Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Ndryshe nga shumica e shqiptarëve të njoftuar për transmetimin e një interviste me ish-zv/kryeministrin Ahmetaj, unë nuk prisja asgjë të re dhe, sidomos, asgjë të ndjeshme nga ajo intervistë. Arsyeja e këtij gjykimi rrjedh ngaqë kam pasur dhe kam bindjen se shumica dërmuese e klasës politike, ashtu si, fatkeqësisht, edhe e shoqërisë shqiptare, është e korruptuar, e zvetënuar moralisht dhe e çoroditur qytetarisht.
Pas gati 35 vjet lufte imorale kundër çdo ndjenje idealiste, çdo sakrifice individuale në shërbim të shoqërisë dhe kundër kujtdo që propagandon apo përfaqëson ato ideale e sjellje dhe, nga ana tjetër, po kaq gjatë hyjnizimeve të “lirisë dhe iniciativës private”, pa kurrfarë kufizimesh dhe kufijsh etikë dhe ligjor, pas lartësimit të hajnave dhe ligjshkelësve, favorizimit të batakçinjve në jetën e përditshme shoqërore, mediatike dhe politike, ne kemi korrur ato që kemi mbjellë. Madje, nuk e kemi korrur ende të gjithën.
Nëse z. Arben Ahmetaj do të ishte një politikan idealist dhe i përkushtuar ndaj vendit e popullit, kam bindjen se nuk do të kishte pasur shanse të mbërrinte në postet që i ishin dhënë, ose do të largohej shpejt prej aty, duke i dhënë mundësinë t’i bënte të ditur opinionit të gjitha lojërat e pista që luhen në prapaskenat politike dhe qeverisëse. Mirëpo, ai nuk i përket asaj race.
Prandaj, edhe intervista ishte thjesht një marrëveshje win-win (me përfitime të dyanshme) midis intervistuesit dhe të intervistuarit. I pari do të plotësonte një detyrë dhe shërbim politik kundrejt “çetës” tjetër politike, kleptokrate e non grata, ndërsa i dyti do të përpiqej të krijonte një “provë” për kërkesën e vet për azil politik në shtetin ku jeton prej pak muajve.
Pas transmetimit të intervistës, ndërsa pala “e paditur”, pra qeverisja heshti në shenjë mospërfilljeje, çeta e imam Saliut fërkoi duart dhe thirri “eureka!”, me demek se iu erdhi zogu në dorë.
E vërteta është se z. Ahmetaj është thjesht vetëm njëri prej politikanëve të korruptuar që gjenden me shumicë në të gjithë krahët politikë. Kjo është edhe arsyeja që, në intervistën e tij, ai ishte sipërfaqësor, alibik, i pandershëm dhe i padobishëm. Megjithatë, ato pak gjëra që tha, nuk janë krejt të pavlera.
Së pari, ato na forcojnë dyshimet, hamendjet dhe bindjet tona për shkallën e degradimit moral të establishmentit tonë politik. Ai s’bëri gjë tjetër veçse na e afroi akoma më shumë erën e keqe të gjirizeve tona politike, të quajtura parti apo qeverisje politike, gjirize prej nga ka dalë edhe ai vetë.
Një qeverisje që bëri aleancë dhe pjesë të vetën individin dhe partiçkën kundër të cilëve kishte protestuar kur ishte në opozitë duke i akuzuar me të drejtë për korrupsion, nuk mund të jetë një qeverisje as e imunizuar nga korrupsioni dhe as vetëluftuese e korrupsionit.
Nga ana tjetër, vendosja në pozicione kyçe financiare e një njeriu si Ahmetaj që, profesionalisht dhe praktikisht s’e lidhte asgjë me administrimin e buxhetit të shtetit, ka qenë gjithmonë e dyshimtë për ata që ndjekin me vëmendje proceset qeverisëse. Ku ishin paratë dhe administrimi i tyre, aty ishte i diplomuari për anglisht dhe jo ekonomisti i shquar, a thua se Shqipëria nuk kishte dhe nuk ka të tillë.
