Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli e dënoi me 25 vite, Gjykata e Lartë rikthen burgun përjetë për Dritan Dajtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apeli e dënoi me 25 vite, Gjykata e Lartë rikthen burgun përjetë për Dritan Dajtin
KronikeLajmi i fundit

Apeli e dënoi me 25 vite, Gjykata e Lartë rikthen burgun përjetë për Dritan Dajtin

Published: 11 Qershor, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009.

Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Vendimi:

- Publicitet -

Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ulja e dënimit

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar dhe më 9 shkurt 2019 dënoi në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani.

Kështu, gjykimi i shkurtuar i ka dhënë të drejtën Dajtit të përfitojë nga ulja e dënimit me 1/3-ën. Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve, ndërsa vendimi u dha pas disa seancash shtyrje për mosformim të trupit gjykues. Për shkak të “konsumimit” të gjyqtarëve të Tiranës, procesi ndaj Dajtit mbeti në dorën e 5 gjyqtarëve të deleguar nga rrethet.

Konkretisht, në trupin gjykues ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët: Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që autori i vrasjes së 4 punonjësve të Policisë, gjykohej në Apel, pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv Policie.

Ky vendim u kthye nga Gjykata e Lartë për rigjykim, për shkak të shkeljeve të konstatuara, kryesisht për mungesën e një avokati mbrojtës.

Ngjarja

Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua dhe u dënua me vendim të formës së prerë, me 25 vite burg, ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës Policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

Pas konstatimit të këtij automjeti, grupi operacional ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtyre personave. Në këtë moment, policët janë afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg” me tri automjetet e tyre. Sapo janë afruar te mjeti “Touareg”, punonjësi i Policisë, Fatos Xhani, ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen “Ndal, Policia!”, i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë.

Po nga brenda makinës, nga i njëjti person është hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës, sedilja e pasme nga brenda jashtë, me dy armë zjarri ku për pasojë, ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Sajmir Duçkollari. Sipas Prokurorisë, personi që qëlloi nga brenda “Touareg”-ut dhe vrau dy punonjësit e Policisë, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit, dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të Policisë, Altin Dizdari.

Nga shkëmbimi i zjarrit, pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja, ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari si dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin. Pasi ka kryer këto veprime, personi që doli nga makina vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit me një çantë që kishte krahëqafë.

Me pistoletën që mbante në dorë ka qëlluar dy herë në drejtim të Petrit Sulkës, i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh, në momentin që po përleshej me personin që arriti të largohej. Dritan Dajti është arrestuar disa minuta më vonë i plagosur, ndërsa gjatë procesit ai është shprehur se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • Haka Tekizoti thotë:
    11 Qershor, 2024 te 12:06 pm

    Bravo Gjykata!

    Përgjigjiuni
  • pilo Lala thotë:
    11 Qershor, 2024 te 12:33 pm

    Te vrasesh nje polic, eshte vrasje shteti, ky e ka vrare shtetin 4 here, ndersa shteti Sali Berishes nuk e mbante dot ne burg, por dergonte gjyqtare legena te cilet nga presioni u detyruan ta kthenin ne 25 vjet.
    U desh drejtesia e re, te coj ne vend amanetin e 4 policeve te vrare nga nje kriminel Dritan Dajti.
    Aty ne burg le te bej karriere, por femijet e 4 policeve te vrare, u qetesuan per drejtesine qe moren.

    Përgjigjiuni
  • Rroft Luli thotë:
    11 Qershor, 2024 te 1:11 pm

    KY VENDIM KA SHKELJE.
    NENI 79/B “VRASJA E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT”THOTË:
    “KUSHDO QË VRET PËR SHKAK TË DETYRËS PUNONJËSIN/IT E POLICISË SË SHTETIT,DËNOHET ME BURGIM JO MË PAK SE 30 VJET OSE ME BURGIM TË PËRJETSHËM.”.
    (LIGJI NR.7895,DT. 27.01.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,I NDRYSHUAR,TIRANË 2014).

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    11 Qershor, 2024 te 1:32 pm

    VO:
    -OK,Gjykata e LARTË..!
    -Krimineli D.Dajti vrau 4 popic në 2009 dhe po lirohej fare nga drejtësia e TREDHUR E SB 92,TURP.
    -Kjo..pasi babai i Kriminelët D.Dajti ka kën KUZHINER I S.BERISHËS-PRESIDENT..fatkeqsi Kombëtare-Shqipëri Kosovë..!
    -Megjithatë,Krimineli D.Dajti duhet të ruhet se mos ikën nga burgu. !
    -Rroftë GJL.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Filoeuropiani në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  2. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  3. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  4. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  5. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?