Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Armët vinin nga Turqia e shkëmbeheshin me kokainë, skema e trafikut Kosovë-Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Armët vinin nga Turqia e shkëmbeheshin me kokainë, skema e trafikut Kosovë-Shqipëri
AktualitetKronike

Armët vinin nga Turqia e shkëmbeheshin me kokainë, skema e trafikut Kosovë-Shqipëri

Published: December 13, 2024
Shpërndaje

Detaje të reja janë mësuar mbi operacionin e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës, që ka çuar në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës midis dy vendeve.

Sipas hetimeve, trafikantët shfrytëzonin fundjavën për të kaluar kufirin, duke përfituar nga një marrëveshje mes dy vendeve, e cila kufizon kontrollet e automjeteve gjatë kësaj periudhe.

Skema e trafikimit

- Publicitet -
  • Armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas modifikoheshin në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
  • Trafikantët nuk përdornin para për tregti, por armët në shumicën e rasteve shkëmbeheshin me kokainë.
  • Një nga të arrestuarit, Euxhenio Manushi, dyshohet se ka udhëtuar në Kosovë me lëndë narkotike dhe është kthyer në Shqipëri me armë zjarri.

Operacioni dhe rezultatet

Operacioni i koduar “Demontimi” ka çuar në:

  • Sekuestrimin e 64 armëve zjarri.
  • Arrestimin e 16 personave të dyshuar: 6 në Shqipëri dhe 10 në Kosovë.
  • Nga këto, 23 armë janë sekuestruar nga policia e Tiranës, ndërsa 41 armë janë kapur nga autoritetet kosovare.

Emrat e të arrestuarve në Tiranë

  • Euxhenio Manushi (20 vjeç)
  • Endri Papa (34 vjeç)
  • Aurel Manreka (28 vjeç)
  • Gersi Llozha (22 vjeç)
  • Kleo Muçalliu (26 vjeç)
  • Tonin Shkambi (53 vjeç)

Euxhenio Manushi, i cili është djali i artistit të njohur si “Ad Sybardhi”, ishte arrestuar disa ditë më parë në Tiranë në një aksion anti-drogë, ku u kap me 1 kilogram kokainë të pastër së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Serjani.

Hetimet

Operacioni “Demontimi” nisi në shkurt të vitit 2024 pas informacioneve të mbledhura nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë. Hetuesit kishin dyshime për një rrjet trafikimi që përfshinte armë dhe drogë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas hetimeve të thelluara, u krijua një ekip i përbashkët hetimor mes dy vendeve, i cili realizoi operacione të koordinuara dhe shkëmbim informacioni për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?