Zade Allushi është nxënëse e shkollës së mesme të Ishmit dhe shpeshherë bashkohet me guidat lokale për t’u shpjeguar vizitorëve monumentet e zonës. Bashkë me Zaden ka edhe të rinj të tjerë nga Ishmi që ofrohen vullnetarisht, kryesisht duke përkthyer në gjuhën angleze.
Mësuesi Pëllumb Beja thotë se nxënësit e tij janë më shumë të interesuar të ushtrojnë anglishten, se sa të njihen edhe vetë me trashëgiminë kulturore të fshatrave të Ishmit, e cila përbëhet nga bazilika e Gjuricajt, kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit, apo kalaja e Ishmit në qendër të zonës.
“Falë anglishtes, pothuajse të gjithë janë punësuar në resortet e bregdetit të Lalzit,” tha Beja me një dozë pesimizmi për interesin e humbur të të rinjve për trashëgiminë kulturore.
Njësia administrative e Ishmit shtrihet në pjesën veriore të bashkisë së Durrësit dhe ruan vetëm një pjesë të vogël të trashëgimisë kulturore në monumente qindravjeçare. Numri i madh i objekteve të zbuluara dhe të pazbuluara ende i përket qytetit të Durrësit, por edhe këtu shqetësimi mbetet i njëjti: numri i ulët i vizitorëve në moshë të re.
Në muzeun arkeologjik kombëtar të Durrësit, vizitat në eksponate që prej disa javësh kryhen kundrejt biletave.
Turistët e huaj vijnë familjarisht dhe thuajse gjithmonë i kanë fëmijët me vete, ndërkohë që vendasit janë më të paktë në numër. Në periudhën janar-gusht, amfiteatri dhe kulla veneciane janë vizituar me pagesë prej afro 40 mijë vetëve, sipas statistikave të Qendrës Muzeore të Durrësit.
Por vetëm 4.962 prej tyre ose 12 për qind e totalit janë nxënës dhe studentë.
“Fëmijët e 9-vjeçares mbeten më të interesuar për monumentet dhe muzetë,” tha për BIRN Antigoni Gjergji Suli, eksperte e trashëgimisë kulturore. “Ata janë të magjepsur nga e kaluara dhe kërkojnë të dijnë më shumë dhe të bëhen pjesë e programeve,” tha ajo, duke theksuar nevojën për struktura të veçanta që i afrojnë të rinjtë me trashëgiminë kulturore.
Elvana Metalla me profesion arkeologe po përgatitet për ekspeditën e radhës, pranë amfiteatrit antik.
Ajo që e dallon misionin italo-shqiptar 22-vjeçar me studiues dhe studentë është interesimi i veçantë i kalimtarëve të shumtë, një pjesë e të cilëve janë nxënës të moshave të ndryshme.
Metalla tha për BIRN se bashkë me prindërit, fëmijët dhe të rinjtë e shumtë që ndalojnë pranë kangjellave kërkojnë të dinë më shumë për zbulimet e antikitetit të vonë, mesjetës së hershme dhe të vonë, që lidhen ngushtësisht me etapat e zhvillimit të amfiteatrit.
Furra e qeramikës, poçet me qindra monedha, skeletet e familjarëve që mbetën në rrrënoja pas tërmetit të vitit 1273 apo banesat e shumta që mbijetuan në shekuj përbëjnë interes të veçantë.
Punonjësit e ekspozitës “Turistë të përgjuar” kanë qenë më konkretë. Fëmijëve që vijnë në mënyrë të organizuar u tregohen objektet e eksponateve sikur të jenë lodra.
“Nuk zgjatemi më shumë se 30 minuta, por interesi është i madh,” thotë Arjana Isaku, një nga krijueset e Ekspozitës.
Isaku pohon se bashkë me fëmijët janë xhiruar filma të shkurtër në mjediset e muzeut. Ata janë bërë të njohur për publikun dhe kanë gjetur miratimin e prindërve dhe mësuesve të tjerë – një bashkëpunim që pritet të vazhdojë edhe me fillimin e vitit të ri shkollor.


Trashegimi kulturore qe mbulohet me xhami e minare hahaha vetem ne albaniston dhe turqi ndodhin keto. Te pakten turqit nuk pretendojne se eshte trashegimi kulturore antikiteti greko-romak. Vetem ketu nje person osman hoxha me dytyre arabi dhe zakone/fe arabe pretendon autokton duke valvitur flamurin e Gjergjit.
Une Historijne e Durrsit antik kam arritur ta shikoj nga zbulimet ne terren te Vangjel Tocit.Nuk do ta mesoj nga kalamajt e shkollave te Ishmit,as nga mesuesit e tyre.Nuk kam dashur te degjoj pallavrat e Mafmut,,Molotov,Mohikom Zeqos me 7 rrena dhe tre te verteta,ose shtate te verteta dhe tre rrena.
Punetore te shkences si Vangjel Toci,qe rropateshin duke gerrmuar nen diellin pervelonjes nen temperatura Saharjane,nuk linden me.Perkundrazi sharrlatani Zeqo polli dhjetra,qindra,sharrlatane te historise,arkeologjise,gjuhesise si Agron Dalipaj,Eleni Kocaqi,Alban Kraja,Fredi Balaj,Albert V Nikolla,Lushka,Nushka,Bushka dhe Sazan Guri kryetar i Akademise Dallkaukeve .Cfare merresh me gjuhesi ti or hajvan i gjuhes!Ti me ate Fredi Balen jeni si Ali me Palin,,si Sina me Suten.Po patet studiuar per Gjeologji shkoni ne Shpirag na nxirrni nje kanace nafte me cmim te arsyeshem,sa merreni me lloqe ko0t se koti!
E turpshme, e pafalshme ne cfare gjendje jane vendet me trashëgimi te çmuara.