Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në pesë qytete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në pesë qytete
AktualitetKronike

Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në pesë qytete

Published: September 25, 2026
Shpërndaje

Një vendim i paprecendetë është marrë te Shëndetësia, pasi Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka anuluar zyrtarisht tenderin 50 milionë euro për shërbimin e dializës gjatë katër viteve të ardhshme, edhe pse kishte shpallur fitues të kësaj procedure suedezët e Diaverum.

Disa gabime të rëndësishme që përmbajnë dokumentet e tij, rezultojnë të jenë arsyeja e anulimit të tenderit sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurorimeve Publike.

Megjithatë, anullmi i një tenderi kaq të madh pas shpalljes së fituesit, është një vendim shumë i pazakontë.

- Publicitet -

Cili ishte tenderi?

Bëhet fjalë për tenderin për shërbimin katërvjeçar të dializës, i cili u finalizua në 11 shtator. Tenderi u shpall nga ish-drejtoresha e Operatorit, Arisa Cane, vetëm pak minuta pasi Klodiana Spahiu kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë duke zëvendësuar Evis Salën.

Por, menjëherë më pas ka ardhur edhe lëvizja e radhës. Pasi Cane shpalli fituesin e tenderit, ministria Spahiu firmosi menjëherë shkarkimin e saj nga posti i drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore duke e zëvendësuar me Yllka Shetan.

Ajo që mbetet ende e paqartë, janë gabimet e rëndësishme që mund të jenë gjetur dhe që u bënë shkak për anulimin e tenderit, vendim i drejtoreshës Yllka Sheta. Kjo e fundit, është akuzuar publikisht nga opozita si kushërirë e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

‘Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro’, denoncoi deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia menjëherë pas emërimit të Shetas në krye të OSHISH.

Ndërkohë, nga ana tjetër, nuk dihet nëse kompania suedeze Diaverum do të ankimojë vendimin në KPP dhe më pas në rrugë gjyqësore për të kërkuar kompensim.

Sakaq, Operatori i Shërbimeve të Integruara duhet të argumentojë dhe të bindë gjykatën që arsyet për anullimin e tenderit ishin legjitime.

Ndërsa rrisku më i madh, është fakti që kompania e shpallur fituese mund të marrë kompensim të majmë.

Për rrjedhojë, do të duhet të paguhet dy herë, si për kompensimin e Diaverum, të cilës ja hoqën tenderin pasi e shpallën fituese ashtu edhe për fituesin e ri që do të përzgjidhet. / Kapital

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?