Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor do ta inkurajojnë qeverinë e Vuçiçit të intensifikojë axhendën e saj mini-imperialiste në Ballkanin Perëndimor. Për të mbrojtur veten në mënyrë më efektive nga agresioni i saj në rritje, shumë vende fqinje me Serbinë duhet të ndjekin një plan të koordinuar rezistence rajonale.
Serbia i ka zhvilluar synimet e veta hegjemoniste duke destabilizuar ose duke marrë nën dominimin e saj qeveritë në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë, si dhe duke vënë në jetë forma integrimi rajonal si Ballkani i Hapur. Është pikërisht koha e duhur që Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina të tregojnë se nuk janë të gatshëm për të qenë në pozicionin e të nënshtruarve apo të vëzhguesve pasivë.
Projektit të Serbisë së Madhe mund t’i bëhet ballë me një nismë pan-ballkanike për liri, në bazë të së cilës çdonjëri prej shteteve zotohet të mbrojë pavarësinë e gjithësecilit. Një nismë e këtij lloji kërkon koordinim ndërqeveritar dhe ndër-shoqëror në katër aspekte kryesore: kombëtare, politike, ekonomike dhe informative.
Në thelb të shtetkrijimit qëndron ose një identitet të fortë kombëtar ose një identitet shumëkombëtar i ndërlidhur. Udhëheqësve politikë, aktivistëve dhe intelektualëve boshnjakë e malazezë iu duhet të angazhohen më aktivisht në fushata, në vend e jashtë tij, për promovimin e historive, kulturave dhe gjuhëve të veta.
Malazezët në veçanti duhet të mbrohen nga ideologjia e serbizmit në zgjerim të vazhdueshëm, e cila promovohet nga Beogradi dhe bashkëpunëtorët e tij, sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe.
Në sferën politike, nënshtrimi ndaj Serbisë jo vetëm që do të fshinte sovranitetin kombëtar të gjithësecilit, por, gjithashtu, do i hapte rrugën krijimit të bazave politike ruse në mbarë rajonin, të cilat do të ndikonin negativisht në integrim dhe ndaj ndjenjave pro-Perëndim.
Prandaj, duhet të lobohet më intensivisht me qeveritë e SHBA-së dhe BE-së në mënyrë që të hiqet dorë nga cilido skenar që vë në pikëpyetje pavarësinë e shteteve. Në mënyrë të veçantë, duhet t’i vihet fre përpjekjeve të separatistëve në Bosnje dhe Kosovë.
Duhet të hetohen në detaje raportimet se, në kuadër të përgatitjeve për dhunë të organizuar, forcat serbe të sigurisë dhe grupimet radikale kanë vendosur armë në kishat dhe manastiret ortodokse në Mal të Zi dhe Kosovë. Çdo depo ilegale armësh duhet konfiskuar, autorët duhen arrestuar dhe qëllimet e Beogradit duhen ekspozuar.
Kampet e stërvitjes së paraushtarakëve në Republikën Srpska të Bosnjes, që raportohet të jenë financuar nga Ruisa, nuk mund të lejohen të funksionojnë dhe BE-së i duhet të shfaqë autonominë e vet strategjike duke i mbyllur këto kampe ose duke kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë nga NATO për këtë.
Ndërsa NATO-s duhet të marrë një rol shumë më proaktiv për të penguar dhunën antishtetërore në të gjithë rajonin, duke rritur numrin e trupave në Kosovë, duke patrulluar të gjithë kufirin verior të saj me Serbinë dhe duke vendosur forca dhe pajisje ushtarake në pozicion të përshatshëm për ndërhyrje të menjëhershme në rast provokimesh.
Për më tepër, secili prej shteteve në shënjestër duhet të përgatisë forcat e armatosura përkatëse dhe të hartojë plane emergjence që t’i bëjnë ballë përleshjeve të armatosura të krijuara nga Beogradi, Moska, si dhe bashkëpunëtorët e tyre lokalë.
Gjithashtu, ata mund të bëjnë plane në koordinim me fqinjët e vet dhe të shtojnë mbledhjen dhe shkëmbimin e (të dhënave të) inteligjencës për çdo kërcënim që mund shfaqet.
Për sa i përket aspektit ekonomik, një iniciative me përfshirje mbarë-rajonale për ekspozimin dhe kundërpërgjigjes së bashkërenduar ndaj korrupsionit të lidhur me politikën i ka ardhur koha dhe po i kalon.
Përmes bashkëpunimit, mund të zgjerohen përpjekjet e qeverive për çrrënjosjen e parave ruse që hynë në ekonomitë e tyre me qëllime destabilizuese dhe, kështu, mund të zbulohen “levat politike” që fshihen pas tyre.
Çdo kompani ballkanike e lidhur me shtetin rus, agjencitë, filialet a oligarkët e tij duhet të sanksionohet në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në kundër agresionit të Kremlinit.
Në të njëjtën kohë, qeveritë e rajonit duhet të koordinojnë me njëra tjetrën aspiratat e veta për Bashkimin Europian, pasi secilit prej këtyre shteteve i volit që fqinji i vet të meritojë anëtarësimin në BE.
Bashkëpunimi për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullatore të kapitujve (për anëtarësim) në BE mund të ndikojë në perceptimin e Brukselit se vendet po bëjnë përpjekje të mirëfillta për përmbushjen e pritshmërive.
Shtetet kandidate për në BE në Ballkanin Perëndimor mund të krijojnë një nismë që i ngjan Katërshes së Vishegradit, një nismë përmes së cilës Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia mbështetën njëra-tjetrën që të kualifikoheshin për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.
Rezistenca mbarë-rajonale ndaj hegjemonisë së Serbisë duhet gjithashtu të përshkohet nga një iniciativë gjithëpërfshirëse informative si kundërpërgjigje ndaj dezinformimit politik dhe propagandës anti-Perëndim që buron nga Beogradi dhe aleatët e tij rajonalë. Një koordinim më i madh rajonal midis qeverive, mediave të besueshme, organizatave të shoqërisë civile dhe homologëve të tyre europianë e amerikanë mund të ekspozojë më mirë informacionin e rremë që ndikon opinionin publik, minon institucionet shtetërore, shkakton armiqësi ndëretnike dhe destabilizon shoqëritë.
