Mbreti Charles III ka pritur në një takim në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Uran Ferizi.
Diplomati shqiptar i ka dorëzuar kredencialet si ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Ferizi bën të ditur se zhvilloi një bisedë të ngrohtë për aleancën, vlerat e përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë.
Më tej ambasadori shqiptar shkruan se mbreti Charles III është i prirur për të vizituar Shqipërinë.
“Mbreti Charles me lavderoi per arritjet akademike. I thashe mbretit qe perfaqesoja Shqiperine, por dhe shqiptaret ne Britani, ku plot nga ata jane po aq te suksesshem, ne mos me shume. I thashe se jemi nje popull krenar, dhe aleat besnik i Britanise. I percolla deshiren e shtetit shqiptar dhe shqiptareve qe ai te vizitoje Shqiperine. U tregua shume entuziast, sidomos per te vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare. Dhe dhurata, e kater llojeve te mjaltit te Malesise i pelqeu shume, sidomos atij te geshtenjes.”
b.m/dita