Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: Mjekët e Onkologjikut nën akuzë për transferimin e pacientëve drejt klinikave private
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJET: Mjekët e Onkologjikut nën akuzë për transferimin e pacientëve drejt klinikave private
KronikeLajmi i fundit

DETAJET: Mjekët e Onkologjikut nën akuzë për transferimin e pacientëve drejt klinikave private

Published: June 25, 2024
Shpërndaje

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkoligjk në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve drejt klinikave private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT,” citohet në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës i cili u shpërnda për mediat më 25 qershor.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

- Publicitet -

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.

“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

Për këto paligjshmëri, janë kërkuar dhe caktuar masa sigurimi personal për veprën penale “Shpërdorimi detyrës” ndaj pesë personave.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj mjekut Edmond Gashi është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”, ndërsa masa e detyrimit për t’u paraqitur para oficerit të Policisë Gjyqësore është caktuar ndaj koordinatorit Emiljano Lela dhe mjekes Alketa Ymeri në lidhje me transferimin e pacientëve.

Ish.nëndrejtoresha e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe ish-specialistja Drilona Kishta janë lënë gjithashtu në masën e detyrimit për paraqitje në lidhje me masat e munguara të sigurisë për apartaturën e kobalto-terapisë.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar edhe ndaj administratorit të “Flori Farma”, Florian Marku për tregtimin e mallrave kontrabandë, ndërsa Halil Gashi do të paraqitet para OPGJ për veprën e dyshuar të “fshehjes së të ardhurave”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Rroft Luli says:
    June 25, 2024 at 12:16 pm

    VOTONI L. BASHËN!
    7×7=42

    Reply
  • Xha jaho says:
    June 25, 2024 at 12:38 pm

    Kriminel, plehra, Pabuksa, vetem burgu ju edukon.

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 25, 2024 at 12:39 pm

    Fajtoret te mos kene te drejten gjithe jeten te ushtrojne profesionin.
    -3/4 vite ne burg
    – sekuestrim prone per leket qe kane perfituar.
    – nga hundet dhe ne shtepite e tyre tju dale, me hajduterine e tyre populli thjeshte nuk eshte kuruar dot.

    Reply
  • Ppp says:
    June 25, 2024 at 12:52 pm

    Kjo eshte ajo fasha qe do perfitoje kredi me interes zero?
    Po enrat e ketyre farmacive pse nuk jepen?

    Reply
  • Dibrani says:
    June 25, 2024 at 1:09 pm

    Varini dhe coni popullin t’i shohe! Plehrat, ndyresirat, zvarraniket…..Turp,turp, turp…..

    Reply
  • Precizim says:
    June 25, 2024 at 1:24 pm

    Burgim i perjeteshem per keta ndyresira. Ne sistemin 41 bis. Kane vrare njerez.
    Kjo eshte vrasje me pushkatim e drejtperdrejte per pacientet te cilet jane ne lufte per jeten..
    Po degjojme skema dhe qebesirlleqe nga me te padegjuarat.. Deri ku arrika mizerabiliteti njerezor..
    Kane vrare njerez per para…

    Reply
  • Gjak Ovari says:
    June 25, 2024 at 1:53 pm

    E paskemi ne gjak vjedhjen dhe hajdudllikun kur vjen puna e sherbimeve publike ku levrohen para ! Aty ste falim ! Ceshtje kulture kjo: ” te kapim cfare te kapim ! Nuk kan turp !

    Reply
  • Vigjilenca says:
    June 25, 2024 at 2:07 pm

    Këto duhen të dënohen për krime ndaj pacientëve. Për çdo rast negativ qeveria thotë se kështu ndodh edhe në europë, por në këtë rast çdo të thotë? Timonierit i eshtë prishur timoni dhe po na çon në një drejtim të gabuar.

    Reply
  • FATMIRI says:
    June 25, 2024 at 3:10 pm

    KETO KURVAT KUSHEDI SA KOHE KAN QE BEJN KETE MARIFET VRASJE ME DASHJE ME BURGIM TE PERJETESHEN QELBESIRAT

    Reply
  • Anila says:
    June 25, 2024 at 6:45 pm

    E tmerrshme, cnjerezore dhe e denueshme nga zoti.
    Si mundet, si mundet tu behet njerezve te semure kjo gje e ndyre??????
    Ligji te veproje dhe te gjithe te marrin denimin e merituar .
    Denimi me varje bente pune !!!!!!!
    Ligji i mbannketa monstra.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    June 25, 2024 at 6:45 pm

    Hetimi i publikuar nga Prokuroria për skandalin në spitalin onkologjik në Tiranë shtron edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me transparencën e qeverisë. Aktualisht do të duhej një deklaratë nga Ministria, nga QSUNT, nga mjekë pse jo, që të qetësonin disi, distancoheshin nga këto praktika, por edhe të jepnin mesazhe besimi.

    Me gjasë po presë ta llapë i pari ai që duhet të llapte i fundit, sepse ky është edhe sistemi i ndërtuar në këtë vend.

    Mandej, kur media të ndryshme publikojnë copëza lajmesh, informacionesh, emra, data prokurorimi për gjithfarë lloj arsyesh, dalin e thonë se kazani është kazan.

    Kjo heshtje nuk ka të bëjë me ndonjë startegji të mirëfilltë komunikimi. Ajo ka të bëjë me një lloj normimi të skandalit dhe korrupsionit si parim qeverisës që u thotë atyre që vjedhin: Vidhni, duam votat dhe po u kapët mbani përgjegjësi. Kurse qytetarëve: kështu ka qenë e kështu do jetë. Po deshët pranojeni, po deshët ikni!

    Reply
  • Ne burg perjete plehrat says:
    June 25, 2024 at 7:41 pm

    Sikur kjo te ndodhte ne vendet e zhvilluara perendimore, gjithe pacientet e sherbyer prej ketyre monstrave do te padisnin spitalin dhe do te merrnin perfitime te medha financiare; ata vete/ose familjet e atyre qe nuk jetojne me… Ne fakt , ne keto raste jane siguracionet personale profesionale te mjekeve qe paguajne. POR, keta lloj individe do kalbeshin ne burg dhe nuk do te kishin me asnje mundesi te ushtronin profesionin, ne se do dilnin gjalle prej burgut. Plehra te neveritshem….

    Reply
  • Ppsh says:
    June 26, 2024 at 8:03 am

    Nje doze e cunguar eshte nje doze e pavlefshme pra vdekje e sigurte
    Akuza ska te beje me vjedhje apo shperdorim por vrasje
    Pra akuza duhet te jete vrasje me paramendim

    Reply
  • Dreni says:
    June 26, 2024 at 8:33 am

    Keto figura kane afersisht 20 vite qe e bejne kete pune dhe nuk u ka hyre gjemb ne keme edhe tani jam skeptik qe do ju ndodhe gje . Por nuk jane vetem keta qe bejne korrupsionin ne kete spital aty eshte nje hajni e organizuar nga i gjithe stafi i spiatlit. Ndryshimi i vetem qe perpara 20 viteve eshte cmimi i ilacit te kimios nga 1000 euro e paskan bere 1500 (ne baze te inflacionit).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?