Mbi të gjitha, planet e Rusisë për të ndezur një tjetër luftë në Ballkan, duke inkurajuar dhe manipuluar ambiciet pan-serbe të Vuçiçit, duhet të ekspozohen dhe të mposhten. Si bashkëpunëtore e afërt e Moskës për plane strategjike, qeveria në Beograd duhet të mbahet përgjegjëse dhe të mos i lejohet të përfitojë nga fondet e BE-së, derisa të dënojë dhe pengojë synimet e Moskës.
Në vend që të përfshihet në iniciativa të përbashkëta me Serbinë, një front i përbashkët i Ballkanit Perëndimor mund ta izolojë regjimin e Vuçiçit, dorëzani perandorak i Rusisë.
Pse t’i jepet legjitimitet përmes ndërveprimit me të një qeverie që synon destabilizimin, përçarjen ose nënshtrimin e vendit tuaj?
Serbia ehte vendi me demokracine me te zhvilluar ne rajon. Do te ishte ne dobi te vendeven te krejt rajonit te bashkepunonin ngushte me Serbine per te arritur perparime te medha eknomike dhe per te zhvilluar demokraine ne rajon.
Serbet dhe Shqiptaret do te clirohen nga vargonjte e roberise dhe do te gezojne integrimin ne BE me formulen e “Ballkanit te Hapur”; sepse ashtu si Shqiptaret u copetuan ne 5 shtete pas Lufterave Ballkanike 1912-1913, serbet u copetuan po ne 5 shtete me shembjen e Jugosllavise ne vitin 1990.
Serbet i shpallen lufte 6 republikave te ish federated per ti shuar Pavaresine dhe per pasoje i humben. Clidhje ka kjo me shqiptaret perveçse provinces autonome e cila shpalli pavaresine ne 2008 dhe mbahej e pushtuar nga Serbia qe prej 1913 dhe me vone 1945.
So cut the bullshit George
Burimi i sherit në Ballkan janë serbët o George, që me gjasa duhet të jesh Georgeviç. Vetëm bashkimi i shqiptarëve u prish planet atyre.
George ,nje keshilla te vockel.Perpara se te shpalosesh historine e pas 1912 ne ballkan me pare studio historine ne internet me materiale te ndryshme.Sa per dijeni ,shkurt,ne na coptuan nje teritor shqipfoles,e ke te qarte.Jugosllavia nuk ishte serbfoles,pavaresisht se jene sllave.Pra nuk u coptua serbija.Kroatishtja ndryshon nga serbishtja edhe te tjerat.Po ashtu gjuha ukrainase eshte e ndryshme nga rusishtja.”Ballkanin e hapur “Rama e hodhi ne gropen e mutit dhe ti nuk ke ndot te futesh duart ne mut per ta nxjerre dhe rishitur? Ka me shume mundesi te jesh qene shtruar ne incubim nga COVID-19 qe ke mbetur prapa.Mos u merzit se do te kaloje.
Z.bujgajski kete thuaja amerikes jo shqiptareve
Eshte amerika qe nuk lejon qe kosova te kete ushtri kjo vlen per malin e zi dhe per bosnjen po ashtu edhe cmilitarizimi i shqiperise eshte pjese e po ketij plani
Ahere me lind pyetja pse aleatet e amerikes njekohesisht kundershtar te serbise çarmatosen dhe mbahen ne krize politike te perhershme
ndersa aleatja e rusise serbia eshte e forte ushtarakisht investimet perendimore shkojne ne serbi
Pra zotri pse nuk mbeshtesni aleatet tuaj ne ballkan ashtu si beni ne lindjen e mesme dhe lindjen e larget?
Nuk kuptoj… korea e jugut mbrohet investohet si aleate e shba dhe koreja e veriut sanksionohet embargo pa fund sepse eshte aleate e rusise
Po ne ballkan pse jo e njejta politike?
Mbase nuk jemi mjaftueshem te vlefshem per ameriken?
Jemi aleate sepse jemi pro amerikane si popull por na japin nje sistem qeverises si egjypti ku populli eshte anti amerikan dhe mbahen ne pushtet njerez qe nuk e meritojne
Ppp,duhet te kuptosh qe amerika eshte e mencur.Prioritet ka qe keto vende qe thua ti jane te zhytyra ne korupsion dhe 80% e buxhetit te tyre vidhen nga pppppppp-te.Po t’i lejoje qe shtojne buxhetin per ushterine ,korupsioni shkon ne 90%. Ushteria eshte I vetmja vrime e pa kontrolluar lidhur me korupsionin.Kete gje amerika e e di mire nga eksperience e vendit te vet.Ajo ploteson me politiken e shtimit te trupat te NATOS. Kujdes qe 60%te ushtarakeve jane nga keto vende.
Patrioteve “AX” dhe “mali”. Une e komentoj Bugajskin nga Seattle (Washington state, USA), prej ku mund te udhetoj ne 50 shtete te United State, me makine apo avion, vetem me “Driver License” ne xhep, pa me ndaluar askush deri poshte ne ne Miami (Florida) ku kaloj pushimet e vitit. Keshtu duhet te behet edhe Ballkani o patriote: pa kufij, me njerez te lire per te punuar ku te kene nevoje dhe te jetojne ne paqe dhe miresi me njeri-tjetrin…
Heqja e kufijve nuk mund te vije para te drejtave njerezore dhe nderkohe qe Serbia dhe Moska vazhdojne me endrrat e tyre imperialiste. Pikerisht kete thote dhe Bugajski. Por ti vazhdo bej si amerikan me driving licence ne pritje te letrave…
Ore george i amerikes qe e do Ballkanin “pa kufij, me njerez te lire per te punuar ku te kene nevoje dhe te jetojne ne paqe dhe miresi me njeri-tjetrin…” pse nuk vjen te jetosh ne ballkan o i mjere po na tregon se si e bredh ameriken??? a nuk ishte dikur ish jugosllavia pa kufij .. dhe cfare ndodhi e ke degjuar gje se per te pare spe pare gje…
Jo zotri nuk jam dakord me ju
Un nuk po analizoj sesa i korruptuar eshte secili vend por po analizoj pikpanjet amerikane ne ballkan
Dhe ne perfundim dal qe ballkani kete harte e ka nga rusia amerika ashtu si po sillet karshi ballkanit po tregon qe ka nderhy vetem per ti prishur pune rusise por pa dashur qe miqte e saj ne kete rajon ti bashkohen perendimit ajo mjaftohet qe autokratet e perkohshem te emruar prej saj te jene anti rus
Psh komunizmi ne shqiperi ra? Jemi te sigurte?
