Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë të veccantë nga futbollisti i njohur Armando Broja, një fanellë me dedikim si vlerësim për punën. Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë foton e bluzës që Broja i ka dhuruar ndërsa ka edhe një dedikim për kreun e qeverisë.
“Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët”, shkruhet në bluzën që mban mbiemrin e Brojës dhe numrin e sulmuesit të Chelsea.
Në postimin në Facebook, Rama thotë se mezi presin që Broja të kthehet në fushë, pasi ky i fundit mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.
“Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”, shkruan Rama.
m.b./dita
