Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestime dhe sekuestrime në Brezovicë, 53 vila të konfiskuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestime dhe sekuestrime në Brezovicë, 53 vila të konfiskuara
AktualitetKosovë

Arrestime dhe sekuestrime në Brezovicë, 53 vila të konfiskuara

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni “Brezovica” është vazhdimësi i operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

- Publicitet -

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku.

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet.

Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.

“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh, përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.

Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.

“Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.

Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.

“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.

Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.

“Në rastin e Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.

Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.

“Të gjithë do të dalin para gjykatës”, tha prokurori Maloku.

“Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësisht ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati i Ministrisë së Ambientit, janë kryer rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.

Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e tretë. / Express

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?