Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Armiku i mirë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Armiku i mirë…
AnalizaLajmi i fundit

Armiku i mirë…

Published: January 31, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Jeta e deshi që, pothuajse 32 vite më parë, të bëhem mik me Ali Ahmetin, pastaj të jemi sëbashku në një organizatë poliike, Lëvizja Popullore e Kosovës, për më tepër, në kryesinë e saj.

- Publicitet -

Kur për herë të parë, fill pas përfundimit të luftës në Maqedoninë e Veriut, që ndryshe nga sa kishin pritur mjaft institucione ndërkombëtare të sigurisë, kishte sjellë fitoren e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe se, drejtuesi i saj, Ali Ahmeti nuk ishte më enigma e politikës, por zgjedhja e saj, kaloja kufirin e Kosovës në drejtim të viseve shqiptare në Maqedoni, mendimi i parë që më erdhi ishte krejt i natyrshëm për mua: I thashë vetes : Ai ditë të bëjë luftën, a do të dijë të bëjë edhe paqen?

Paqja, shpesh herë, është më e vështirë se sa lufta. Në Kosovë, muajt e parë të pas luftës, po humbnim më shumë se sa në luftë.

Është e vështirë të kuptohet tani ajo që ka ndodhur aso kohe në Maqedoninë e Veriut. Nëse duam të kuptojmë këtë, le të përfytyrojmë këtë antogonizëm; nga njëra anë nacionalizmin e armatosur shtetëror maqedonas, i cili nuk pranon se fqinjët e tij autotoktonë janë njerëz të njëjtë me të, ndaj duheshin përgjakur, përzënë, i duhej ndaluar gjuha, mohuar kombësia, duhej shuar memorja kombëtare, duheshin shtypur, mashtruar, dhe, nga ana tjetër, njeriune zakonshëm shqiptar, shpesh herë me memdësinë e tij për jetën brenda familjes, i cili, pasi ka duruar deri ku nuk mban më, është i gatshëm të shpërthejë.
Dhe es këtyre dy antagonizmave , që lehtësisht mund të përplasen deri në fund, është ky njeri, me flokët që kanë filluar t’i bëhen të hirtë, me të folurën e ngadaltë, që dëshiron të rrijë ende rreth sofrës me shokët dhe miqtë, të këndojë; që, megjithëse në vitin 2001 nuk i ka shkelur me këmbë, dallon çdo fshat të krahinës nga mënyra e të folurit dhe peisazhit të tij, që zakonisht nuk përdor gjë tjetër veç ujit dhe çajit, herë pas here pak verë të kuqe; që ka mall për arën bri shtëpisë, që ende sot e kësaj dite mbetet sa njeriu i politikës, aq bujk e blegtor, ky njeri i falet altarit të besimit të njerëzve të mirë.

Rruga që ka bërë është e gjatë. Shumë e gjatë. Në nëntorin e vitit 2000, kur edhe lufta nuk kishte nisur, erdhi të më takonte në banesën time, ku vinte shpesh herë, ashtu si shkoja unë për të bujtur tek ai. Në shtëpi kishte libra të pafund, politikë dhe letërsi, të shënuara në cepet e faqeve ajo çka i interesonte, i kujdesshëm ndaj tyre. Kur po ndaheshim më tha se kishte ardhur dita, unë e dija se cila ditë, pasi ishte pjesë e përgatitjes së saj; më tha se një ditë të ardhshme, jo të largët, do më priste në Zajazin e tij, dhe se, për të shkuar tek ai, mund të kaloja ose përmes Tetovës, ose përmes Kërçovës. Unë kisha zgjedhur rrugën veriore, vija nga Kosova.

Kishte pak kohë nga përfundimi i luftës. Do të takoheshim me Aliun në selinë e sapo ngritur. Pastaj do të udhëtonim drejt Zajazit. Të nesërmen ai do të hidhte themelet e shtëpisë së tij, në fshat, ku banonin vëllezërit e tij.

Ali Ahmeti, pavarësisht se dokumentat ishin nënshkruar, firmat ishin hedhur, lufta kishte heshtur, paqja kishte rënë, ishte ende, në mentalitetin e tyre, armiku i maqedonasve. Ai shihej si njeriu që kishte bërë të pa menduarën dhe të pamundurën. Por, edhe i domosdoshmi që shteti të mbijetonte. E dija se qeveritarët, për ta hequr qafe, i kishin afruar një hartë, ku kishin shënuar një pjesë të vendbanimeve shqiptare, duke i thënë, “merri dhe shko bëju Shqipëri”,

Ishin më pak se gjysma e asaj që ishte vërtet Shqipëri. Pastaj, më tregoi ai, ku do të mbetnin krahinat e njohura shqiptare të Manastirit, Ohrit e Kumanovës, çfarë do të bëhej me shqiptarët ortodoksë, të cilët pushteti me dhunë i detyroi të ndërronin kombësinë e tyre etnike, po me gjuhën e traditat e atyre që do të mbetnin në Shkup, kudo në atë shtet të shpartalluar; po flamuri, kënga, tradita? Ai kishte thënë “jo, edhe këtu jemi Shqipëri, dhe në doni të ndërtoni paqe, e bëjmë, nëse doni përsëri luftë, ju qofshi…”.