Pyetjet logjike që lindin në këto raste janë: për çfarë arsyesh u zgjodh dhe u “gradua” në pozicione të tilla një individ i tillë? Çfarë ndikoi që ky njeri për gati një dekadë të ishte njëri prej njerëzve më të besuar të kryeministrit shqiptar? Dhe, cilat ishin arsyet e vërteta të “ftohjes” dhe armiqësimit midis dy figurave më të larta qeverisëse të vendit?!
Duhet thënë se intervista e z. Ahmetaj ishte intelektualisht e dobët, moralisht e mjerë dhe kombëtarisht e padobishme. Duke qenë vetë pjesë e allishverisheve qeverisëse, ai nuk kishte se si të ishte konkret dhe i sinqertë në përgjigjet e tij.
Rrëfimet e tij emocionale, të paargumentuara ligjërisht dhe të paprovuara faktikisht, thjesht synonin ta paraqitnin viktimë të regjimit dhe të mundësonin fitimin e statusit politik jashtë vendit. Edhe pse e tillë, siç e thashë më sipër, ajo nuk ishte krejt e pavlerë.
Me të drejtë, intervistuesi e pyeti pse këta individë zemërohen, rebelohen dhe akuzojnë vetëm pasi humbin përkrahjen e eprorëve dhe privilegjet e fituara nga postet shtetërore. Edhe sot, ne ende nuk e dimë saktësisht pse z. Ahmetaj u kthye nga i preferuari dhe i besuari i Kryeministrit në armik dhe “viktimë” e tij. Pohimet e tij të vagullta rreth incineratorëve dhe interesave që fshihen pas tyre nuk qartësuan askënd.
Që afera e incineratorëve, ashtu si shumë afera të tjera koncesionesh apo PPP-sh mban erë të qelbur korrupsioni dhe amoraliteti, kjo dihet nga njerëzit e mirëinformuar, por nga ish-zv/kryeministri priteshin fakte dhe dokumente komprometuese që do të provonin atë që ka ndodhur në dëm të shoqërisë dhe përgjegjësinë e atyre që kanë luajtur fijet në prapaskenë.
Ish-zv/kryeministri nuk bëri asgjë publike në këto drejtime dhe, realisht, as nuk duhej pritur ta bënte sepse ai ka heshtur shumë gjatë, megjithëse ka qenë aty ku “piqej hallva”.
Duket se edhe atij i ka pëlqyer kjo “ëmbëlsirë”. Ai u arratis dhe foli kur e pa se “po ia fusin”, ashtu siç kanë bërë homologët e tij gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar. Edhe i ndjeri Ylli Vejsiu, ish-ministër i PD-së, priti të vinte viti 1997 për t’i thënë Sali Berishës: “Ti je një kriminel dhe bashkë do të shihemi në gjykatë”. Mirëpo, as u panë në gjykatë dhe as i bëri ndonjëherë të njohura faktet dhe provat që e kishin bindur se eprori i tij ishte një kriminel. Iku nga jeta pa na treguar pse kishte bashkëjetuar aq gjatë me “botën e krimit”.
Sidoqoftë, mund të veçoj katër gjëra të vërteta dhe domethënëse nga intervista e z. Ahmetaj.
Së pari, ai foli për “gjashtëdhjetë milion euro” që “nuk dihet nga kanë vajtur”. Unë jam i prirë të besoj se ato pará vërtetë “kanë humbur” ose, më saktë janë vjedhur, ashtu siç janë shpërdoruar e vjedhur qindra milion euro këto tridhjetë vjet nga të gjitha qeverisjet. Edhe në ndërtimin e Rrugës së Kombit patën “humbur” 230 milion euro dhe ministri i atëhershëm i transportit L. Basha, sot “kryedemokrat” as në atë kohë nuk dha llogari dhe, madje, sot na shfaqet si kalorës i luftës kundër korrupsionit.
Unë besoj se z. Ahmetaj e di se ku kanë shkuar 60 milion euro dhe kush ndodhet pas tyre, por ai s’ka as burrërinë dhe as integritetin moral t’ia tregojë ato popullit dhe organeve ligjzbatuese. Megjithatë, mendoj se SPAK duhet ta takojë atje ku është dhe pyesë hollësisht këtë lajmëtar dhe bashkautor të të këqijave tona.
