Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Alfredi ishte i dhunshëm”, flasin miqtë e shqiptares që u vra në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Alfredi ishte i dhunshëm”, flasin miqtë e shqiptares që u vra në Itali
AktualitetKronike

“Alfredi ishte i dhunshëm”, flasin miqtë e shqiptares që u vra në Itali

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Klodiana Vefa, 36-vjeçe, është shqiptarja e vrarë me armë mbrëmjen e kaluar në trotuarin poshtë pallatit ku banonte në Katelfiorentino në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes dhe dyshohet se autor i krimit është bashkëshorti i saj shqiptar Alfred Vefa, 45-vjeç.

Mediat italiane bëjnë të ditur se e reja u qëllua me tre plumba pistolete sapo zbriti nga banesa e saj, njëri prej të cilëve i preku fytin dhe e la të vdekur në vend. Siç dëshmojnë banorët e zonës, para krimit ajo pati një zënkë me një burrë në banesën e saj, i cili është edhe autori i krimit. Më pas, ai u largua nga vendngjarja me një makinë Golf të bardhë, duke marrë me vete edhe armën e krimit.

Dyshimet e hetuesve se autor i vrasjes është bashkëshorti i saj, përforcohen edhe nga fakti se ai është i paarritshëm në telefon dhe nuk gjendjet në asnjë vend dhe kjo i ka detyruar ata ta shpallin në kërkim.

- Publicitet -

Miq të Klodianës thanë për mediat se çifti ishte në proces divorci pas një martese 20-vjeçare, pasi ishin dashuruar në Shqipëri. Alfredi ishte xheloz dhe mes tyre ka pasur zënka të shpeshta dhe disa herë të dhunshme.

“Ai nuk arrinte të hiqte dorë, vijonte të ishte shumë xheloz”, tha një mikeshë e shqiptares për mediat.

Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 17 dhe 14 vjeç. Ishte vajza ajo që e pa e para trupin e të ëmës të pajetë dhe njoftoi të vëllain në telefon.

Alfred Vefa, prej kohësh nuk jetonte në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Klodiana punonte si kamariere në një piceri të zonës dhe jetonte në Itali prej 17 vitesh.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bullgaria si histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
  • ​Pas bllokimit global: A po rikthehet normaliteti në sistemet e Microsoft dhe shërbimet anembanë botës
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?

Komentet e Fundit

  1. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Skypion on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Leon on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. prehistoriku on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. THANO on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?