Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, VOA: Dha deklarata kontradiktore, u tradhëtua dhe nga pastruesja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, VOA: Dha deklarata kontradiktore, u tradhëtua dhe nga pastruesja
Aktualitet

Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, VOA: Dha deklarata kontradiktore, u tradhëtua dhe nga pastruesja

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Arrestimi mbrëmjen e së premtes, i ish-zyrtares Alda Klosi ka ardhur për shkak të deklaratave kontradiktore të saj si dhe tradhëtisë nga ana e pastrueses.

Sipas “Zërit të Amerikës”, zonja Klosi dyshohet për të paktën tre vepra penale “Pastrim parash”, “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private…” duke qenë se për shkak të posteve që ka mbajtur ka detyrim deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë.

Ajo ka mbajtur funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

- Publicitet -

Rozeta Dobi, e arrestuar në fillim të janarit për vje dhjen e banesës së ish zyrtares, bëri një kthesë të fortë të qëndrimeve të mbajtura fillimisht, kur pranoi vjedhjen të vetëm 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve apo dhe të bizhuterive në shtëpinë e zonjës Klosi, dhe refuzoi të jepte shpjegime për origjinën e 404 mijë eurove të tjera të gjetura të fshehura në shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit.

Gjatë marrjes në pyetje të premten, ajo ka pohuar se të gjitha paratë i përkasin ish zyrtares, dhe se vjedhja e banesës ishte inskenuar në bashkëpunimin me Klosin, e cila sipas saj i kishte kërkuar që t’ia ruante ajo “të gjitha paratë, pasi kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte”.

Sipas dokumentave të Prokurorisë, të cilat Zëri i Amerikës ka mundur të shohë, Dobi ka treguar se ajo kishte vënë re shpesh prani të sasive të mëdha të parave në shtëpinë e Klosit.

Sipas saj disa vite më parë ajo kishte gjetur shuma të mëdha të mbuluara me batanije në në krevatin e ish zyrtares, ndërsa gjatë vitit 2021 deri në fund të viti të shkuar, ajo ka rrëfyer se në shtëpi ka patur “kuti me para, me vlera të mëdha monetare në euro”, por duke saktësuar se “për mënyrën e lëvizjes së tyre, nuk e di se ku i merrte dhe ku i dërgonte Alda”.

Kjo dëshmi duket të jetë konsideruar thelbësore për prokurorinë e cila ndërkohë kishte ngritur dyshimet e saj serioze ndaj vetë ish zyrtares. Së pari, pasi ajo kishte dhënë deklarime tërësisht të ndryshme mbi paratë në shtëpinë e saj.

Ditën e vjedhjes, ajo ishte shprehur se në banesë, përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Ndërsa kur u thirr në polici, ditën e arrestimit të Dobit dhe djalit të saj, ajo kishte deklaruar se “pasi kishte menduar me qetësi për sendet që ka patur, kishte konstatuar se i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh” të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, që ajo të kujdesej për shtëpinë e tij, ndërkohë që ai ishte jashtë vendit për t’u kuruar për shkak të një sëmundjeje të rëndë e cila i mori jetën pak ditë më pas.

Përveç kësaj, ish zyrtarja është “tradhëtuar” dhe nga i vëllai, i cili dy ditë më pas, ka dhënë një tjetër version mbi origjinën e parave.

Ai ka deklaruar se paratë janë marrë hua nga një mik i familjes për të ndihmuar xhaxhain që ishte i sëmurë. Madje ai ka paraqitur dhe një deklaratë huaje me shkrim dore, që datonte 3 nëntor 2022.

Deklaratë të cilën prokuroria dyshon se është fiktive. Zonja Klosi, e cila të nesërmen e arrestimit u shtrua në spital, për shkak të problemeve me tensionin, pritet të mësojë nesër vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

Veprat penale për të cilat ajo dyshohet, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite burgim, e për këtë arsye, prokuroria kërkon që ndaj saj të mbetet ne fuqi ‘arresti me burg”.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?