Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anketa e investitorëve të huaj: Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Anketa e investitorëve të huaj: Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore
AktualitetEkonomi

Anketa e investitorëve të huaj: Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

Published: October 26, 2023
Shpërndaje

Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj. Në anketën e këtij viti të zhvilluar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vend u përmirësua me 6 pikë në raport me një vit më parë. Megjithatë, treguesi prej 46 pikësh, nga 100 të mundshme mbeti sërish poshtë mesatares.

“Në këtë drejtim, po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.”

Investitorët e huaj u shprehën optimistë gjithashtu për situatën ekonomike duke e vlerësuar atë me 52 pikë nga 100 të mundshme. Në raport me një vit më parë, treguesi u përmirësua me 8 pikë.

- Publicitet -

Megjithatë, përfaqësuesit e kompanive të huaja u shprehën shumë të shqetësuar në drejtim të gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar. Treguesi u përkeqësua me 7 pikë në raport me një vit më parë.

“Kjo nevojë dhe qasje u evidentua edhe me nënshkrimin nga ana e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të Marrëveshjes Rajonale për Njohjen e Ndërsjellët të Kualifikimit Profesional, falë së cilës do të lehtësohet edhe më tej lëvizja e profesionistëve, duke siguruar shfrytëzim më të madh të potencialit të burimeve njerëzore në vendet e rajonit.”

Pavarësisht përmirësimit të disa treguesve, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, klima e të bërit biznes vijon të jetë problematike për shkak të sistemit gjyqësor, mungesës së transparencës nga qeveria, pamundësia për forcë punëtore, legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?