Nga Deutsche Welle
Pasi i tha “Po” presidentit të Ukrainës Zelensky për gatishmërinë e Shqipërisë për bashkëprodhim armësh dhe municionesh, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh më konkretisht rreth çështjes dhe afateve kohore.
Qeveria shqiptare duket se ka shtuar dozat e ambicies në lidhje me industrinë ushtarake dhe eksportet”Made in Albania”. Madje, duke vënë edhe një afat kohor: vitin 2030. Në fjalën e mbajtur gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama i kushtoi një vëmendje të veçantë rigjallërimit të të gjithë industrisë ushtarake në Shqipëri.
Për 6 vjet eksporte ushtarake “Made in Albania”
Pasi i tha “Po” presidentit të Ukrainës Zelensky për gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar një bashkëprodhimi municionesh luftarake me vendin e tij dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pas pak më shumë se një muaji kryeministri shqiptar është shprehur me terma më konkretë rreth çështjes.
“Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania” – bëri të ditur Rama.
Edhe këtë herë ai përmendi sërish aleatët, pa u ndalur tek ndonjë shtet specifikisht, por duke theksuar se Shqipëria synon të jetë aksionere në këtë sipërmarrje, për të marrë dhe ajo fitimet e saj.
“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake, për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes, duke e bërë Shqipërinë një vend që, jo vetëm konsumon atë që taksapaguesit japin në aspektin e mbrojtjes, që jo vetëm vë në dispozicion të Forcave të Armatosura instrumente, mjete, armë të importuara, por edhe që përmes industrisë së mbrojtjes nxjerr fitime, të cilat shkojnë në funksion të mbrojtjes përsëri dhe përmes industrisë së saj ushtarake, arrijnë që të furnizojë me prodhime të këtushme sigurisht në bashkëpunim me sipërmarrje të mëdha, serioze të vendeve aleate, nevojat e Forcave tona të Armatosura” – tha Rama.
Platforma të reja, baza të vjetra
Platforma e re e zhvillimit të industrisë ushtarake që synon të rigjallërojë qeveria, mbështetet në bazat dhe uzinat e vjetra ushtarake që vendi ka pasur para viteve ’90. Tashmë sytë janë kthyer sërish nga Poliçani, Gramshi dhe Mjekësi, ish-uzinat e ngritura rreth viteve 1960, që shërbyen kryesisht për prodhimin e armëve Kallashnikov, pushkë, mortaja, mina, granata, mina dhe municione luftarake.
Gramshi dhe Poliçani u rikthyen në vëmendjen e publikut rreth dy vite më parë, kur brenda një harku të shkurtër kohor, shtetas çekë dhe rusë të prezantuar si blogerë apo turistë, u kapën duke filmuar brenda këtyre bazave.
Pas ngjarjeve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se në të dyja këto ish-uzina të vjetra ushtarake demontohet sporadikisht armatim i lehtë i sekuestruar nga policia shqiptare gjatë operacioneve policore dhe se Shqipëria nuk kishte industri aktive ushtarake.

Pse jo me heret?
Anej nga viti 2330…
Fitohet nqs prodhohet per luften rusi -ukraine ishte thjesht cirk me politiqener
Arme “Made in Albania” brenda vitit 2030? Por sa shqiptare do kete brenda “Made in Albania” atehere ne 2030 nese vazhdon me kete ritem kjo braktisje masive nga shqiptaret ?
Rama shtrji kembet sa ke bythe,mos fluturo me presh!
2030-2023=7 vjet !!!
Me sa duket Rama ka hequr gabimisht ndonje vije me teper.
Edhe Amerika nuk e ben kete industri per 7 vjet.
Vetem ndertimi I godinave do 7 vjet.
Pergatitja e inxhiniereve do 7 vjet.
Pergatitja kuadrit te mesem do 4 vjet.
Mos themi pastaj per lenden e pare dhe shume gjera te tjera.
Ty te mungon shkolla profesionale qe te pergatite puntoret adapt per kete industri.
Ty te mungojne kuadrot mesimore inxhiniere per kete drejtim.
Dhe keto ky birbo do te na I beje per 7 vjet.
Sa vjet ke qe po meresh me Portin e Durresit?
Sa vjet ke qe nuk po mbaron rruget e tunele e nisura?
Pyetje nga publiku te thote mire -per 7 vjet te mbeten vetem pensionistet dhe disabilities.
Perballe rrezikut te kercenimit rus dhe pushtimeve imperiale qe ka nisur Rusia, tere vendet NATO rrisin çdo dite shpenzimet per mbrojtjen. Prodhimi i armeve, raketave dhe droneve po rritet shume dhe Shqiperia , ka mundesi te marre financime dhe te lidhet me partneret qe bejne pjese ne NATO.
Ky KryeKompetenti jone me duket se ngaterron kepucet ushtarake me kallashet dhe cantat e shpines me predhat e mortajave.
Plakut pordhet mos ja degjo,por Fjalet degjoja!
Pas kaq e kaq vitesh qe te shkruaj:-Vur ne pune Industrine e Armeve,me ne fund ma degjove fjalen.
Tani po deshe ndihme nga demo per te gjetur klasen punetore dhe klasen inxhinjere qe kane punuar ne ato uzina demo per nje jave i ben gati ,kush jane gjalle,sa kane vdekur,sa kane emigruar jashte.
Demo,behet fjale per industri prodhuese,njelloj si te gjitha industrite prodhuese.Nuk behet fjale per punishte.
Pije kafene rehat dhe nje dopjo vodka dhe mos I jep mend Rames.
Sa per ate qe merr persiper te gjesh punetore dhe inxhiniere per kete industri ,ketu Rama te ben armik.
Sa per shqiptarin…I them :hap thesin qe NATO te derdhe para per Ramen.
Kapitalisti shikon fitim me perpara ,pastaj hedh parane.
Ju e pate sa para derdhi NATO per bazen e Kucoves qe ishte 80% e gateshme.
Ju e shikoni qe Peleshi merr me nder lesh para nga NATO te blere helicopter e drone.
Një nga arësyet e mëdha që popujt normalë janë të pa kënaqur në vëndet e tyre është mbrojtja e dobët Shqipëria si shtet njef 3 kohëra pa mburojtje -forcimi -shkatërimi i mburojtëjes sot ma së keqi vlerësohet koha kur shteti kishte mbrojtje solide
Ky komentuesi Mali apo Maloku , di vetem te perbalte cdo gje , sa here qe shkruan , i leshohet me dhembe qeverise , mbjell mosbesim e urrejtje midis shqiptareve . Me sa duket ka qene i lumtur ne ditet e arta kur kishim ne krye bajraktarin serb te Vicidolit qe te vinte plumbin ballit po te protestoje dhe tani duket se i ka humbur ato privilegje dhe i vajton ne cdo koment . Me njerez si ky do te klthehemi prape ne shpelle , nuk futemi dot kurre ne BE !
Ore Karaxhic…Ma mer mendja qe edhe me bisnes te shesesh banane nuk je mare.
Te ndertosh nje industri te c’fare do lloji behet nje plan business.
Industri te prodhimit te armeve dhe municioneve ne ato ndertesat e vjetra nuk behet.
C’do gje behet nga e para.
Do te dish pse?
Sepse futen linja komplet automatike te kompjeterizuar ,keshtu qe keto kerkojne godina te posacme.
Me ato godina Karaxhic ne shpelle je dhe nuk ke nevoje te kerkosh shpelle tjeter.
O Mali, po ne futem ne burg tre “spiune” qe benin foto “objektit ushtarak”, Tani na dalin se jane germadha neper shpella ???