Së dyti, z. Ahmetaj tha se “tjetër është PS dhe tjetër Edi Rama”. Kjo është deri diku e vërtetë, por vetëm kur flasim për PS-në si parti e majtë dhe jo PS-në aktuale. PS-ja aktuale ka mendësinë, sjelljen dhe pamjen e Ramës. Këtë e vëmë re te zyrtarë vendorë që vishen me kilota dhe sillen njëlloj si “princi”.
Nga ana tjetër, shumica e zyrtarëve vendor, por edhe qendror, shfaqen të butë e dashamirës, por që nuk kryejnë thuajse asnjë punë në shërbim të qytetarëve. Partia Socialiste aktuale qëndron edhe më djathtas se vetë e djathta, por ajo vazhdon të votohet në shumicë për dy arsye thelbësore: Ende nuk duket në horizont një parti tjetër prestigjioze e majtë që t’i përfaqësojë. Nga ana tjetër, përballë PS-së ndodhet më shumë një çetë cubash sesa një parti politike e denjë.
Një parti, qeverisja e së cilës paguan me 150-200 euro në muaj pensionistët dhe, nga ana tjetër, iu jep dhjetëra apo qindra milion euro gjithfarë horrave të vetëshpallur biznesmenë, apo administrata e së cilës “i humbet” popullit nga buxheti i përbashkët dhjetëra milion euro çdo vit, mund të jetë gjithçka por jo parti e majtë që përfaqëson shtresat e ulëta dhe të mesme.
Së treti, i arratisuri Ahmetaj foli edhe për qeveritarë e kryeqeveritarë që iu ankoheshin ambasadave të huaja në Tiranë për zv/kryeministrin. Kjo është një sëmundje e vjetër dhe e turpshme e politikës shqiptare, e manifestuar gjatë monarkisë, regjimit hoxhist, por edhe tani. Edhe atëherë kishte ministra dhe ambasadorë apo figura të larta politike e partiake që iu ankoheshin të huajve për Mbretin, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë apo Kryeministrin etj.
Ky është tregues i integritetit të ulët moral, i dinjitetit të paplotë dhe i mungesës së përgjegjësisë politike e shtetërore të individëve që sillen e veprojnë ashtu. Veprime të tilla ulin ndjeshëm dinjitetin shtetëror e kombëtar, pa folur për dinjitetin e vetë autorëve të “pëshpëritjeve”.
Së katërti, i intervistuari foli edhe për aleancën politikë-biznes (oligarki)-media, aleancë që vepron në sinkron kur ua kërkon nevoja të godasin dikë. Kjo aleancë nuk të vret fizikisht, por të vret moralisht, të vret karakterin nëse e ke dhe ta keqpërdor mungesën e tij kur nuk e ke. Dhe, e bën këtë jo në shërbim të shoqërisë, por në shërbim të aleancës dhe marrëveshjes së heshtur “më jep-të të jap”.
Përveçse nuk pati integritetin për të dhënë fakte për aferën e incineratorëve dhe as për të treguar hapur kush dhe pse urdhëroi marrjen e 17 firmave për njëzet e katër orë për një tender, z. Ahmetaj na shiti një gënjeshtër të madhe. Në shërbim të kërkesës për azil politik dhe në përputhje me çfarë iu ka pretenduar autoriteteve të vendit ku jeton, ai na pohoi, krejt turbull dhe pabesueshëm, se e paskan kërcënuar atë dhe fëmijët e tij tri herë, herë tek liqeni e herë të tjera tek lumi apo nga burgu.
Kjo meseleja e “kërcënimeve nga burgu” është bërë pjesë e përrallave të treguara edhe nga të tjerë dhe është shumë vetëdiskredituese. Jo vetëm që nuk është bindëse të ketë ndodhur, por sajuesit dhe pohuesit të gënjeshtrës mund t’i bëhet pyetja: si u binde dhe si e vërteton ti se personi kërcënues në telefon ishte ai që u prezantua dhe se telefonata ishte vërtetë nga ambientet e burgjeve?
