Të paktën gjashtë persona u vranë në ishullin Maui në Hawai të mërkurën, pasi erërat e egra të shkaktuara nga uragani ‘Dora’ shkaktuan pjesërisht zjarre shkatërruese në të gjithë ishullin, që tashmë i ngjan një pamjeje apokaliptike, thanë zyrtarët.
Kryebashkiaku Richard Bissen Jr tha se “ne jemi ende në një mënyrë kërkimi dhe shpëtimi” dhe shtoi se disa njerëz mbetën të pagjetur. Ka të paktën qindra të lënduar dhe miliarda dollarë shkatërrime në bregun lindor, nga moti i keq prej të hënës.
Guvernatori në detyrë Sylvia Luke lëshoi një shpallje emergjence pasi ato që ajo i quajti “zjarret e paprecedentë”, të cilat filluan të martën, vazhduan të përhapen në ishujt Hawaii (të njohur si Big Island) dhe Maui. “Siguria e banorëve tanë është parësore dhe kjo shpallje emergjente do të aktivizojë Gardën Kombëtare të Havait për të mbështetur reaguesit e urgjencës në komunitetet e prekura,” tha Luke në një deklaratë. Menjëherë u aktivizua Garda Kombëtare.
Ndërsa zjarret vazhduan deri të mërkurën, spitalet e Maui u mbingarkuan me pacientë që vuanin nga lëndime dhe sëmundje të lidhura me zjarrin. Shkollat u mbyllën rreth ishullit dhe mijëra banorë mbetën pa energji pasi u rrëzuan dhjetëra shtylla të shërbimeve.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret, por Jeff Powell, një meteorolog në Honolulu, tha se ato u ndezën “një lloj për shkak të uraganit Dora, por nuk është një rezultat i drejtpërdrejtë”. Uragani Dora, kaloi në Honolulu dhe krijoi erëra të fuqishme e shkatërruese. Shërbimet Kombëtare të Motit paralajmëruan për shpejtësi të erës deri në 60 mph dhe paralajmëruan ata në zonat e prekura që të prisnin ndërprerje të energjisë dhe vështirësi në udhëtim.
NWS tha se “kushtet shumë të thata” dhe “erërat potencialisht të dëmshme lindore” do të vazhdojnë “kushtet e rrezikshme të motit të zjarrit” deri të mërkurën pasdite. “Fakti që kemi zjarre në zona të shumta si pasojë e tërthortë nga një uragan është i paprecedentë; është diçka që banorët e Hawaiit dhe shteti nuk e kanë përjetuar”, tha Luke.