Per mua komunistet me ne krye ramizin bene marrveshje me ameriken qe lan pushtetin dhe caktuan pasuesin berishen
Fatos nano iku me marrveshje dhe jam i bindur qe kurre nuk do hetohet per gjemat e tij
Berisha hyri ne sherr pikerisht se nuk pranoi marrveshjen qe ju dha nanos
Rama gjithashtu do terhiqet po me marrveshje paprekshmerie
Morali?
Morali eshte e kolloj poltike mund te ehet ne maqedoni kusllavet jan prorus ne mal te zi ku gjysma eshte proserbe pra pro ruse
Kurse ne shqiperi ku kemi nje popullsi krejt pro amerikane dhe nuk u jepet e drejta themelore per te zgjedhur (e ritheksoj per te zgjedhur jo per te votuar) kjo kerkon sqarime sepse cdo qeveri qe ka pasur shqiperia nuk emerohej pa pelqimin e tyre dhe si rrjedhoje fatura u shkon atyre qe mbajne ne qeveri keta palo politikane
Pra nuk jemi egjypti ku deshen zgjedhje demokratike dhe kur fituan vllazeria muslimane ata sollen diktatorin alsizi
Shqiperia ska popull antiamerikane prandaj e njejta recete nuk mund ti jepet
Shqiptaret nuk.jane me pro Ameriqen sepse Amerika per 33 vjet e ka shkaterruar dhe grabitur kete popull ne te gjitha kendveshtrimet
Edhe nje here si perhere.
Jo srbet uke u coptuan si shqiptaret. Shqiptaret ishin autokton ne trojet e vets, nje here te pushtuar nga turku dhe pastaj nga shtetet fqinje.
Perkunder shtet fqinje te Serbis u cliruan nga thundra serbe dhe formuan shtetin e vet.
Eshte qesharake te thuash Serbia eshte shtet demokratik
Serbia eshte Rusua e vogel ne Ballkan.
A mendon Z.Bugajski se Nato ne te ardheshmen do jete e angazhuara
me probleme te tjera me te rendesishme, dhe vendet rajonale duhet
te marin pergjegjesin kryesore per mbrojtjen e tyre nga fuqizimi i Serbise,
me kapitale te BE-se dhe Rusise?
Sikur te jete i vertete ky skenar edhe me nje probalitet [25% – 35%], ne
te gjithe duhet te jemi shume te kujdeshem me menyrat tona te shprehjes,
apo formulimit te mendimeve, bindjeve, kerkesave, priteshmerive etj.
A mundet Z.Bugajski te jape disa sqarime per keto lloj mundesirash?
Cfare mund te ndodhe ne se populli Serb behet populli me “pro Amerikan, pro Europjan”,
Ne se ne vendet Euro-Atlantike qe shtrihen deri ne Uralet do arrijne ne nje konses
te qendrushe per paqe dhe stabilitet me bashkepunime serioze ekomomike?
Po te fillojne Serbet te prodhojne produkte qe deri tani jane prodhuar vetem ne disa vende
shume te zhvilluara te botes, sepse kane nje fuqi puntore shum te kualifikuar, dhe tendencat
e tyre territorjale fillojne te shuhen, a do shtohet prestigji i tyre, dhe si do veprojme NE?
Disa Ballkanas Kontrabedale:
Z. Bernabic i thote BE-se: Na jepni Kosoven qe ne te futemi ne BE.
Ndofta ajo mendon se Europa nuk mund te operoje pa Serbine
dhe ka shprese se mund ta mare Kosoven ne forma te terrthorta,
duke filluar me “Zajednicen”, copezimin e Kosoves me mikro zajednica
kudo qe ka edhe 100 apo me teper serbe, e duke shpresuar se me anen
e avantazhesh ekonomike qe mund ti afroje disa kosovareve mund te
asimiloje mjaft Kosovare qe flasin rrjedhshem gjuhen serbe.
Ato mund te thone se kjo eshte menyra me e mire e integrimit te Serbeve
dhe Kosovareve per te jetuar ne paqe dhe mireqenie ne Ballkanin Perendimor.
Kjo nuk eshte menyra me e mire, por sa me te pakujdeseshem, kategorike, percmuse
te jemi, mund te krijojme pershtypje te gabuara dhe te stimulohet nga spektatoret e
KOLOSEUT te perplasen “Gladiatoret Serbe me Gladiatoret Kosovare” sepse ato po
respektojne deshiren e keture dy fiseve ballkanike.
Ato mund te thone:
Ne ju kemi thene me dhjetra here
Te mereni vesh me njeri tjetrin.
Ne JU sugjerojme, rekomandojme,
Por ne NUK ju imponohemi.
Ju keni te drejten tuaj
Te beni zgjedhjen tuaj,
Dhe te mbani pergjegjesit perkatese
Ne situatat e soteshme kaotike, ku te gjitha shtetet kane probleme madhore
politike-ekonomike, dhe pergjegjesite e qeverive jane ne radhe te pare per te
plotesuar kerkesat e popujve te tyre, mendoj se vendimet finale te partnereve,
per rajonin tone, nuk jane kristalizuar akoma, dhe kerkohet durim e mirekuptim.
Me sa kuptohet, nuk po arrihet te gjejne nje konsensus te bashke egzistences
normale me vendet e rajonit ku ne rrojme. Te gjitha alternativat, qe te
shkojne ne mendje, kane nje mundesi te shndohen ne ngjarje reale.
Sa me i madh te jete oreksi i pa kontrrolluar i secilit vend,
aqe me i madh eshte probabiliteti per pasoja te renda, sidomos
kur kemi kerkesa maksimale, qe nuk mund ti arrijme me forcat tona
dhe pastaj te jemi ne gjendje ti mbrojme.
Nuk mund ti kerkojme partnereve te na ndihmojne,
ne se ne kete proces ato demtojne interesat e tyre.