Rrugës për në Zajaz, mes të tjerëve, ishin shoqërues edhe dy policë trupmëdhenj të etnisë maqedone. Ishin edhe shokët e tij, por ishte fillesa dhe gjithçka mund të ndodhte. Mund të përsëritej ajo që për pak desh ndodhi me 25 shtator 1998 në rrugën Tiranë – Ndroq – Durrës, ku njerëz të armatosur i zunë pritë, duke marrë zemër edhe nga fakti se miku i tij i madh, Fehmi Lladrovci ishte vrarë në luftë tri ditë më parë. Paslufta është po aq mizore sa edhe lufta.

Kur arritëm dhe po ndaheshim, befas Aliu i thirri dy policët maqedonas. I thashë “leri të shkojnë”, nuk i duroja dot, por ai u dha dorën, i pyeti për emrat, familjet, fëmijët, shkollimin, prindërit, u afroi cigare. Ndërsa po bisedonin, dy nga shoqëruesit shqiptarë të Aliut, njerëz të afërm të tij, deshën të afrohen, ai i largoi.

Biseduan edhe një copë herë. Befas u tha se unë isha nga Shkodra, se të nesërmen kisha ditëlindjen dhe se asaj dite, 20 prill, do të hapeshin themelet e shtëpisë së tij, pasi nuk e ka ndër mend më të lëvizë nga trojet ku janë varet e gjyshërve të tj, dhe ata, nëse duan, le të vijnë të shohin një festë shqiptarësh kur u kthehet biri.

Shkëmbyen edhe nga një cigare. Njëri prej tyre, pasi u përtyp gjatë, i tha se e kishte kërkuar tash sa vite ta vriste, se, edhe në Zvicër kishte qenë i gatshëm ta vrasë. Për mua ke qenë armik. Por, tash sa vite që përcjell ministra e kryeministra kurrë njëri prej tyre, dorën nuk më ka dhënë. As nuk më ka ditur emrin. Tash që po ndërton edhe shtëpinë e di se nuk ke ndër mend të ikësh më, e, kjo më mjafton për të dhanë besë.

Vërtet a ka qenë Ali Ahmeti armiku i shtetit maqedonas apo, ka ndodhur krejt e kundërta: ndërtuesi i një shteti modern perëndimor i mbetjes ish- jugosllave, një shtet ku nacionalizmi bën ende kërdinë e tij, por që, vetë fakti se përballë tyre ndodhet një forcë politike, e domosdoshme në drejtim, që pak i pak i zbut mençurisht, i bën të mendojnë se nuk ka më pushtet pa shqiptarët, e bën të domosdoshme përuljen e tyre ndaj një mendimi emancipues.

Ali Ahmeti ka qenë armiku i mirë i shtetit maqedonas, të cilin, pasi e mundi në luftë, dhe lufta në Maqedoni është pjesë e asaj që ndodhi në Kosovë për nga egërsia e shtetit, mori përsipër ta barazpeshojë, barazdrejtojë dhe të mos mbetet askush raja në vendin e tij.

Nuk është fjala për përqindje në qeveri, megjithëse ka rëndësinë e saj; nuk është fjala për përqindjet në administratë, pasi lufta dhe paqja e tij nuk ka të bëjë me përqindjet; nuk është thjeshtë ngritja e një rrjeti universitar të gjërë për shqiptarët, por tek mendësia e krijuar se tani e tutje shteti nuk mund të qeveriset pa mendimin poliik dhe vullnetin politik të shqiptarëve. Nëse veprohet ndryshe, ky shtet do të prishet. Nuk do të ekzistojë.

Mes dy mundësive, hiçit dhe bashkëjetesës, Ali Ahmeti u la partive politika maqedonase mundësinë e bashkëpunimit. Mes ndarjes dhe tkurrjes, apo krijimit të endëpsisë së shtetit për të gjithë, rruga e vetme ishte kjo e fundit. Nëse donin zhvillimin e gjuhës së tyre, duhet të njihnin zyrtarisht gjuhën dhe kulturën shqiptare. Flamurin. Të përkuleshin para të vrarëve shqiptarë në luftë. Të bëhej ndarja e re teritoriale e vendit, ku komunat me shumicë shqiptare të qeveriseshin nga përfaqësuesit shqiptarë.

Ai u mësoi se jo lufta, por mendja sjell prosperitet. Në 22 vite beteja politike nuk humbi asnjë, sepse përdori mendjen, duke detyruar shtetin maqedonas të vijojë rrugën drejt perëndimit.

