetra, ti antikomunisti Alibeu, komunizmi është produkti më i përparuar i mëndjes së njerzimit që kërkon një diçka shumë pozitive, që të mos ketë kusarë të djathtë, borgjezë, bejlerë, tradicionalë dhe kapitalistë pjell e pseudokomunizmit si komunistët kapitalistë të pashpirtë agresivë të Edi Ramës, Putinit , shokut Xi…….që të vjedhin popujt e tyre dhe me forcën e armëve edhe popujt e tjerë si atë të Irakut, Ukrainës…. këta të zhduken nga faqia e dheut se janë mallkim për popujt e tyre dhe për të gjithë popujt e botës që duhet të jen të barabartë në mënyrë të arsyeshme dhe të mos ketë më kusarë dhe të vjedhur prej tyre, prandaj shplani gojën ju mender antikomunistët dhe mos ngatrroni komunizmin me pseudokomunizmin e para viteve 90 që polli kapitalizmin më agresiv në botën e sotme si ai në vëndin ton.
E fundit, shumë vite më parë, emigrant diku në Venosa, qytetin e Horacio Flakës, poet i dëgjuar romak, duke dëgjuar RAI që transmetonte këngë të zhanrit epik nga zërat më të fuqishëm të muzikës botërore dëgjoj që do të transmetohesh Patria mia, e këngëtarit Mentor Ksemali lexoj spikeri mbiemrin Xhemali dhe dëgjova këngën që një individ që deklamon me tone të fryra aktorësh pa talent politikë bajate, zoti i nderuar Alibeu, do ta bëj të jashtëligjëshme dhe të mos ta dëgjoj edhe unë që
kam plot arsye të besoj në drejtësinë e ideve komuniste dhe ideve që ky vënd duhet të bëhet pa tjetër, sidomo këto ditë kusarie të çmëndur me ngritjen horror të çmimeve që i është lëshuar freri edhe tek traktoristi, kasapi, shitsi, berberi, tregëtari i imputeve…… të fshatit tim nga satanai kobzi që hapi kutinë e Pandorës së ngritjes së çmimeve, Edi Rama.
Alibeu mos harro që në këtë vënd nuk je vetëm ti e Alizotët dhe rraca e bejlerëve të rinjë të marrosur të Edi Ramës dhe nuk mendojnë të gjithë si ti për filmat , artin letërsinë e popullit ndër shekuj edhe në periudhën pseudosocializmit, madje jeni një minoranxë e mjerë primitive nga shijet dhe kultura, të paaftë të vlersoni artin e vëndit dhe mbar botës.
Kjo puna e filmave dhe “kultures” socialiste, eshte si puna e litarit qe ka lene jashte varrit merhumi. Terhiqeni sa te mundeni deri sa t’i dalin kockat siper tokes Enver Bastardit dhe pastaj mbani eren e kufomes. Keto filma jo vetem nuk duhen ndaluar, po sa here te shfaqen para fillimit, dhe mbas mbarimit duhet te luaje marshet fitimtare banda frymore e ushtrise popullore, po ne vend te veglave ti meshoje pordhes fort.
Une jam dakort te ndalohen, bile te shkojme pak me tutje: Te gjithe qe kane studjuar Historin e PPSH ne shkolle, te dorzojne diplomat dhe fillojne shkollen nga e para.
Kurre nuk do ta mundni dot letersine e realizmit socialist me idiotizmat tuaja!
Keni 32 vjet qe hani MUT kot ,por nuk keni bere asnje poeme,roman,film,teatet etj me cilesore se sa ata te krijuar ne socializem!
Ju dini te shfryni per burgjet dhe internimet,por asgje me shume!
Ju jeni shtresa me e ndyre e popullit shqiptar qe keni mbeshtetur gjithmone armiqte e Shqiperise!
Z. Hermes:
Shkrimtaret e “interpretojne realitetin” ashtu sic e kuptojne ato.
“Realizmi Socialist” e deformoi ne ekstrem “interpretimin e realitetit”.
Realizmi socialist nuk interpretonte, analizonte por projektonte direktivat e partise.
Pse nuk behen sot romane qe te interpretojne tmerret bera gjate komunizmit?
Keni 32 vjet qe hani mut kot kunder cdo gjeje qe eshte bere ne socializem,por pse nuk keni bere ju,o plehra romane,poexi,filma,teatro,balete,kenge etj se si kane luftuar ballisto-zogistet kunder partizaneve,se si i derguat bandat diversioniste per vite me radhe ne cdo cep te Shqiperise,se si i vrate mesuesit qe mesonin femijve abetaren,se si vrixnit vajzat dhe grate vetem se shkonim ne aksionet vullnetare ne hekurudhe etj,por sot heshtni kur vajzat dhe grate tuaja kane mbushur rruget e Europes me prostituta,vrasesit me pagese,trafikantet e droges e te qenieve te gjalla etj?
Pse nuk shkruani tani,per jeten e bukur qe bejne femijet dhe te rinjte qe mbeten tere diten duke pare ne celulare lojra me dhune dhe porno dhe me pas joshen nga krimi i organizuar si kontigjente te tij?!
Rebuz* mw tw lumte goja dh unw ashtu do thoja..! Dhimbia madhe POPULL!