Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arkivoli në protestë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Arkivoli në protestë
Kryesoreopinion

Arkivoli në protestë

Published: July 5, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Përdorimi i arkivolit apo simboleve funerale nëpër protesta është i njohur. Zakonisht janë veprime të protestave të vogla që kanë nevojë për metafora të forta vizuale. Bëhen për të tërhequr vëmendjen e mediave sidomos atyre ndërkombëtare.

Qartazi nuk është rasti i Revolucionit të Flamingove. Ai është masiv dhe vëmendjen e ka të plotë.

- Publicitet -

Dy shënjestrat e kësaj proteste, Rama dhe Berisha janë skenaristët e këtyre gjetjeve. Ata punojnë bashkë në mënyrë të tërthortë, të qëllimshme për të delegjitimuar protestën. Kështu bënë edhe me protestën e studentëve.

Për Edi Ramën, asgjë nuk është më komode sesa t’i veshë edhe kësaj proteste qytetare anti-korrupsion petkun e gogolit “Sali Berishës dhe të shkuarës”.

Ndaj Saliu fut simbole të tilla ekstreme në protestë që lidhen me historinë e tij të vjetër, dhe Rama thotë: “Shikoni, kjo është thjesht e vjetra që kërkon dhunë dhe pushtet me arkivolë”.

Është strategji e trashë dhe e përsëritur, por tek një pjesë e militantëve ende funksionon.

Mjafton të shikoni si reagojnë të dy fort për arkivolin. Në sinkron të plotë. Është prova më e pastër që skenarin e kanë shkruar vetë, ndërsa rolet ndahen sipas teatrit të vjetër.

Në fillim, të kapur në befasi, ata iu lëshuan të dy protestës me të njëjtin sulm, si Rama, ashtu edhe Saliu. Ai ishte momenti i tyre i sinqertë, qëndrimi i tyre i vërtetë. Por sapo pikasën gabimin fatal, skena ndryshok: të dy rikthehen me shpejtësi në teatrin e tyre të vjetër të llogoreve. Një lojë e mirëpërcaktuar rolesh, ku në dritë të diellit shtiren si armiq të betuar, ndërsa nën hijen e natës ndajnë të njëjtin ortakëri mbi leje, licensa, para publike.

Është një bashkëpunim i mirëfilltë në prapaskenë, një përputhje interesash ku të dy palët ushqejnë njëra-tjetrën.

Secili prej tyre nxjerr përfitime nga zhvendosja e vëmendjes nga kërkesat e protestuesve – te lufta e simboleve dhe retorika partiake.

E rëndësishme është çfarë protesta artikulon dhe çfarë kërkon.

Llogaridhënia për korrupsionin dhe tjetërsimin masiv të territorit dhe pronës publike nga Rama; dosjet e vrasjeve të 21 janarit, Gërdecit, abuzimi me pushtetin nga Berisha; këto janë motivet dhe kërkesat e protestuesve. Shmangia e tyre nga këta të dy ka një shpjegim të thjeshtë. E vërteta i djeg të dy.

Ndaj, streha e tyre e përbashkët mbetet diversioni: debati për ‘arkivolin’ politik ose për ata me maska që thyejnë xhama pikërisht aty ku supozohet se ka më shumë polici.

Në fund të fundit, në një shesh publik mund të shkojë kushdo për të krijuar skena apo për të shkrepur foto, me qëllimin e vetëm që nesër t’i përdorë ato. Nëse Rama, Berisha dhe korri i apologjetëve të tyre në media duan vërtet të merren me protestën, le të përballen me thelbin e kërkesave të saj.

 

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Erindi says:
    July 5, 2026 at 7:11 pm

    Jo vetëm gazetar te talentuar si zonja Aleksi por edhe gazetaria ndërkombëtare po depërton përtej fasadës sipërfaqësore të mediave te shitura te Berua dhe Ramiu.

    De Launey i BBC ndalet te vala e protestave të natës që kanë përfshirë Shqipërinë, duke saktësuar se, ndryshe nga çfarë pasqyrohet shpesh jashtë vendit, kjo revoltë nuk lidhet thjesht me habitatin e flamingove apo me projektet e dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

    Mesazhi i vërtetë, i shkruar qartë në pankartat e qytetarëve, është një thirrje kundër korrupsionit moral që ka mbërthyer vendin.

    RROFTË QËNDRESA
    RROFTË SHQIPËRIA

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 5, 2026 at 7:34 pm

    Shkrim shumë i përdredhur, duket sikur justifikon me marifet arkivolizmin.

    Reply
  • demo says:
    July 5, 2026 at 10:22 pm

    Te lutemj shume mos jep Edukate qytetare!Derri do plum. Se c`ka bere ky person dhe cfare eshte ne gjendje te beje sikur 1 dite me teper te qendroje ne pushtet,i kam shkruar e stershkruar.