Për çfarë do të kërcënohej z. Ahmetaj për jetën e vet apo të familjarëve? Për të mos thënë këto që tha kur ai dhe familja e tij janë jashtë rrezikut ?! Ato që ai tha janë hiçmosgjë dhe s’ua dridh qerpikun “të akuzuarve”. Pastaj, këta “të majtët” tanë kanë dëshmuar se, vërtetë, mund të ta fusin dorën në xhep por, po ua kape dorën këta ikin vrap dhe të shajnë nga mbrapa “kanalit”, në ndryshim nga blloku politik përballë, të cilët po i kape me duar në xhepin tënd të tregojnë armën dhe përpiqen të të pengojnë edhe t’iu tregosh të tjerëve.
Përfundimisht, intervista e z. Ahmetaj është thjesht një dëshmi tjetër se sa i thellë dhe i qelbur është moçali moral i “elitës” politike shqiptare. Intervista e tij nuk mund t’i shërbejë si atu në luftën për pushtet as çetës non grata e cila ka qenë zënë shumë herë me presh në duar, ka vrarë ata që kanë protestuar kundër vjedhjes së xhepave të tyre dhe, madje, edhe ka kërcënuar se vrasje kriminale do bëjë sa herë të kundërshtohet.
Për këto arsye edhe është shpallur non grata dhe tani s’i ka mbetur tjetër veçse të mblidhet e lutet përditë tek tyrbja e imam Saliut.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Arben Ahmetaj dhe Mocali qeverises aktual – ky do ishte titulli i denje per nje analize te pa anshme (por qe nuk pritet kurrsesi nga nje V.M. aq i perkushtuar kaq vite per ti gelqerosur skandalet kesaj qeverie)
Paska vjedhur, pastruar para e ushtruar korrupsion zevendes-Kryeministri qe ne kete Pushtet absolut ka barazvleren e Vezirit te Sulltanit…e nuk ka ngjyer duart deri ne berryle apo ca me larg, nuk ka dijeni fare Sulltani Edi Rama?
Arben Ahmetaj drejtoi gishtin e foli qarte se pas aferes Inceneratorit te Tiranes eshte Kryebashkiaku Erion Velia.
Te vazhdosh akoma sorrollatjet sa ne inceneratoret e Fierit e Elbasanit e ti shkosh anes e anes atij te Tiranes pra tregon se te mocali politik eshte zhytur edhe ajo qe kane qejf ta etiketojne si “Drejtesia e re” duke treguar kesisoj se Mocali eshte ne pushtet, drejtesi, ekonomi, media, kudo ku shqiptaret hedhin syte dhe esjhte dhe arsyeja kryesore qe shqiptaret lene perdite duke e pergjysmuar kesisoj Shqiperine.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!
E keqja e madhe
ne ish SHQIPERI
S’kemi informacion
po veçse ZAGARI!
S’kemi per ta patur
as sot e as MOT
Persa kohe dhe Malaj
Krriminelin e quan ZOT!
Kjo gjuhe xhihadi
bastarde FEV ZI
Zot quhet Ben Ahmeti
Zot Blushi,Berisha SALI!
Prandaj SPAK i dashur
para se te ndjekesh SALINË
‘Ndiq me pare parane’
shQInat,Pekat-FEV ZINË!
Dhe pastaj me radhe
tere BBB-Benat IMAMIN
Qe ne emer te Alla ekbar
30 vjet perdhunojne SOVRANIN!
Kush do ti vere emer krimit
Pas tre dekadash ne ish SHQIPERI
Ata qe i hone Zoti tere Banditave
apo tere zagaret bastarde-FEV ZI!
Ne Ameriken e MUTIT (‘zotit’)Medi’
qe Demokracine Ligj-KONSIDEROJNË
Jovetem gazetaria investigative ta ben gjemen
por ka edhe shkrimtare qe ‘INVESTIGOJNË?!
Dhe qe ta marre vesh dhe ‘Dita’
qe ka kohe e kthyer ne NATË:
Te gjithe ‘B’-te vjedhin ne emer te ‘Zotit’
Benat,Blushat,Berishat dhe nje i ‘GJATË’!
