Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: Dosja e SPAK zbulon se shoferi ish-polic i biznesmenit Gjoka ndihmoi në dy plane vrasjesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRGJIMET: Dosja e SPAK zbulon se shoferi ish-polic i biznesmenit Gjoka ndihmoi në dy plane vrasjesh
KronikeKryesore

PËRGJIMET: Dosja e SPAK zbulon se shoferi ish-polic i biznesmenit Gjoka ndihmoi në dy plane vrasjesh

Published: July 29, 2023
Shpërndaje

Sipas SPAK, ish-efektivi i policisë Edmond Preka, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, ka patur rol aktiv në vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji dhe atentatin ndaj shtetasit Kleant Musabelliu.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, sipas SPAK, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

- Publicitet -

Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushtet për vrasje. Atentati dështoi.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Hajdar says:
    July 29, 2023 at 5:39 pm

    Shqiperia si Maldivet, si Zvicra, si Tailanda…por e ka me shume zili Sicelia apo Napoli. Shqiperine e ka zili edhe El Salvadori apo edhe Columbia se po jua mer edhe atyre fronin e krimit.

    Reply
  • !!? says:
    July 30, 2023 at 3:56 pm

    Jam shumë i prekur nga arritjet spektakolare të krimit në këto dhjet vjetë qeverisje të Rilindjes (që të mos e ngatrrojmë me rilindjen e vërtetë propozoj të gjithëve ta quajnë Ripjelljeje) së shokut Edi. Edhe krimi është Ripjellur sidomos me aktivizimin e tyre me sukses si “çuna problematik” në fushatat e tërmeteve zgjedhorë aladibrançe për ti çuar në tabakan e tij personale fitorjen e radhës shokut Edi dhe që shoku Edi si burr shteti me sedër që është i shpërblen edhe si investitorë strategjikë si qy biznesmeni i nderuar Pëllumb Gjoka, me gurore si bandën e deputetit Rrahja.

    Mjafton të kujtojmë përplasjen në Elbasan dy ditë para 25 prillit 2021 ku paramilitarët e armatosur të zotit Sali Berisha që patrullonin në rrugët e Elbasanit zbuluan dhe bllokuan si miu në çark makinën e zezë pa targa ku fshihej luvgati bloz i zi i tërmetit aldibran të shokut Edi dhe lajmëruan policin dhe këtu fillon odiseja e bashkpunimit kriminal shtet, politik, krim në trajtën më të frikshme.

    Me urdhër të kryekusarit elektoral, shokut Edi Rama, drejtuesi i fushatës zgjedhore shoku Taulant Palla, stisi deri në detaje operacionin top sekret të koduar “Të shpëtojmë tërmetin zgjedhor të mos mbytet në lumin Shkumbin”.

    Një kope policësh të llojit Edmont Preka që duke qënë të sukseshëm si policë, ngrihen më pas në gradë si shofera dhe badigard tek biznesmenët investitorë strategjikë që “duam” të sojit Pllumb Gjoka,

    me në krye një dopio nëndrejtorësh të llojit Bistri, erdhën me një frymë, jo për të kryer detyrën, për të verifikuar dhe kontrolluar, duke kapur në flagrancë tërmetin kriminal zgjedhor të Edi Ramës që ishte strukur në makinën e zezë pa targa që drejtohej nga një çun i afirmuar si problematik në botën kriminale të Elbasanit, por për të ruajtur luvgatin zgjedhor brënda makinës të paprekur nga ndonjë tentativë të paramilitarëve të Sali Berishës që qëndronin pranë.

    Mbasi e rrethuan makinën në përputhje me planin e operacionit sekret të shokut Palla duke e distancuar dhe shpëtuar nga thonjtë e paramilitarëve të PD, me urdhër direkt të drejtuesit të operacionit ju dha alarm luftarak grupit të gatshëm të bandës kriminale zgjedhore të çunave problematikë që kishin për detyrë të largonin bandën kundërshtare të paramilitarëve të PD duke përdorur edhe armatimin e tyre dhe

    ata si sqifterat me parrullën “……..të shpëtojmë tërmetin zgjedhor të bosit ton Rama……..” vrapuan në vëndin e ngjarjes dhe nën kujdesin e kopes së policëve, çunat elbasanas me pistoletë në dorë, simbas urdhërit të shokut Taulant Palla, hapën, me trimëri, si banditë të vërtet që ishin, zjarr paralajmërues ndaj kundërshtarëve që u detyruan që ti përgjigjeshin zjarrit me zjarr duke neutralizuar shefin e bandës së çunave problematikë që hapi zjarr i pari dhe

    humbja e një viktime në radhët e bandës së çunave problematikë zgjedhore të Edi Ramës në Elbasan qe një ogur i mirë sepse banda kundërshtare e Sali Berishës mbasi vrau një njeri nuk kishte më nder dhe të drejtë ligjore të rrinte më aty dhe u tërhoq me bisht ndër shal dhe fitorja i buzqeshi bandës kundërshtare elektorale të Edi Ramës.