    Reply
    • Si te biem nga pesha nepermjet protestave says:
      July 6, 2026 at 4:07 pm

      Populli edhe kesaj radhe e hengri tollumin!As gratacielat nuk rrezohen,as parat e vjedhura nuk kthehen.
      Ndersa tokat e zaptuara nuk i leshon njeri!
      Keshtu per protestuesit:
      “Me rrovet.te rrova Brisku i berberit!
      Tashme xhirot ne bulevard mund te vlejne si fiskulture…

      Reply
  • Emigranti says:
    July 5, 2026 at 10:54 pm

    LLOGARIDHËNIA PËR SHQIPERINË E BOSHATISUR PAS 90-S U DJEG TË DYVE, NDAJ KAPEN PAS “ARKIVOLIT”

    Reply
  • Familjar says:
    July 6, 2026 at 12:22 am

    Pershendetje Migena

    Kemi një aleancë të mirëfilltë dhe të frikshme mes pushtetit politik, krimit të organizuar dhe industrisë së ndërtimit. Duke u nisur nga kalvari shumëvjeçar i familjes Lamja për të mbrojtur tokën e tyre në Petrelë, gazetarja Ola Xama dokumenton se si pronat private tjetërsohen, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë – për t’iu dorëzuar oligarkëve dhe eksponentëve të krimit të lidhur me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

    Lutem pasqyrojeni shkrimin e Olës në faqen tuaj

    Reply
  • prehistoriku says:
    July 6, 2026 at 1:05 am

    Rama e berisha
    Republika e betonit

    Reply
  • Mendimi im says:
    July 6, 2026 at 2:37 am

    Kemi dal për token e vjedhur dhe për të ardhmen tonë, jo për të bërë lojën e Berishës apo për t’i dhënë municion Ramës në Twitter. Politika e vjetër duhet të rrij larg nesh. kjo protestë ka jetë dhe ka kërkesa shumë të qarta ekonomike e sociale.

    Reply
  • Dursakja says:
    July 6, 2026 at 3:58 am

    Me lojën teatrale për të mbuluar gjëmat që i bënë këtij populli, pasojat dhe dënimi i tyre do të jetë i pabesueshëm për to.
    PS bashkëpunoi në kohën e piramidave me PD, populli dhe vendi u shkatërrua, por ja ku përfunduan Sali Berisha duke u zvarritur për pushtet për të mbrojtur të kaluarën, që i solli këtij vendi rrënim dhe Edi Rama nuk po di ku të fusi kokën.
    Qytetarët duhen të nxjerrin konkluzione
    nga e kaluara e këtyre forcave politike
    dhe duhet t’i nxjerrin këto jashtë politikës duke i abandonuar në zgjedhje.
    Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga gjarpri me dy koka.
    Këto forca kanë marrë peng zhvillimin
    normal dhe i kanë detyruar intelektualët të largohen ose të heshtin.
    Të mënçurit dhe të urtët në krye.

    Reply
  • X says:
    July 6, 2026 at 4:14 am

    Kush ka dy fije mend e kupton që Rama dhe Berisha janë dy anë të së njëjtës monedhë. Sapo del një protestë e pastër qytetare, si ky ‘Revolucioni i Flamingove’, këta të dy tmerrohen sepse u rrezikohet status-quo-ja. Saliu fut njerëzit e vet me arkivolë e maska që t’i prishë imazhin protestës, ndërsa Rama mezi pret ta quajë ‘protestë të Saliut’. Eshtë i njëjti teatër që luhet që nga viti ’98. Turp që ende biem në këto kurthe simbolesh e nuk merremi me thelbin: korrupsionin dhe vjedhjen e pronës publike!

    Reply
  • K R says:
    July 6, 2026 at 6:37 am

    Kam pershtypjen qe kesaj rinie në shesh as u bejne me fare pershtypje kto lojrat e vjetra te sistemit.

    As u tutën as nga përalar se jan grek, iranian serb rus

    Nuk do e rrujn shum as per arkivolin

    Reply
  • rapsodi popullor says:
    July 6, 2026 at 7:42 am

    Arkivoli ne proteste.
    aty pra te kryeministria,

    se aty brenda eshte Kerma,
    nga po qelbet sot Shqiperia,

    nje arkivol i duhet,
    sot asaj godine qeverie,

    se vetem me arkivol del kerma,
    prej asaj kryeministrie,

    eshte qelbur e bere hale,
    eren e qelbur e ndjen dhe vet,

    por ashtu i qelbur do te rrije,
    tja kaloje dhe Enverit ne pushtet.

    Reply
  • Shqipe says:
    July 6, 2026 at 7:55 am

    Ballistet e vjeter,Komunistet e rinj,dhe vorioepiriotet e perhershem.kjo eshte protesta.