Ujku ,ujku ,ujku ! O zot si nuk erdhi nje here ky Ujku te caj kopen e hajdutve .Sa pa fat qenka populli shqiptare . Si ne komunizem dhe tani ne demokraci nuk po gjen derman nga shtypja e percmimi.
Zoti Malaj ! Askush nuk e zgjidhe kete lemsh hajdutesh qe po na merr frymen . Eshte vet sistemi qe pjell hajdute . Keto qe shohin shqiptaret, kane ndodhur dhe ne shume shtete perendimore. Ata, keto permasa galopante te korrupsjonit, i kane kaluar . Tek ne do kohe te zvogelohen hajdutet por kurr s’kane per tu zhdukur . Mungesa e Drejtesise pjell me shume e cdo dite hajdute kalibri . Nje i till eshte dhe Ahmetaj me shok te Djathte e te Majte, ku mbas tij ,fshihen kokat qe kane drejtuar e drejtojne vendin . Per Mua Ahmetaj ka qene Xholi i Berishes qe u transferua tek Rama . Jane aq shume te pista lidhjet, sa vetem nje Drejtesi e pavarur i c’pleks.Kjo do kohe edhe pse udhehiqet nga Aleatet tane .
Nuk ke ku ta kapesh fillin . Te gjitha te shpien tek kupalat drejtuese te ketyre 33 viteve demokraci .Jane gjalle sepse nuk ka force sovrani . Sovrani eshte nenshtruar e komandohet nga politika . Ilacin per te sheruar kete semundje, te sistemit parakapitaliste e gjejme vetem tek protestat popoullore . Kur ato mungojne , do ta gjejme kur te pllakosin fatkeqsite kombetare .Njera prej tyre ka filluar .C’popullimi i vendit dhe mungesa e forca me aktive ,qe shpie ne asfiksimin e fuqise puntore .E dyta mungesa e edukimit shkollor, po e gryen shoqerine ,duke prodhuar nje brez te ngjajshem me ate te politkeberjes .E treta qe sa ka filluar eshte kthimini i mardhenjeve nder qytetare ne interes te zhvillimit te turizmit .Kjo ka barazuar cmimet me tregun Evropjan.Cmimet ne treg te larta pagat ne sektorin privat dhe pensjonet te ulta .Gradualishte ky presjon, qe ushtrohet ,diku dote cfryje, duke shkaterruar dhe ato baza ekonomike qe jane arritur .Po perseris fjalet e Rames ne Vlore kur mori mandatin e dyte . Ju vlonjatet nuk beni durim fare . Emri Durim ketu nuk egziston . Fjalimet e Berishes kur ishte ne pushtet 2005-2013 .Ju popull do punoni per mue ,une do mendoje per jue .
…kam pasur dhe kam bindjen se shumica dërmuese e klasës politike, ashtu si, fatkeqësisht, edhe e shoqërisë shqiptare, është e korruptuar, e zvetënuar moralisht dhe e çoroditur qytetarisht…. Shtoji këtyre edhe sistemin kapitalist që ka për perëndi Paranë dhe i ke thënë të gjitha. Dmth ky stan këtê bulmet ka. Nuk ke çfarë tê presësh gjë tjetër. Kështu ka për të vazhduar jetë e mot. Sidomos kur ke të bësh edhe me një popull, që siç shkruan autori “është i korruptuar, i zvetënuar moralisht dhe i çoroditur qytetarisht”!
99 % tè POLITIKANÈVE SHQIPTARÈ janè njélloj si Arben Ahmetaj , ose edhe mé KEQ sesa ai !!
Politikanèt e SHQIPÉRISÉ jané GJAK PIRÉSA , GJAK PRISHUR , HAJDUTÉ , GRABITQARÉ , KRYE KUSARÉ , SHUSHUNJA , ÇAKENJÉ , LAKENJÉ , FÉLLIQSIRA , FUNDÉRRINA té PÉSHTIRA !!!