Grindjet, lufta e eger per pushtet, venia e interesave personale,
mbi interesat e kombit, nuk na lene kohen e nevojshme
per tu thelluar sa duhet per gjetjen e zgjidhjeve te mundeshme,
qe do jene ne gjendje ti rezistojne kohes.
Është gabim epiteti fuçi baruti për Ballkanin në historin botërore. Fuçija e barutit të Ballkanit është vetëm Serbia që si rregull mbushet me barut rus të cilsis së lartë dhe shpërthimi i saj bëhet nga Kremlini të cilit i duhet vetëm një fitil, detonator apo ndezës në radhët e qeveritarëve shovinistë serbë si puna e Millosheviçit apo Gebelsit të tij Vuçiçit që të shpërthej fuçia dhe ti ver flakën jo vetëm Ballkanit, por edhe Europës madje edhe botës si në luftën e parë botërore të cilën pati nderin ti jepte shkëndijën e parë nacionalizmi i marrosur serb me vrasjen e arqidukës Ferdinand në Sarajevë.
Kasapi i Ballkanit, vetkuptohet serbd, i asnjë kombi tjetër në Ballkan, druzhe Milosheviç, babaj shpirtëror i vëllaut Vuçiç të Edi Ramës, konsumoj gjithë atë kafshëri të nacionalizmit gjakatar njerzim vrasës serb që të realizonte Serbin e madhe në Ballkan kur Fedarata e sllavëve të jugut u shpërbë, pa ja arritur qëllimit, por
atë që nuk arriti babaj Milosheviç ta realizonte me “bum bum …..kallashnikovët e Arkanëve barbarë serbë” po e arrin me metoda paqsore i biri, Gebelsi i tij, Vuçiç që me dinakri, me përvojën e vëllaut Edi Rama, duke konkuruar dhe bashkpunuar me të, rekrutoj Mc Gonigalët e tij në radhët e qeveritarëve dhe diplomatëve të SHBA dhe BE, Grenelëve, Eskobarëve, Borelëve , Varhellëve , Mishelve, Lajçakëve ……dhe,
nëpërmjet tyre, arriti të krioj defakto Republikën e dytë serbe në Ballkan me president Dodikun dhe së shpejti do të krijoj edhe republikën e tretë serbe në veriun e Kosovës me president ndonjë një Dodik tjetër, republikë më e privilegjuaar se ajo në Bosnje sepse do të ketë edhe njohje nga Kosova dhe ndërkombëtarët, kështu që,
duke mar në konsideratë që Mali I Zi qeveriset nga shumica serbe, në Ballkan kemi katër republika serbe nga një që kishim në kohën e Federatës jugosllave të Titos dhe synimet nacionalizmit serb janë realizuar de fakto.
Përfundimisht, analisti i nderuar Bugajski është shumë i vonuar në rekomandimet e tij për tu përballur me panserbizmin. Së shpejti, me mbështetjen e Mc Gonigalëve të tij në SHBA dhe BE, me përvojën ruse në Ukrainë, me referendume në dy Republikat serbska dhe në Mal të Zi, vëllau Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme edhe të vëllaut Edi Rama Pashiqit, mbasi të krijoj njësit e armatosura të llojit Banjska edhe në Kosovë edhe në Mal të Zi, do të përligj para ndërkombëtarëve pavarsin e republikave dhe më pas bashkimin paqsor të të gjithë serbëve në Republikën pan serbe duke realizuar edhe daljen e Serbis në Adriatik dhe
krijimin e një Pashalimani Rus në Ulqin ose në Tivar për nëndetset bërthamore ruse dhe anijet e zbarkimit dhe ariu rus do të fus kthetrat e putrave të tij direkt në zemër të BE duke patur parasysh që më në veri të Serbisë së madhe kemi Hungarin që kursin tashma e ka në drejtim të lindjes dhe nuk po pyet më fare për Çamberlenët e BE Borelin, Mishelin……..
Nje analist lexova qe keta evropianet,dhe amerikanet po investokan shume ne Serbi,Jo vetem Fiati por edhe te tjera ,ne Industrine e makinave,ushtarake,energjitike,,Po aman ere! po aman ere,.Po njelloj me Serbine i kishim keto industri edhe ca me te mira,,Po JU Evropiano Amerikanet neve na mesuat ti shkaterronim e ti shesim per SKRAP,se nuk benin.
Po Industrine ushtarake ne e kishim Suedeze,Serbet e kishin Sovjetike.Neve na mesuan ti ndryshkim,,Serbet i mesuan ti ruane e ti falin edhe ca te tjera,qe te prodhojne edhe tanke gjermane edhe rraketa franceze.
Po ne Azotikun e Fierit e kishim Monte Catini e bleu kinezi,Juve na mesuat ta shesim tek Kurumi.
Kjo shimpazeja Meloni,qe luan Romeo me Xhuljeten me kete idjotin,mori burimin e kalter dhe do nasjelle nje central berthamor,.Nuk eshte central berthamor fillden i ri,,por eshte nje mbeturine atomike nga ato te ndertuara gjysem shekulli me pare qe u ka mbetur ne dere dhe nuk dine kujt tja rrasin qe te helmojne shqiptaret se shqiptaret kane nje tyryfyl me mendje adoleshenti si Caci Rizait,qe shkonte me komshiet ne shkolle;Aman sa t`me shohin cunat e gjimnazit.
Mali,Rama nuk e ka hedhe ballkanin e hapur,per e mban nen kemish.Tash para disa ditesh ne Beograd u mbajt panairi i venes dhe rama i pershendeti nga Tirana me Twitter.Aty ishte Vuqic,Kovaqeski dhe presidenti i malazez…
Te besh analize per ballkanin, vecanerisht per Serbine, duke lene jashte analize Greqine eshte miopi analitike.Greqi e Serbi, jane e njejta ane e medalies,Greqia fizikisht eshte ne Europ,shpirterisht eshte ne Rusi e Serbi.Faktori fetar, mundet te jete i pa perfillshem ne Shqiperi,ne Rusi-Greqi -Serbi eshte vendimtar. Ne Europ feja ka nje pesh specifike shume te rendesishme,vet Bashkimi Europian eshte formuluar “Bashkim Demokratik Kristian”Vendet e ballkanit perendimor, me popullsi myslymane, me kete lloj formulimi, kure nuk mund te behen antare te ketij bashkimi. Interesat gjeo strategjike(PAZARET) e fuqive boterore, mundet qe edhe Serbine ta futin ne Europ, Greqi e Serbi kure nga ana Psiko-shpirterore nuk do te jene europiane.