Edhe ndërkombëtarët ishin skeptikë. Edhe për mjaft institucione, edhe në Shqipëri, deri në nivele të larta, Ali Ahmeti po sillej si armik. Kur e mësuan se, heshtja e pushkëve nuk është fundi i luftës, por fillesa e luftës së mendjes, ose heshtën, ose u jargavitën pas tij. Si mjaft “analistë”, “opinionistë” të pavarur, që vite më parë, kur lufta nisi, por edhe më pas, u bënë pjesë e korit të çjerrjes së njeriut armik, por që këto ditë dukeshin të lumtur pranë tij.

Shteti maqedonas, duam apo nuk duam, do të ndërtohet sipas vizionit dhe filozofisë politike të Ali Ahmetit, ose do të ketë një shkrirje të shpejtë. Ku nacionalizmi do e hajë nga brenda dhe e ardhmja do të jetë e largët. Do të ndodh kështu sepse Abazi i luftës dhe Ali Ahmeti i paqes, nuk është terroristi me të cilin synonin t’i trembnin të gjithë, edhe fëmijët e çerdheve, por armiku i mirë, që bëri të mundur të kuptohet se ky shtet nuk ka jetë më pa shqiptarët.

Kam shkruar për të në librin tim “I vërteti”, se Ali Ahmeti gjithë jetën kërkoi luftën, dhe, kur e gjeti atë, zgjodhi paqen. Çdo burrë bart gjurmët e lindjes së tij.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Nentori says:
    January 31, 2024 at 9:22 am

    https://www.faktiditor.ch/lufta-e-ali-ahmetit-sipas-rames/?fbclid=IwAR0_lelhgWPLsNcaSPZZuDKByAfNluT6gku_vdg2VtEAUjhgCh5fAQSDXtc

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2024 at 9:46 am

    Na mjafton rezultati.Pa ate lufte,zor se arrinin deri ketu.

    Reply
  • GEGE kosova says:
    January 31, 2024 at 10:36 am

    Ali Ahmetit i del perpara me qellim rrenimi,vetem ai,ose ata qe, jane te porositur nga dikush jashte shqiptareve,Nga Serbia,Rusia,apo nga turoarabet iraniane.te tille me gjasa kemi ende,madje kemi shume qe vishen me petikun e patriotizmes,derisa te arrijne qellimin.Format e “perbirimi” jane te ndryshme,sipas porositesve.

    Reply
  • Naimi says:
    January 31, 2024 at 10:53 am

    Zoti Islami te mbrojsh ali ahmetin eshte tradheti..,Do theme shkurt disa fakte;shqiptaret ne masen 70 % jane shperngul na Maqedonia,ndermarrja(bisnesi) me i mre shqiptar eshte ne vendin e 60 ne nivel vendi,gjuha shqipene nivelin e lypsarit…

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 31, 2024 at 3:07 pm

    Z. Bedri Islami, shpesh, ne analizat e tij ia fute kot… Por, qe t’ia futesh kot(!), duhet te pergjigjesh ne disa pyetje: A duheshin percopezuar punet e trojeve etnike shqiptare ne disa emra te perveçshem te politikave “mbarekombetare” antishqiptare, pa verifikuar asgje dhe asnje individ te vetem, apo, punet e Shqiperise dhe te trojeve te saj Etnike duhet t’i merrte mbi supet e saja shqiptare, SHQIPERIA tok me UÇK dhe jo me kundershtaret e UÇK, siç po ndodhe dje e sot… Edhe z. Bedri Islami dhe shume islame te tjere jane mashtruar e kane rene ne gracka “patriotesh” e “shqiptaresh” qe i kane shperndare enkas sherbimet sekrete armike, ne Evrope dhe ne bote, ne veçanti Jugosllavia, Serbia, Greqia, dhe kryearmikja “Kosova e Metohija” e quajtur LDK&FARK, etj.
    A po e shihni, o shqiptare, se, luftetaret dhe veteranet e UÇK, as krahet e saj, s’i ben kush hesap, ore, u plaçin syte e u lençin mendt, siç u kane lene!…
    Kesaj pune, i thone shqip: “Qyqja kendo e qyqani ngo!”…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Artani says:
    January 31, 2024 at 6:30 pm

    Zoti Islami,para se te shkruani per Ali Ahmetin beni nje vizit ne Maqedoni dhe investigoni pake.Me vjen shume keqe,kur ju merrni ne mbrojtje kete njeri ,te cilin nuk e njhni nga puna por vetem nga fjalet.

    Reply
  • DIBRANI says:
    January 31, 2024 at 6:31 pm

    HIQE MASKEN BEDRO ZIU
    PRETENDON SE JE I ZGJUAR
    KUSH SE NJEH ALI AHMETIN
    NJE EUNUK TE KASTRUAR

    LEPITKE E RAMES
    ETUR PER PUSHTET
    PER XHEPAT E YIJ
    SHET VELLANE E VET

    IKU KOHA JUAJ
    NJE FECKE TE DY KENI
    BOLL NS CATE TRAPIN
    VETEM.PORDHE KENI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?