VAFSHIN né FERR gjithé Klasa Politike 34 VJEÇARE e BABALEKRACISÉ SHQIPTARE , pa pérjashtim !!!
RROFTÉ SHQIPÈRIA ❤️ dhe SHQIPTARÈT e NDERSHÉM kudo né BOTÉ
Z.Malaj, në shprehjen “gjirize politike te quajtura parti apo qeverisje”, shoh nje epitaf, epitafin e vdekjes te partive (PD PS) si parti politike.
E para (PD) vdiq qysh ne ngjizje si parti politike e djathte, PS ishte si PS, por e vdiq Rama. Berishizimi dhe ramizimi – vdekja e dy partive kryesore si parti politike idealesh te polis-it.
Per kete drame te realitetit politik shqiptar k/redattori i kesaj gazete i patì bere nje thirrje parashikuese profetike z. Rama. Ashtu si Herkuli qe mundi çentaurin, por vdiq nga manteli me helm qe veshi, kete fund mund te kish Rama pasi mundi Berishen dhe veshi mantelin e pushtetit….
Autori meriton një bravo të madhe.
T’u lumtë dora!
Tigri dha vetem 1 fakt:Besim Hoxha ka 40% te Inceneratorit.Beri shantazh me faktin por nuk shpjegoi me shume.SPAK ka nje emer dhe fakt per te hetuar.Besimi sot pranoi se eshte pjese e biznesit te Inceneratorit te Tiranes. Hetoni.
Tigri duhet sjelle ketu,hajdut me cizme.Intervista me te njejtin qellim si e Mertirit ,per te krijuar bazen ligjore per azilin politik.
Abuzatoret e parave publike kane filluar te vuajne pasojat e krimeve te tyre.Uroj te gjithe te kalojne ne prushin e hetimeve,procedimeve,sekuestrimeve qe i kane hak.
Tigri ketu eshte. Vendimet e Qeverise ketu jane. Parate e korrupsionit vazhdojne te paguajne Incineratoret fiktive.
Cfare provash me teper kerkoni?
Krimi eshte ne shesh, i hapur, keta kerkojne prova imagjinare
E pabesueshme që një “politikan” në rangun e zv. kryeministrit nga njëra anë të pretendojë se është kërcënuar dhe se duan ta bëjnë “kokëturku” (pa dhënë asnjë detaj bindës, se prej kujt dhe si arriti në këtë konkluzion), dhe nga ana tjetër të fshihet skutave nga frika e pasojave që mund të ketë përballja me drejtësinë.
Nëse një kokëarnauti (cilido qoftë) i bëhet peshqesh nga perëndia (!?) një detyrë kaq e rëndësishme shtetërore, sa në një ditë të keqe apo papritmas të zëvëndësojë me efikasitet të plotë dhe “AS”-in e qeverisë, atëhere po ky kokëarnaut duhet të ketë dhënë prova të forta besueshmërie dhe aftësie, sigurisht në shërbim të asaj që përcakton detyrimisht kushtetuta shqiptare (imagjinoni një kokëarnautas duke bërë në heshtje betimin para flamurit kuqezi, edhe pse hymnit kombëtar nuk ja di as fjalët…), dhe jo t’ja mbathtë në drejtim të panjohur qysh me provën e parë.
Marrim konkretisht rastin në fjalë. Nga gjithë shpjegimet pa përmbajtje dhe në zhargon aspak intelektual të z. Ahmetaj (edhe ky e paska me “j” në fund), ajo me e ndershmja ishte ajo se e kanë kërcënuar nga “burgu”.
Pse do pyesi dikush?
Po ja falë zgjuarsisë, zemërgjerësisë dhe bujarisë së “pardesybardhëve katovicarë” burgjet sot lejohen të bëhen dhe në shtëpi. Me të gjitha lukset e komoditetet e nevojshme.
Po s’ besuat shkoni poshtë ballkonit dhe pyeteni non-gratën. Vetëm me një kusht. Mos u frikëyoni nga kërcënimet. Ai kërcënimin e ka si në vend të bukës. E ka me vakte
Me shume “moral” te larte, dhe me bindje te “sakta”, mjeshtri i zgerlaqjeve analitike te gazetes Dita, me mjeshteri na e paraqet Ramen si “viktimen” e korrupsionit.