Kurani qe eshte ne dispozicion sot eshte botuar 200 vite pas vdekjes se Muhametit.
Nuk gjendjet asnje kopje e shkruar ne kohen e Muhametit.
Si ka mundesi te kete ndodhur nje gje e tille?
Profeti Muhamet, ne Kuranet qe egzistojne, rezulton se ka pasur nje respekt te madh
per krijusit e fese monotheiste para tij dhe eshte mbeshtetur tek ato.
Profeti Muhamet ka zhvilluar doktrinen e tij, qe pranon se ka vetem nje perendi,
the i zhvillon ate qe ka perjetuar gjate shkrimit te Kuranit, ne perputhje me problemet
historike te periudhes qe ka jetuar. Njera nga Grate e tij, ka qene Cifute.
Ka shume mundesi qe ne kohen e “Abbaside Chaliphate” jane bere modifikime
te pjeseshme e te vogla te Kuranit, per te ngjallur urejte ndaj Krishterimit.
Se me te Krishteret, mund te keshe miqesi, vetem ne se ato e ndryshojne fene
dhe behen Mysylmane.
Po te jete e vertete, pse e kane bere kete modifikim?
Ndofta kane patur synimin te pushtojne Perandorin Bizantine dhe me vone te marin Europen.
Kjo do kerkonte sakrifica te medha dhe armiqt e tyre duheshin konsideruar “djaj te vertete”.
Ne shqiptaret, duhet te kemi “Fene tone, Shqiptarine” qe respekton te dyja besimet e tjera
monoteiste, qe ne themel kane shume gjera te perbashketa nga pikpamja e vlerave morale.
Histori suksesio i drejtorit te lali Erit,ne shkrimin e Pamflet-it ne YouTub qe u hoq brenda 24 oreve!
Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit
Kurre Europa sna ka dashur
Hasem perjete do ta kemi
Mblidhni mendjen shqipetar
Gjerat troc duhet ti themi
Vec Enveri ju erdh hakut
Ndaj shpetuam tash sa mot
Me keta politikan qe kemi
Te gjithe ju llapni me kot
Duhet sot ti mbledhim ment
Te pastrojme vete halete
Se po pritem Europen
Zhberja e sigurt na pret
Jonuzi ka të drejtë në analizën e tij. Kjo analizë për mendimin tim kuptohet kshu:
– Shtetet Ballkanike duhet të organizohen dhe të bashkohen për të ruajtur vetë paqen dhe stabilitetin në Rajon dhe të mos presin më ndihmë dhe përkrahje nga USA dhe UE të cilët kanë halle të tjera në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Me sa duket Perëndimorët po fillojnë të kuptojnë një të vërtetë historike-që nuk është Serbia ajo që ka nevojë për USA dhe UE, por është Perëndimi që ka nevojë për Serbinë dhe ta kthejë atë në anën e saj. Më në fund Perëndimi po kupton që Serbia ka edhe alternativa të tjera përveç Perëndimit, siç janë afrimi i mëtejshëm me Rusinë, Kinën, BRICS, ose thjesht fare me vendet asnjanëse (të pa inkuadruara si quheshin dikur).
Ajo (SRB) ka shumë përvojë në këtë fushë, historia e saj e provon këtë fakt dhe prandaj diplomacia e saj është shumë aktive në kto drejtime dhe shumë skeptike ndaj UE dhe sidomos ndaj USA të cilës ende nuk ja ka falur bombardimet e fudviteve ’90. Kush ka qene atyre anëve e kupton se për çfarë bëhet fjalë, sondazhet e ndryshme e nxjerrin Serbinë (qytetarët e saj) që kundërshtojnë deri në masën 54%-56% kundër UE dhe në masën mbi 80% kundër kompromisit “lëshoni Kosovën në këmbim të antarsimit në UE”.
Evropa e pj3rdhur dhe e pa fuqishme po kupton që rruga e presionit nuk jep rezultate, po kupton që më mirë “ti marrim krahët me të mirë dhe me hile” sesa nga presioni i madh i ushtruar mbi Serbinë ta shtyjë atë në mënyrë të pakthyeshme në krahët e Rusisë dhe të Kinës apo drejt realiteteve të reja të politikës globale. (BRICS, Vendeve Neutrale, etc)
Evropa e shthurur politikisht dhe tashmë pa identitet po kupton që Realität nicht eshte ai i 25-30 vjetësh më parë. Në Rusi nuk është më pijaneci B. Jeltcin, në Kinë nuk është më një klasë politike me prejardhje rurale si ajo e viteve 80-90 e cila heshti kur i bombarduan Ambasadën në Beograd dy herë sepse guxoi tinëz të fuste hundët në konfliktin midis NATO dhe ex-YU. Nëse SRB ka alternativa të tjera, Shqipëria nuk ka dhe ska pse të ketë, ajo ka vetëm vetveten dhe Perëndimin sepse çdo alternativë tjetër do të ishte Jo-Natürale për të. Edhe 3 vendet e tjera që përmend Jonuzi pra MNE/BiH/MKV/ nuk kanë alternativa dhe shanse të tjera sepse janë vende me popullsi heterogjene dhe shpeshherë në antagonizëm midis ktyre etnive të cilat krijojnë destabilitet për kto vende.
Kështu në kto rrethana të reja, Vendet Ballkanike kanë të vetmen alternativë që të mbijetojnë : Të koordinohen në politikat e jashtme dhe të brendshme të tyre për të përballuar hegjemoninë e Serbisë nëse ajo do të shfaqej hapur.
Nga Evropa e pj3rdhur dhe në prag të shpërbërjes apo të konfuzionit dhe shthurjes politike të saj, të mos presin asgjë! As nga USA të mos presin më asgjë, sepse ajo tashmë ka prioritete të tjera, siç janë lufta në Ukrainë, Lindja e Mesme, dhe sidomos dominimi i Paqsorit dhe përballja e radhës me Kinën.
