Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksi i Danubit kërcënon Europën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Aksi i Danubit kërcënon Europën
AnalizaKryesoreopinion

Aksi i Danubit kërcënon Europën

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Në mes të Europës është formuar një fare boshti, një aks mbi Danub, i cili sfidon zhvillimet demokratike të çdo shteti dhe minon sigurinë e kontinentit. Qeveritë e Hungarisë, Serbisë, Sllovakisë dhe ajo e Republika Srpska në Bosnje-Hercegovinë po krijojnë një aleancë që ka për qëllim t’I kundërvihet parimeve të unitetit europian dhe të transatlantizmit të NATO-s. Mbrojtësi kryesor i këtyre qeverive është Rusia e Vladimir Putin.

- Publicitet -

Qeveritë e “Boshtit të Danubit” operojnë mbi një sërë parimesh kyçe. Janë skeptike ndaj BE-së, por, nga ana tjetër, përpiqen të përfitojnë nga buxheti i përbashkët i BE-së, qofshin ata anëtarë, si në rastin e Hungarisë apo kandidatë, si në rastin e Serbisë.

Kërkojnë ta kufizojnë zgjedhjen demokratike dhe pluralizmin politik dhe të garantojnë fitore në zgjedhjet e ardhshme përmes mbajtjes nën kontroll të medias dhe institucioneve shtetërore. Janë më të korruptuara se qeveritë e tjera pasi llogaridhënia është e kufizuar dhe partitë në pushtet kontrollojnë flukset financiare. Dhe këto qeveri janë pro-ruse dhe anti-amerikane, pasi Uashingtoni nxit për demokraci, ndërsa Moska mirëpret autokratë të parashikueshëm që mund t’i përdorë për planet e veta ekspansioniste.

Hungaria ka qenë lidere e Boshtit të Danubit për vite me radhë, që kur Victor Orbán u zgjodh kryeministër për herë të parë, në 2010-ën. Partia Fidesz e Orbanit ka hedhur rrënjë të thella në të gjitha institucionet shtetërore dhe mediat, ka mënjanuar rivalët politikë dhe e ka shfaqur veten në sytë e elektoratit si mbrojtësja e pavarësisë hungareze ndaj ndërhyrjeve europiane dhe amerikane.

Problemi më i madh për pozicionin e Hungarisë në Europë nuk janë vlerat e tyre shoqërore konservatore ose “joliberale”, por kapja e shtetit nga partia në pushtet dhe dobësimi i parimeve demokratike, si strategji për përjetësimin e sundimit të Fidesz-it.

Serbia iu bashkua Boshtit të Danubit nën regjimin e Aleksandër Vuçiçit dhe ka krijuar një marrëdhënie fort të ngushtë me Hungarinë e Orbanit. Vuçiç e admiron përçarjen e BE-së në vendimmarrje nga ana e Orbanit dhe kontributin minimalist të Hungarisë për sigurinë e NATO-s. Në këmbim, Orbán ka mbështetur në heshtje pretendimet e Serbisë për të qenë fuqi hegjemone e Ballkanit Perëndimor, ka përdorur retorikë anti-boshnjake dhe antishqiptare teksa kinse mbronte “kulturën e krishterë” dhe “vlerat europiane” dhe ka përkrahur haptazi qëndrimet e Milorad Dodik në Republika Srpska të Bosnjës.

Sllovakia hyri në Boshtin e Danubit pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit 2023 dhe kthimit në pushtet të kryeministrit Robert Fico. Fico ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, por popullariteti i tij është kryesisht rrjedhojë e pakënaqësisë së përhapur në popull ndaj qeverisë së mëparshme, përgjatë një periudhe kohore me inflacion të lartë.

Gjithësesi, ndryshe nga Hungaria, partia Smer e Fico-s ka vetëm një shumicë të vogël parlamentare në një koalicion trepartiak dhe nuk mund të përfshihet në politika të hapura kontroverse që do t’i largonin partnerët e saj dhe do të çonin në zgjedhje të reja. Prandaj, në krahasim më Hungarinë apo Serbinë, përfshirja e Sllovakisë në Boshtin e Danubit është më pak e formësuar dhe e qëndrueshme.

Veç kësaj, Fico është më shumë oportunist sesa ideolog. Për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë ai shprehu mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës dhe u zotua të vazhdonte t’i shiste armë Kievit.

Edhe Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia e Austria mund t’i bashkohen Boshtit të Danubit në periudha të caktuara, si rrjedhojë e shfrytëzimit të zemërimit publik prej kushteve ekonomike dhe fluksit të emigrantëve jo-europianë nga ana e politikanëve nacionalistë, populistë apo oportunistë.