Korrupsion ka, po Rama eshte viktime e hakmarrjes se bashkepunetoreve.
Korrupsion ka, po ne thjesht e analizojme si te pamoralshem, dhe lajme duart me moralin tone te paster duke
viktimizuar korrupsionin. Lajme duart duke u marre me analizen morale te bashkepunetoreve te humbur te Rames, dhe analizen morale te opozites.
Po me korrupsionin cfare do ndodhi valle?
A do kete analize per ate qe e drejton kete korrupsion?
Si mundet ta pastroje moralin e shkrimit Autori, kur nuk drejton gishtin e akuzes te koka e KOrrupsionit.
Sipas tij, Korrupsioni eshte gje e pamoralshme. Por ata qe e bejne jane te ligjeruar te vjedhin sa te mundin derisa kane pushtetin, ndersa ata qe behen koke turku nuk kane te drejte te mbrohen.
Eshte kollaj te diskutosh anen morale te Ahmetes, apo te kujtdo qe bie nga fiku.
Po dhjet vjet qe ka qene krahu i djathte i Rames, a e hape ndonjehere gojen per shkollen e Ahmetajt?
Problemi eshte se Shqiperia eshte e mbushur me shurraqe e zorraxhinj si VM, qe kane bindje, bejne anale te thella, po drejtojne tyten e shkrimit jo te shkaku, krimi shteteror, por te figurinat qe Rama i perdor si vegla dhe i hedh poshte kur nuk i duhen.
Te Rama zoti “moralist” pa moral
Ai eshte Sistemi i Korrupsionit
Ai eshte Shteti qe mbledh rreth vetes Konkubina si Belinda, Nikolla, Spirapcka, Denaj, Pordhaj e Fekalet e Perondise dhe te Patosit, dhe rrotullon rreth vetes gjithe Buxhetin e Shtetit, bashke me Erjon Pleren
Kete analize te Besh o Viktor Zhgarravina
Dhe, ate koburen ne kete diciture, po te jesh pak i ndershem, verja Korrupsionit me Emrin Ramut, jo Rames si person. Se na e ke bere Ramen si viktimen e pafajshme te bashkepunetoreve te arratisur dhe te opozites se burgosur.
Cfare paradoksi!!
Arben Ahmetaj ndryshe nga kolegu i tij Sale Qorri, nuk e zbatoi kodin Sicilian te heshtjes (Omerta) ndaj Mafies (kupto : Pushtetit)…dhe kjo e ben Viktorin te marre penen e te sulmoje Ahmetajt (ashtu si dikur per arsye tjeter merrte penen per te mbrojtur Saje Tahirin)
OK,V.MALAJ:
-Nga 1992 deri sot ka lulëzuar KORRUPSIONI madhor në mënyrë të haptë dhe për faje të DREJTËSISË së TREHUR nga Sb me kursin plepist me 7,8..klasë u bën jurist po nga Sb me hapjen e UNIVERSITETEVE fantazmë.Që në këtë moment RA SHTETI,Pasi hajdutët e të gjitha GJIRIZEVE u bën bashkë për vjedhjen e pasurisë së Popullit të 45 viteve mbi 350 mild.$,plus edhe të 33 viteve të trazincionit të gjatë dhe të vështirë po prej AGJENTIT TË SHUMFISHT 67,70 80 NON GRATA..që akoma po i jën karshillëk Amerikës..!
-Nëse do të ishte arrestuar i korruptuari PARË,Qeveritari PARË,Hajduti PARË,Vrasësi PARË,ProstiTuori PARË,Prekurori PARË,Gjyqtari PARË.. nuk do të ishim në këtë gjendje që jemi SOT..për të vën ULËRIMËN..!
-Nëse do ishte hetuar,Gjykuar dhe arrestuar L.Basha për vjedhjen e 230 mil.€ të rrugës së Kombit,i akuzuar nga KLSH e PD, që nuk u mbarua kurrë nga Berishizmi i plotfuqishëm,por u kalua me proçedura..Nuk do të vidhnin pa hesap Ministrat pas tij me firmat e TYRE e më pas të K/Ministrave..!
