Dekori rustik ofron kombinimin e përsosur të dizajnit komod, pa zhurmë, dekorit praktik dhe funksional, të kombinuara së bashku për të krijuar një ambient të ngrohtë.
Qëllimi është të sjellë jetë në një hapësirë të frymëzuar nga stilet e jetesës në mal dhe stilet vintage. Për të pasur një shtëpi të arreduar në stilin rustik, nuk keni nevojë të jetoni në një kasolle me dru, ju vetëm duhet të vini theksin tek natyralja dhe organikja.
Materialet natyrore funksionojnë si bazë dhe pikënisje për krijimin e dekorit, duke festuar bukurinë autentike të tyre, për të krijuar një hapësirë komode dhe të bukur.
I gjithë qëllimi i stilit është që të jetë sa më natyral.
PALETA E NGJYRAVE
Filloni me tone neutrale. Nuancat kryesore duhet të mbështeten në ngjyrat që gjendet në natyrë. Fillimi me një gamë ngjyrash neutrale do t’ju lejojë të vini në dukje veçoritë e dhomës tuaj. Muret e zbardhura duken të jashtëzakonshme të kombinuara me e drurin natyral, e bardha lejon që druri të flasë vetë dhe të bëhet një pikë qendrore e dhomës tuaj.
Më pas shtoni një prekje me të guximshme si blu, kafe, bezhë, gri, së bashku me nuanca të ndryshme, për të arritur një pamje më tërheqëse. Lejojini ato të përmirësojnë njëra-tjetrën. Sigurohuni që të kenë kontrast, të mos përzihen së bashku dhe të humbasin.


PËRDORIMI I MATERIALEVE NATYRORE
Dizajni Rustik ka të bëjë me përdorimin e materialet që vijnë nga natyra. Drurë të vërtetë, të papërpunuar, gurë të rëndë, tulla dhe metali janë të gjithë elementë kryesorë të këtij stili.
Përqafoni drurin dhe gurin, si një nga materialet kryesore natyrore në dhomën tuaj. Hekuri, bakri dhe bronzi janë të gjithë metale të natyrale, që mund të pëdoren për aksesorët e dekorit rustik.


MOBILJET
Dekori rustik shpesh ka të bëjë me kurimin e një përzierjeje të mobiljeve, të cilët duken sikur janë hedhur së bashku në një dhomë rastësisht, por secila ka një funksion dhe qëllim. Shpesh orenditë duken sikur janë mbledhur me kalimin e kohës për të formuar një hapësirë të realizuar bukur. Duke pasur strukturën e dhomës tuaj të përqendruar rreth një pike qendrore, (të tilla si një oxhak, TV ose tavolinë kafeje), do t’i japë hapësirës një ndjenjë të qëllimshme dhe do të bashkojë gjithçka.


SHMANGNI LINJAT E DREJTA
Linjat e drejta nuk kanë vend në stilin rustik. Lejoni të theksohen detajet natyrore, qofshin nyjet e drurit të pabarabarta, ose pikat dhe gërvishtjet në mobiljet tuaja. Materialet natyrore nuk përputhen gjithmonë, prandaj, përqafoni papërsosmëritë organike dhe abstrakte për një pamje më unike.


AKSESORËT DEKORATIVË
Druri është thelbësor për këtë stil. Opsionet janë të ndryshme me trarë druri të ekspozuar, mobilje prej druri, dysheme druri, ose mure me panele druri. Shtoni një shumëllojshmëri të batanijeve dhe jastëkëve të rehatshëm. Përqafoni teksturat përmes qilimave të thurura, pëlhurave të endura, ose shportave.
Arti mbështetet në natyrë, duke përdorur degë, gurë, brirë, ose elementë hekuri të cilësisë së mirë.


Arredimi në stilin rustik është simpatik, që fokusohet në nxjerrjen në pah të elementeve të papërpunuara të natyrës. Ai sjell bukurinë e jashtme brenda dhe krijon një atmosferë miqsore të ngrohtë.

Arredojmë??????