Z. Demo:
Hajdutet i shkaterruan Vreshtat per te mare hekurrat, Shume shtylla te tensjonit te larte per te bere krevate,
Vodhen tubat e drenazhimit ne fushen e Lezhes si dhe shkatrruan stacionin pomponte ujin gjate permbytjeve.
Po keshtu vodhen guret e rruges automoblistike per te ndertuar shtemit e tyre. Ato “besonin apo mashtronin” veten se po mernin pjesen e tyre te pasurise kombetare, qe rregjimi e quante pasuri e popullit.
Personat qe po kapnin pushtetin, vodhen fabrikat e punishte te shumta, kombinatin poligrafik etj, jo per ti nperdorur por per te shitur paisjet, nje pjese e madhe e te cilave thuaj ne ate kohe se shitej ne Malin e Zi, thjesht ne baze te peshes se hekurit qe permbanin tornot, frezat, etj. Keto jane vjedhje me permasa “BIBLIKE”.
Tamam sikur u hap toka dhe u krijua nje lum i rrembyer qe i mori te gjtha kontributin e brezave te asaj kohe dhe e flaku ne fund te detit Adriatiik.
Kush jane keto individe qe baterdisen Shqiperine? Nje pjese e madhe e tyre mund te identifikohen edhe pas 30 vitesh. Nuk i mesuan Amerikanet e Europjanet, “Hajdutet e Shqiperise” ti conin per skrap tornot e paisje te tjera mekanike,me vlere mijra dollare.
Kush e grabiti kombinatin poligrafik?
Flitet se jane disa nga VIPAT e asaj kohe qe i perkasin elites,
qe moren pushtetin ne fillim te viteve 1990.
Disa nga ato vepra industriale te kohes se Komunizmit ishin me humbje,
Si kombinati i “Celikut te Partise se Punes”, e shume vepra te tjerate tjera.
Z. Sali Berisha nuk i di te gjitha, por bahkepuntoret e tij te asaj kohe,
E dine shum mire kush i rrembeu godinat e fabrikave e shndruan ne depo,
U shiten si “HEKURISHTE”, Paisjet e Shtrejta dhe i perdoren objekte per
qellime te ndryshme.
Z.Berisha mund te jape nje kontribut me vlere, per te gjetur keto plackites, qe
jane ne kuptimin e vertete te fjales, BASHIBUZUKET Shqiptare pas viteve 1990,
qe te vendosi ne vend nderin e pjeses kryesore te simpatizanteve dhe rrethit te tij
te brendeshem qe “Nuk Kane Gisht” ne keto maskaralleqe,
me vlera “mijra here me te madhe” se apartamente te zona e Klubit Partizani,
Kulla te ndryshme, e objekte ne gjirin e Lazrit, Vlore, Dhermi, ….., e kudone Shqiperi.
Te pakten ato qe quhen sot “OLIGARKE” kane kontribuar ne ndertimin e Shqiperise,
Tiranes, ….. , Nuk kane shitur paisje te shtrejta si hekurishte per skrap, e gjera te tjera.
Vertet Kombinati metalurgjik dilte me humbje,por Fakt eshte,qe nga gjithe Industria e rende,e lehte,nxjerrese,perpunuese,ushqimore,ushtarake,,SOT VETEM KOMBINATI METALURGJIK PUNON.Me emer dhe pronesi turke del me Fitim,me emer shqiptar Kombinati Metalurgjik,delte me humbje.Se nuk dilte nje koke me e mencur se kkoka turkut,ti kthente Furrat e shkrirjes me mineral,ne furra shkrirje me SKRAP.
Keta perendimoret kur e kane nxjerre ate llafin:Koke Turku,, per koke turku kane llogaritur shqiptaret.
Kunder krujes luftoi nje Ballaban nga Batra Martaneshit,Kunder Budapestit luftoi nje Abdullah nga Peqini,Kunder Egjiptit luftoi nje MehmetAli nga Zemblaku,per Greqine luftoi Bitheguri me AliFarmaqin me Marko Camin,,Ja, per keta e ka pasur llafin Evropa qe thote per bedelat SHQIPTARE-Koke turku.
Se turku vete ja ka fut shqiptarit gjithe jeten,.Gomare per te bart uje ne Dasem,i ka perdorur.
Se ku e mesuan kete tabiat keta Perendimoret.?
prishni Fabrikat se jane te vjetruara,,prishni armet se juve ju pellcasin ne dore..
Te vetmet arme qe Rusia u kapi luftetareve Ukrainas,,ishin armet e prodhuara ne fabrikat e armeve ne Shqi[pri,qe pasken qene jo vetem efikase,por edhe shume moderne,,sepse ato fabrika u mbyllen qe 33 vjete me pare,Vucic mburrej sot se Perendimoret po investojne nje Fabrike tjeter te Fuqishme me Investim 100& perendimor ne Vranje te Serbise.
Perendimi punoka me dy Standarte.Nje per Shqiprine,,Nje per Serbine.
Shqiperise i thote:Ti xhvishu nga Industria,nga blegtorianga bujqesia,nga ushtria,Te duam pa breke fare.,PER TY KA VETEM TURIZEM.
Qe ta besh Turizmin bio,na merr edhe LHL te e Asadit,na dhe varrezet greke,na dhe plerat e Evropes,Centralet Atomike te Cernobilit,qe i kane mbetur Italise,Na dhe Afrikanet e Italise,dhe na jep Detin,Burimet,Naften,mineralet,floririn,Butrintin,Durresin,,se ju nuk dini ti menazhoni,Nuk dini t`i perdorni,Jeni te prapambetur,.
Serbise i dergon milarda,Investime,Fabrika,Autostrada,Industri makinash,armesh.
Po!Evropa I ka derguar kete melomken ketij Edi hollywoodit
Keq me vjen ere,mos ja dhes passionin,,Por me puth ate shimpazene,Melonin,,eshte si me puth Xhevrie shtremben me kpuce me taka me corrape najloni,.
