Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori shqiptar bën ankesë zyrtare në Britani: Media paragjykon shqiptarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Ambasadori shqiptar bën ankesë zyrtare në Britani: Media paragjykon shqiptarët
Politike

Ambasadori shqiptar bën ankesë zyrtare në Britani: Media paragjykon shqiptarët

Published: September 12, 2026
Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi njoftohet se ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Angli, në lidhje me një reportazh të medias së njohur “Sky News”.

Sipas tij, reportazhi që ngre paragjykime mbi komunitetin shqiptar në Angli, është i njëanshëm dhe i papërgjegjshëm, ndaj diplomati ynë Uran Ferizi i është drejtuar fillimisht televizionit dhe më pas ka vënë në lëvizje Rregullatorin e medias.

“Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky Nwës, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias.

- Publicitet -

Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve.

Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Angli.

Në ankesën që ambasadori Uran Ferizi i ka dërguar së pari televizionit, ai thekson se ndërsa aktiviteti kriminal është qartësisht një temë legjitime për gazetarinë, formulimi i përgjithshëm i këtij raporti i lidh vazhdimisht shqiptarët si kombësi me krimin e organizuar, kontrabandën e njerëzve dhe tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shton se reportazhi me temë “Nuk është asgjë, vëlla”: Kontrabandistët shqiptarë tallen me kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të nxitur tregtinë e drogës” (botuar rreth 6 gushtit 2026), rrezikon të përforcojë stereotipin e dëmshëm se kriminaliteti është disi karakteristikë e shqiptarëve, në vend të veprimeve të një numri të vogël individësh.

“Raportimi i përgjegjshëm duhet të dallojë qartë midis rrjeteve kriminale dhe një komuniteti të tërë kombëtar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë banorë që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë britanike. Mbulimi që nuk arrin të bëjë këtë dallim kontribuon në paragjykime dhe dëmton raportimin e drejtë dhe të saktë”, vijon ankesa e diplomatit shqiptar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    September 12, 2026 at 2:42 pm

    Nuk zgjidhen me ambasadore keto gjera, keshtu eshte kur ke nje shtet qe urren popullin qeveri islamiko-cifute-kriminale te ramazonit. Shteti duhet ti hidhte ne gjyq gazetat angleze se vetem me dru mesojne

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2026 at 5:41 pm

    Ti po shet Shqiprine copa copa,Po perze shqiptaret nga tokat e tyre.Po ja fal Shqiprine te huajve,,qenke bere haterli i madh,se po paragjykohen shqiptaret ne Angli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????????????????????
    Ku kuuu,!mos me ta besu kush Hatrin Tyyyyyyyyyy!

    Reply
    • Arratisur says:
      September 13, 2026 at 1:43 am

      ka hallin e tij. E urrent te dale neper bote e ta shohin si perfaqesues te atyre qe thote kjo media.
      Por ka shume te ngjare qe ky i perkrah sinqerisht ata kriminele dhe veprimtarite tyre nisur nga fakti qe rrjeti i njerezve qe zgjedh te lidhet jane te gjithe shkelesa ligji, kriminele. Si dhe fakti qe ky vete kur vepron eshte nje shkeles ligji saqe nderhyn dhe nderron vete ligjin per te shpetuar surratin. Ky ua kerkon mbeshtetjen dhe u ofrohet kriminelave, i pari.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?