Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti nga familje beu, “çadrat e Edit dhe Olsit në Dhërmi” dhe përdhunuesi i murgeshës polake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Deputeti nga familje beu, “çadrat e Edit dhe Olsit në Dhërmi” dhe përdhunuesi i murgeshës polake
KomenteLajmi i fundit

Deputeti nga familje beu, “çadrat e Edit dhe Olsit në Dhërmi” dhe përdhunuesi i murgeshës polake

Published: March 23, 2024
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Dy deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Tomorr Alizoti vijnë nga familje bejlerësh, të përndjekura nga regjimi i para 1990.

Nga mesi i vitit 2022 ata kërkuan që Parlamenti shqiptar  “të nderonte” ngjarje të tilla si Revolta në Burgun e Qafë Barit në maj 1984, pas së cilës dy të dënuar u ridënuan dhe u pushkatuan ndërsa disa të tjerëve iu shtuan vitet e burgimit.

- Publicitet -

Nuk ka dyshim se z. Alizoti i përket një familjeje të përndjekur politikisht dhe se ndërgjegjja jonë duhet të mos pajtohet me burgimin e babait të tij për “agjitacion e propagandë” dhe as me vuajtjet që ka kaluar në fëmijërinë dhe rininë e tij ky deputet.

Ndërkohë, ndërgjegjja jonë nuk duhet të pajtohet as me qasjen që shfaq kundrejt së kaluarës z. Alizoti dhe jo pak të tjerë si ai.

Duke iu drejtuar z. Rama, z.alizoti tha në Parlament se “Kur unë jetoja në kasolle, ju ishit në mes të Tiranës. Jo, se kishit faj. Shqipëria duhej t’i respektonte Pal Sokolin… Po të mos ishte Partia e Punës, ju dhe Olsi do të shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju, të paktën duhet që për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, t’i nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pasuri kombëtare dhe duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit…”.

Nga ato që tha zotëria i lartpërmendur, dy ishin të vërteta: Që ai vetë ka kaluar padrejtësisht një jetë në mjerim e internim, dhe se Partia e Punës, ndryshe nga regjimet politike të paraardhësve të tij, i dhanë mundësinë shumicës dërmuese të popullsisë të arësimohej e kulturohej.

Por, këtu shfaqen edhe cinizmi dhe mendësia e bejlurçinës pasi ai trashëgon mendësinë e klasës që i përket e cila besonte se pasuria materiale të bën fisnik dhe të jep të drejtën e përjetëshme për sundim.

Duket se një nga pengjet më të mëdha të një pjese të asaj klase ka qenë fakti që s’duronin dot kur shihnin se arsimin, kulturën dhe qeverisjen mund t’i merrte dhe t’i kryente edhe qytetari e fshatari i thjeshtë kur natyra e kishte pajisur me intelektin e duhur, dhe se ky intelekt nuk kishte qenë monopol i të pasurve (pronarë tokash, fabrikash, dhensh e dhishë), por i cilësdo qenie njerëzore që mund t’i kishte kushtet e nevojshme për zhvillimin e tij.

Në të vërtetë, ekziston një hendek i madh midis qenies “fisnik” thjesht për shkak të zotërimit të pasurive materiale, dhe qenies i tillë për shkak të kulturës dhe virtyteve individuale. As pasuria materiale dhe as qenia i përndjekur në një periudhë të caktuar historike nuk të bëjnë vetëvetiu fisnik.

Përveç se nuk iu kujton saktësisht emrat dy ish-të burgosurve të ridënuar në vitin 1984, z. Alizoti i shpall ata “fisnikë” thjesht dhe vetëm pse “sfiduan diktaturën”.

Përtej keqardhjes njerëzore për fatin dhe fundin tragjik, i duhet kujtuar z. AliZoti dhe atyre që kanë mendësitë e tij, se diktatura pati dënuar, me faj dhe pa faj, të ditur dhe injorantë, fisnikë dhe sharlatanë të të gjitha llojeve, pasi kriteri i saj ishte qëndrimi që individët mbanin, apo që ajo besonte se mbanin, kundrejt sistemit politik që ishte në veprim.

Në rastin konkret, njëri prej tyre, përveç “agjitacionit e propagandës”, ka qenë i dënuar edhe për vjedhjen e kasafortave të dyqaneve të fshatrave, ndërsa i dënuari që qe bërë shkak (ose pretekst) i revoltës, N. Pisha, pas viteve ’90 është riburgosur, këtë radhë për përdhunimin e një murgeshe polake.

Fisnik të bën kultura dhe karakteri dhe jo pasuria apo titulli i dhënë nga pushtuesit e huaj për shërbime ndaj tyre dhe jo ndaj atdheut dhe, jo rrallë, kundër atdheut dhe popullit tënd.

Ata që janë vërtetë fisnikë shkëputen, nuk pajtohen dhe dënojnë të gjitha llojet e krimeve, kurdo dhe nga kushdo të jenë kryer, dhe jo vetëm ato krime nga të cilat e pësojnë ata vetë.

****

Pjesë nga shkrimi “Kush po merret me të kaluarën komuniste, për cilat qëllime dhe si e trajton atë?” i cili mund të lexohet i plotë në DITA online

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?