Demo Kontraversi fanatik dhe adhurues i pjellë s fanatike enveriste, pseudoliberalit Fatos Nano, që gjoja modernizoi Partinë Socialiste, por në fakt vetëm sa vodhi me Xhoanën dhe mbushi valixhet me dollarë:
Nuk ka dale kot shprehja: “Demo i është fut punës si turku sumës !”
njashtu dhe:
METALURGJIKU I ENVER KASAPIT TE SHQYPTAREVE, ISHTE E NJE TEKNOLOGJI E VJETERUAR QE KINEZET E MAOS NUK E PERDORNIN ME DHE IA NGECEN SHQYPTAREVE SI PLAGE TE HAPUR !
Por ajo që the se turku ia ka futur dhe vazhdon t’ia futë shqyptarëve është e vërtetë se shumë shqyptarë janë bërë turq në Tur qi.
Prandaj:
MOS E HA SAPUNIN PER DJATHE, MJAFTON TE HASH DJATHIN PER DJATHE, SE DJATHI NUK ESHTE DJATHE !
Nuk kam qellim te debatoj me njeri ketu, por duhet te kuptojme se ishin dy sistem krejt te ndryshme ekonomike. Socializmi nje ekonomi krejt e mbyllur nga tregu, dhe gjithcka percaktohej nga komisioni i planit te shtetit cfare do prodhohej, sasia e cmimi.
Kjo industri qe ne trashguam pas 90, u shkaterrua dhe nuk arriti te provohej ne se ishte eficente ose jo ne nje ekonomi tregu. Nuk do te ishte me mire ti pershtatnim, modernizonin, mire administronin perpara se te merrnim “vendim” ti shkaterronim, sepse do te merrnim cekun e bardhe. Shiko cfare po bejne Serbet dhe Italianet po pershtatin industrine egzistuse te makinave (gas) qe te jete ne gjendje te prodhoj makina elektrike.
Ka shume shembuj qe nje pjese e tyre kane qene dhe jane efficente, si hidrocentrale, industria e nxjerrjes se naftes, ose metalurgjjiku qe permendi z. Demo.
Po vreshtat, ullishtet, apo plantacionet me agrume, dhe ato duhej rafshoheshin e zhdukeshin se ishin me humbje.
E njejta barbari vazhdohet dhe sot, duhet te prishet porti i durresit per te harxhuar miliarda te bejne nje te ri ne nje cektine. Kjo me kujton nje gazmore nga i madhi Z. Kulla ” i ziu Meto Godole, prish shtepi e nderton kasolle”
Ishin pasuri kombetare, panvarsisht nga ngjyra (kuqe ose blu) dhe eshte shume e lehte te prishesh se ti ndertosh.
Ta mbyll se mos ju lodha me te shkruar, populli thote me mere te dish se sa te kesh.
demo:
Ne dallim nga superintelektuali qe hedh vetem llogje budalli pa asnje llogjike komenti per temen e debatit, por vetem bulizon dhe tallet me komentuesit e tjere, dua te ve ne dukje se Metalurgjiku sot punon sepse e ka blere turku kjo eshte qesharake, dhe aspak korrekte, sepse ajo qe punon turku ne Elbasan mund te quhet PUNISHTE HEKURI KURUM dhe jo Kombinat Metalurgjik, turqit blene nga NSHMI fabriken e petezimit qe ishte 10 % e Kombinatit Celiku i Partise, furnaltat e gizes, uzina e celikut, uzina mekanike, uzina e koksit, uzina e oksigjenit dhe azotit te lenget, uzina e nikel-cobaltit, rezervuaret e gazit, TEC i Kombinatit, dhe shume e shume uzina ndihmuese te tjera nuk ekzistojne me, KURUMI i Erdoganit nuk paguan taksa ne shtet, nuk paguan tatim fitimi si Bankersat e Fierit, por kjo nuk eshte e gjitha, KURUMI i Erdoganit nuk paguan energjine elektrike ne shtet sepse kehtu ka vendosur Edi Rama sikur hidrocentralet t’i kishte prona te babes se vet dhe Shqypnia Ministe nuk ka institucione ndeshkuese per kete hajni qe po kryen Edi Rama me pasurite tona kombetare, as Komisioni i Larte i Shtetit, as Prokuroria, as SPAK qe po tallet me inceneratoret e Tiranes.
KESHTU SI KURUMI MUND TE PRODHOJE HEKUR NGA SKRAPI EDHE DUDUMI NE ELBASAN
dhe:
Nuk eshte aspak e vertete qe Metalurgjiku qe na falen kinezet ishte teknollogji i vjeteruar si pretendon superintelektuali me humor enverist. E verteta eshte se arsyet e falimentimit menjehere pas venies ne pune te kesaj vepre madhore per Shqypnine ishin disa dhe adnje prej tyre nuk ka te beje me nivelin teknollogjik te Kombinatit te Elbasanit, Projekti kinez ishte kopjuar teresisht nga BRSS qe ishte teknollogjia me moderne sovjetike ne ato vite 70 – te. Madje te gjitha shkrimet dhe udhezimet mbi projektet kineze ishin ne gjuhen ruse. Sot ne Ukraine dhe Rusi punojne shume Kombinate Metalurgjike te ngjashme me ate te Elbasanit, te asaj kohe madje ne zonen e Donbasit ku luftohet dhe prape puna vazhdon, Ukraina vazhdon te furnizoje Boten me hekur dhe llamarina celiku, madje edhe Shqypnine me Kombinatet Metalurgjike te saj me teknollogji me te vjeteruar se Kombinati i Elbasanit,
PO PSE ATEHERE FALIMENTOI KOMBINATI I ELBASANIT?
Sic e permenda arsyet jane shume, por asnje nuk eshte me faj kinez, por nga injoranca e shqyptare ne pergatitjen e kerkeses per oferte. Analizat e minerali te hekurit nga Pishkashi j’u dhane kinezeve me perqindje artificialisht te larta te permbajtes se hekurit si nje mburrje tipike dallkauke per te bindur kinezet per te pranuar kerkesen shqyptare, kinezeve j’u fsheh permbajtja e larte e nikelit ne mineral qe do ta bente me vone gizen e furnaltave te pa shiteshme ne tregun nderkombetar, po keshtu ndodhi me analizat e qymyreve shqyptare qe do te sherbenin per te prodhuar koksin qe rezultuan me pas plehra te padobishme dhe Shqypnia u detyrua pas venies ne pune te Celikut te Partise te importonte edhe mineral, edhe koks per ta shitur gizen dhe celikun jashte Shqypnise sepse Kombinati iElbasanit i mbulonte nevojat vjetore te vendit per disa dite pune dhe menjehere doli ne pah se largesia e Kombinatit te Elbasanit nga Porti i Durresit rezultoi te ishte fatal per konkurencen ne tregun e lire dhe fundi erdhi shpejt, fund te cilin e kuptoi edhe Mehmet Shehu kur i shkruajti Enverit per mbylljen e Kombinatit Metalurgjik, para se Enveri ta vriste dhe ta shpallte si poliagjent.