    Reply
    • Bero Maze says:
      July 6, 2026 at 9:21 am

      shoqe Shqipja na paska kopjuar fjale per fjale Petro Koqen tek TemA e Mero sherbetorit te gjithe pushteteve.

      Reply
  • Rruga Elbasanit says:
    July 6, 2026 at 8:48 am

    Po ty moj, qe te genjen mendja se je “gazetare” nuk te vjen turp qe justifikon kete proteste me vdekje.
    Turp te kesh dhe te uroj ta provosh vete.

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      July 6, 2026 at 10:39 am

      Po ku i ka mbetur turp e namuz gazetës Dita , o Rruga e Elbasanit ? .

      Reply
  • Arber says:
    July 6, 2026 at 12:13 pm

    Vetem ne vendet arabe e injorantet bejne keshtu . Turp e idiotesi kolektive e lidhjes islamike Sali ram berishacic.

    Reply
  • lato says:
    July 6, 2026 at 1:01 pm

    Nuk jane as te Berishes,as te Iranit,por jane nje Rini e mencur,qe ja kane vene arkivolin ke dera Berishes dhe Rames,Te hyjne vete brenda.Mentorit te Rames,Qazim Sejdinit ja vune arkivolin tek dera,kur prishi kinema 11 Nentori me sheshin dhe bllokoi Elbasanin me nje perbindesh betoni.Aty perfundoi ke Ura Rubise,,nuk e mbushi vitin pass arkivolit.;
    Aty do perfundojne Sali Berisha,Edi Rama,qe kane vjedhur pronat private dhe pronat publike.

    Reply
  • Dajti says:
    July 6, 2026 at 1:22 pm

    Duket qarte qe arkivolin e kane vene ne skene grupet e erreta te monstres nga Viçidoli! Po te ishte per protestuesit, ata do porosisnin DY arkivole, nje per antishqiptarin e PD, nje per anti shqiptarin Rama!
    Te dy i meritojne dhe duhet te jene brenda hekurave te burgut deri sa tju vije koha per arkivol!

    Reply
    • 1thundrak says:
      July 6, 2026 at 1:55 pm

      Aty duheshin shume arkivole sepse qelbesirat atdheshitesit hale qeveri parlament kane vrare shqiptare. Le te dale tani ndonje bir kurve patronazhist dhe ta kundershtoj se kina none ja qifte deri ne 7 breza.

      Reply
    • Si te biem nga pesha nepermjet protestave says:
      July 6, 2026 at 4:10 pm

      Populli edhe kesaj radhe e hengri tollumin!As gratacielat nuk rrezohen,as parat e vjedhura nuk kthehen.
      Ndersa tokat e zaptuara nuk i leshon njeri!
      Keshtu per protestuesit:
      “Me rrovet.te rrova Brisku i berberit!
      Tashme xhirot ne bulevard mund te vlejne si fiskulture…

      Reply
  • Nona says:
    July 6, 2026 at 6:20 pm

    Vazhdon me çensurën Dita,nuk eshte vetem skuthllëk po edhe dobesi; o lerini te lira komentet,o pastrojini mga vulgaritetet dhe lejoni cfaredo opinioni te shprehur me kulture e edukate.

    Reply
  • Korrabi says:
    July 7, 2026 at 1:26 pm

    E ke shkruar Sh moj cup. Vendi ka ngelur ne doren tuaj, per ta rregulluar, qe te behet nje vend ku te jetohet dhe jo te mallkohet e te peshtyet.Nje vend me uje 24/7 dhe te pihet.
    Paguaj uje e bli uje. Me spitale ku te mjekohen njerez jo figura. Me shtepi ku te jesh i qete e i lumtur, te mos mallkosh xhep in, qe nuk e paguaj dot. Te risesh femijet neper parqe e lulishte e te mbushin mushkerit me ajer te paster. Te gezohesh kur ulesh ne tavolinen e bukes e te shijosh, ushqimin, qe nuk e di se nga vjen dhe sa i kontrrolluar eshte.Une ka 27 vjet qe i largova femijet nga ky vend. Me detyroj 1997, ai plak
    M…. Qe vetem ne arkivol e ka vendin. Na beri te marrim rruget e botes. Ky plehra tjeter, qe ja ka zene frymen Tiranes e gjithe Shqiperise, qe na ledhatonte fllahdi i fresket i Dajtit, qe tani eshte i rere i mbuluar ne smog. Vete ai plehre e shijon se e ka hapsiren e lire.
    So, njeri nga keto te dy, Saliu or Edi te zeri arkivolin , qe tjetrit ti hy frikson dhe te zhduket nga syt – kembet me gjithe parar e tij.
    Qe ne fakt parar e vjedhura nuk i gezon dhe akoma me keq kur ke nje popull dhe te mallkon per ate vjedhje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?