-Arben Ahmetaj foli çfar ka par me sy për korrupsion për drejtuesit e kolegët e tij-PS,por nuk preku kupolën e PD që drejtuesi saj dhe dhëndrri tij janë në arrest për KORRUPSION ME ZË E FIGURË.Kjo,pasi AA zgjodhi të intervistohej në TV-ZENI-SALIU i krijuar ma parat e krimit të GËRDECIT,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI,Firmat rentiere,Nafta e shitur oligarkëve në arrati si Rezart Taçi,etj.
-Në arrati nuk është vetëm i korruptuari A.Ahmetaj.Më parë e çeli serinë e migimit TIKË LLALLA,beniamini Sb+Im me kompetenca maksimale si K/Prekuror.
-AA nuk e ka kërcënuar askush nga PS dhe ca më keq E.Rama.
•Nga berishizmi mundet ti ndodhi,siç ndodhi më 2 prill 1991 Shkodër,12 shtator 1998 në Tiranë,Me Remzi Hoxhën,A.Hajdarin,S.Olldashin,Santos,Konomin,Xhindin,4 djem të Haklajve(200 në Tropojë),etj..!
-Nuk duhen harruar Ata që ka kërcënuar Sb e që jan gjallë: Ish gjyqtari madh ZEF BROZI,Ish Gjenerali LUAN HOXHA,Babalia I paguar nga Saliani PD 200.000 € për shpifjet ndaj F.Xhafës,Ish polici DRITAN ZAGANI(RI) që kurdisi largimin nga detyra S.Tahirin,etj.
-Që politikanët drejtues që nga 1992 duhen pastruar nga PARApolitika(Si thoshte M.Zeqo) kjo është EMERGJENTE.Por,më parë duhen eleminuar Ata që i kan bër dëmin më të madh këtij vëndi: Sb,Im,Lb,Fm..të implikuar edhe në VRASJE MASIVE të 1991,97,98,08(gërdec),011(21 janar),ku nga 1991-2021 numërohen mbi 20.000 nëna shamizeza.
-FLM,V.M,DITA
Gomarice madhore mbete tere jeten o Kapterr Lalaj qe perdite mbllacit te njejtin silazh e ashtu Gomarice ripertypese do shkosh edhe atje ne esfel te Gomereve.
Mendoj se ADN e ketij populli e “ndryshoi” Salehu i Viçidolit qe prej ardhjes ne pushtet ku shkaterroi çdo strukture te shtetit qe luftonte krimin,korrupsionin ai hodhi ne rruge mjaft nga strukturat policore apo specialiste te antikrimit madje dhe specialiste te laboratoreve te policise shkencore te antikrimit duke i futur te gjithe ne nje thes si ate policin e thjeshte,specialistin ne kriminalistike etj me funksionaret e larte politike qe kishin masakruar apo denuar qytetaret edhe dididente(theksoj se kjo nuk u be ne asnje nga vendet e Europes Lindore)dhe instaloi me kursin e plepave apo dhe me kurse 3 mujore duke i konvertuar nga agronome,veterinere,gjeologe ne oficera te larte te policise dhe te Antikrimeve pa harruar gjygjtaret dhe prokuroret me 6 muaj kurse.Pra duke i hequr shtetit strukturat qe mbajne ne shina shtetin i hapi rruge vjedhjes,grabitjes,korrupsionit galopant ne te gjitha fushat ku çdo vend pune ne strukturat e shtetit apo ne administrate u kthye dhe vazhdon akoma ne llogore per te grabitur qytetarin e thjeshte dhe kjo shihet si diçka normale sot.Vetem forcimi i ligjit ,i strukturave te kontrollit te shtetit,SPAK -utmund t’a ktheje ne shina kete shtet dhe ne kete pike nuk duhet te kete pike meshire,hezitimi dhe as te mos mendohet sulmi ndaj tyre pasi vetem kriminelet,hajdutet,te korruptuarit kane interes t’a sabotojne apo shkaterrojne keto struktura.