KJO ESHTE E VERTETA PER METALURGJIKUN E ELBASANIT
Ky informacion është i vërtetë.
Minerali i hekurit ishte i përzier me lëndë të tjera dhe ii një cilësie mizerabël.
Adil Çarçani u konsultua me Naum Strallën i cili ishte nje inxhinjer kimist dhe ekonomist i jashtezakonshme
Naum Strallës i tha se kombinati do dilte me humbje të rënda ekonomike
per shkak të cilësisë të ulët të mineralit të hekurit dhe mungesës së kokosit që duhej të importohen nga Polonia.
Adil Çarçani i tha Naum Strallës se Enveri e ka vendosur që kombinati duhet të ndërtohet.
Naum Strallës i tha se po të jetë marrë vendimi, kombinati duhet të jetë shum me i vogël, rreth 30% i vlerës fillestare.
Por me sa kuptohet ………………
Naum Stralla nuk ishte antar partie,
Ndofta i vetmi hero kombëtar për kontribut ne ekonomi, jo komunist, ish drejtori i shkollës tregtare te Vlorës qe organizoj demostraten anti fashiste kundër pushtimit t Shqipërisë nga Musolini.
Kjo figure e shquar e kombit eshtelene ne errësire, sepse edhe bërë një fallsifikim i jashtezakonshme i historisë te Shqiperisë ne lidhje me herojve te vërtetë te saj.
Tashti nuk duan të rikujtojnë historin e vërtetë të kombit, se Kane interesa personale për marrëdhëniet të mira me vendet Europjane.
Intelektual e di shume mire se sa perqinde te kombinatit metalurgjik zejne furrat e Celikut dhe nje repart petezimi qe kane okupuar turqit e Kurum.I di edhe dy hidrocentralet mbi Bistrice qe ua shiti Berisha badjava pasi i rikonstruktoi me buxhetin e shqiptareve, I di dhe C`doganimet qe nuk i paguajne,qe jua kapi gafil Denjon Mejdani dhe Edi Rama ne vendqe te gjobiste Kurumin,perjashtoi nga puna djalin e ish presidentit.I di dhe inxhinjeret shqiptare qe i shnderruan furrat e celikut nga furra minerali,ne furra Skrapi me Energi elektrike.
po lere kurumin,se Paska dale nga Hamami bytha qe fend,cironka kapterr kasketes,superintelektuali qe nuk i ze bytha vend se ja ka taposur nje kapterr tjeter me shkolle dite.
Ja sa te zgjohet Pikepyetja,se ay te mbyll ne Hale deri per vit ri.
demo:
Le ta leme per nje moment Kombinatin e injorances shqyptare ne menaxhimin e shtetit “Celiku i Partise” dhe te hidhemi te Azotiku i Fierit investim kinez po keshtu me petkun e Montecatinit italian qe permend ti sepse Kines nuk i lejohej ate kohe te investonte ne Evrope, por kjo kompani italiane qe ishte ombrelle kineze e Azotikut te Fierit kishte falimentuar me pare si kompani, ja cfare shkruan interneti:
“…Në vitin 1959 Montecatini filloi ndërtimin e një fabrike në Brindisi për prodhimin e derivateve të polipropilenit, duke përdorur financimin nga Cassa per il Mezzogiorno. Ndërtimi i fabrikës rezultoi i dështuar qe ne zanafille. Gabimet gjatë fazës së projektimit dhe ndërtimit të uzinës çuan në kosto më të larta dhe angazhimi financiar që rezultoi pati një ndikim të madh në buxhetin e kompanisë. Administratori, Giustiniani u detyrua të jepte dorëheqjen, duke nisur kështu një situatë destabilizuese që do t’i jepte fund ekzistencës së Montecatinit. Në fakt, në pesë vitet në vijim pati beteja të brendshme për epërsi që çuan në një situatë pasigurie. Situata vazhdoi deri në vitin 1966 , vit në të cilin Mediobanca konceptoi dhe mbështeti inkorporimin e Montecatini në kompanine Edison operacioni u krye dhe Montecatini pushoi së ekzistuari, ndërsa Edison gjithashtu për të mos humbur një markë historike të industrisë kimike, mori emrin e ri Montecatini Edison dhe për rrjedhojë Montedison me veprimtari ne nje fushe tjeter te industrise…”
atehere:
PSE KISHTE FALIMENTUAR AZOTIKU FAMOZ I FIERIT QE HELMONTE NATE E DITE FIERIN DHE GJANICEN SI NJE KULCEDER KINEZE E PAPARE?
Ja perseri ta spjegon intelektuali pa nevojen e Naum Stralles te dallkaukut Adil Carcani inxhinier mekanik me shkole nate me dipllomen e te cilit tallej Mehmet Shehu. Ja si e spjegon intelektuali pse falimentoi Azotiku qe ne fillim te viteve 80 – te kur industria e plehrave kimike ne Bote kishte filluar perdorimin e gazit natyror te lire dhe me efikas dhe per kete arsye cmimi i plehrave azotike, ureja apo nitrat amoni kishte rene ndjeshem, Enveri e kishte kuptuar me kohe kete rrezik ne rritje dhe i meshoi zbulimit te vendburimeve te gazit, por pa rezultat gje e cila e beri urene e Azotikut te Fierit jo konkuruese ne tregun nderkombetar, madje perseri Mehmeti ne nje raport te tij informonte Diktatorin se me me leverdi ishte qe urene ta importonin se te prodhohej ne Azotik,
KJO ESHTE E VERTETA E VEPRAVE TE MEDHA TE 5 VJECAREVE TE MEGALLOMANISE DHE INJORANCES KOMUNISTE SHQYPTARE NE DREJTIMIN E SHTETIT