    Mbas patronazhistëve të policisë që rrethuan hapsirën për të mos u pikasur nga asnjë dëshmitar operacioni sekreti nxjerjes së luvgatit të zi të tërmetit zgjedhor aladibran i kusarit elektoral të nivelit global Edi Rama nga kurthi ku kishte rënë, u urdhërua nga qëndra e tërmetit zgjedhor, grupi i spiun patronazhistëve rekrutuar nga gestapoja zgjedhore e Edi Ramës në prokurorin që duam dhe

    me profesionalizëm, të qetë, nën mbrojtjen e policis që duam, e fshin ekzistencën e përbindshit të krimit zgjedhor në makinë, përbindësh që pjell çdo krim tjetër në vëndin ton, vraje këtë përbindësh dhe ke zhdukur krimet e tjera që lulëzojnë në çdo cep të Shqipëris.

    Mbas konsumimit të një vepre kriminale, momenti më i rëndësishëm dhe i vështirë është fshirja e gjurmave të krimit dhe këtë e mori përsipër personalisht vetë Edi Rama, kryekrimineli elektoral që është unik në botë në fushën e krimit zgjedhor të kthyer në shkencë të kobshme nga ai. Mbasi drejtuesi i operacionit i raportoj që

    “Gogoli ynë i tërmetit elektoral u shpëtua me sukses nga mbytja në Shkumbin”,

    ai Edi Rama buçiti në emisionin Opinion të Fevziut për 3 orë rresht “Është vrarë një neri moreeeee……”, “Sandri eja këtuuuuuu….. ma nxir faktin moreeeee………” dhe ai me tymsen e tij prej Gebelsi të vërtet mbulojë në të gjithë medjat dhe opinionin publik me pllitjet si të demit mbërthyer nga koqet, me vrasjen Xhuvanit, duke konsumuar plotësisht me këtë dalje para kamerave një krim të shëmtuar , të lemerisshëm shtet shkatrrues ku si një bandë e strukturuar implikohen Pallat e Ripjelljes, policët Edmont Prekat, nëndrejtorët Bistra të policis, prokurorët në shërbim të krimit, çunat problematik të rekrutuar nga bota e krimit në Elbasan shtuar edhe bandën tjetër të konkurentit të Edi Ramës në krimin e pandëshkuar zgjedhor, Sali Berishës.

    Njerëz, të më thoni, po të mos ishte në rrugët e Elbasanit makina e zezë pa targa me miljonat dhe listat për blerjen e votave, po të mos ishte policia në mbrojtje të hapur të krimit zgjedhor, po të mos ekzistonte banda e çunave problematikë të Taulant Ballës, po të mos ekzistonte tërmeti zgjedhor aladibran i Damjan Gjiknurit dhe fushata zgjedhore do të zotërohej nga drejtësia dhe jo nga poshtërsit kriminale të Edi Ramës,

    po të mos ekzistonte përbindshi i llahtarshëm zgjedhor Edi Rama të cilit i shërben makineria kriminale antiligjore, anti kushtetuse e sofistikeuar deri në përsosje e rrjetit të spiun patronazhistëve, makineri që zëvëndëson ndjes pastë PS që ka vdekur prej kohësh, makineri që po riorganizohet këto ditë në mbledhje top sekret, të më thoni po të mos ekzistonin këto që përmënda a do të ndothte përplasje me armë e bandave kriminale zgjedhore në Elbasan, a do të vritesh Xhuvani duke u bër dëshmor i krimit zgjedhor?

    Vrasësi direkt i Xhuvanit është kombvrasësi Edi Rama, po të mos ekzistonte Edi Rama me ndyrsit e tij që nuk kan të sosur, Xhuvani do të ishte i gjallë, pran fëmijve të tij. Në qoftë se do të kishte drejtësi të vërtetë e jo hipotetike si ajo e avokat Ngjelës, po të hetohej përplasja në rrugët e Elbasanit që përgjaku zgjedhjet në Shqipëri dhe të arrestohej vrasësi i vërtetë, do të vritej përbindshi i krimit zgjedhor, do të zhdukej makineria e llahtarshme zgjedhore në shërbim vetëm të tij që këto ditë po kolaudohet në mbledhje top sekret nga kryekrimineli elektoral i nivelit global Edi Rama për të fituar me rezultatin jo më pak se 100% në zgjedhjet e ardhme, dhe po nuk u ndal do t’ ja arrij edhe kësaj, ai është i llahtarshëm.

    Ja pse drejtuesi i operacionit të shpëtimit të suksesshëm të luvgatit zgjedhor të Edi Ramës në makinën e zezë, Tulant Palla është caktuar ministër i brëndshëm që suksesin e tij në Elbasan ta shtrij në të gjithë Shqipërin në zgjedhjet e ardhme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Turistët po largohen nga frika?! Si po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
  • Horoskopi për sot, e premte 26 qershor 2026. Zbuloni parashikimin e yjeve
  • Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. demo on Dordolecët e Propagandës
  2. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  4. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. brahim on Protesta, Brukseli dhe BE!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?