Kroacia do zhvillojë zgjedhje parlamentare në pranverë dhe zgjedhje presidenciale nga fundi i vitit. Bashkimi Demokratik Kroat (CDU) në pushtet është përpjekur të imitojë Orbanin dhe Vuçiçin për ta bërë sundimin e tij më të afatgjatë. Fokusi kryesor i CDU-së jashtë kufijve të Kroacisë ka qenë të mbështesë bashkatdhetarët e tyre nacionalistë në Bosnje-Hercegovinë për ta ndarë vendin në tre entitete autonome. Prandaj, interesat e Zagrebit në Bosnje përkojnë me ato të Beogradit, edhe pse të dy qeveritë nuk mund të krijojnë një aleancë të qëndrueshme, për shkak të mosmarrëveshjeve historike që vijojnë dhe nacionalizmit armiqësor.

Nuk ka ndonjë zgjidhje të thjeshtë për neutralizimin e një boshti që jetësohet në sajë të polarizimit politik dhe dobësimit të sigurisë kontinentale. Megjithatë, ndërsa liderët europianë po përqendrohen gjithnjë e më shumë në ndërtimin e një mbrojtjeje të qenësishme kundër Rusisë, duke mos z mbështetur thjesht tek udhëheqja amerikane, ata duhet të jenë të kenë një qasje të qartë ndaj e të vonuarve mbi Danub.

Anëtarët e NATO-s, si Hungaria dhe Sllovakia, duhet të përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa kundërshtarët e NATO-s, si Serbia e madje edhe Austria, do të duhet të tkurrin lidhjet e tyre ekonomike dhe politike me Moskën, në rast se duan të përfitojnë nga financimi i BE-së. Shtet e vijës së pare, të cilët përballen në vijimësi me imperializmin rus nuk i zënë besë “Boshtit të Danubit”.

Nëse në të ardhmen do shpërthejë lufta midis Europës dhe Rusisë, siç është paralajmëruar kohët e fundit nga ministrat e mbrojtjes të Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë, Polonisë dhe vendeve të tjera, pyesni veten se cilën anë do të mbështesnin Budapesti dhe Beogradi?

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Arsen says:
    February 3, 2024 at 1:06 pm

    Super analiz qe duhet marr parasysh nga diplomacia ne Tiran dhe Prishtine

    Reply
  • ¿? says:
    February 3, 2024 at 1:08 pm

    Ky Bajgajski mire e ka, po perse nuk e ka futur edhe Qeverin e Shqiperise ke ky boshti. Edhe Edvin Palluqja po ate pune qe ben Orbanski me Vuqiqin ben.

    Reply
  • fery says:
    February 3, 2024 at 1:27 pm

    Aksi i Danubit kercnon Europen per arsye se aksi i danubit ( hunfari-serbi) nuk kane dalje ne det e kane marinen e tyre detare, z.Bugajsky..!

    Reply
  • K R says:
    February 3, 2024 at 3:44 pm

    Ore mos plastë, se po plasi ne nuj keni me as bunkerë ku t futemi e as ushtri me ato qe ka ushtria

    Reply
  • Lance says:
    February 3, 2024 at 9:36 pm

    Interesing!

    Reply
  • Toni says:
    February 4, 2024 at 12:49 pm

    Qeveria eEdvin Ramos eshte futur ne Pakten e Danubit qe me pare.Por ate dhe maqedonin i perfaqeson aty Serbia ne emer te balkanit te hapur.Edvini beri sikur u largua per te ndale kritikat e shumta te shqiptareve,por tash perseri vazhdon me avasin e vjeter.A keni pare qe ky joni te kritikoj ndonjehere Vuckon?

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 4, 2024 at 12:59 pm

    Bugajski eshte nje njohes i thelle dhe analist objektiv i situates.Analiza e tij duhet vleresuar si aset i klasit te pare.

    Reply
    • ¿? says:
      February 4, 2024 at 1:16 pm

      Ti shoku Arber cfare ben me analizen e shokut Bajgajski? E konspekton dhe ia lexon familjes ne oren e informacionit politik, apo e trajton me Organizaten e Frontit Demokratik te Lagjes.

      Reply
  • Bureto says:
    February 4, 2024 at 4:30 pm

    Përjashtuar Serbinë, me shtetet e cituara nga Bugajski si, Austria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia, krijohet përshtypja se për interesa të ngjajshme me ato të shek.XX, të aktorëve të ndryshëm në Europë, kryesisht në atë Qendrore, po ringjallet apo evokohet ish Perandoria Austro-Hungareze. Mos harrojmë se ishin ato interesa që kur u maisën, shkaktuan dy luftra të përgjakshme botërore (I-II) me afro 80 mln. viktima. Thirrja, qysh nga lashtësia, “Hanibal ante Porta!”, duket se po vjen dhe për veshët tanë.

    Reply
  • mali says:
    February 5, 2024 at 6:54 pm

    Nuk e kuptoj se perse behet fjale.Kroacia plasi deri sa mori aprovimin nga Europa qe te perdore euron.Eshte llogjike qe Kroacia te dale kunder europes?Realisht USA nuk e ka dashur europen.Po t’u referohemi shkrimeve te Heminguejt qe I quan europianet”wops”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  4. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Ina on Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?