Mes qindra komunikimeve që SPAK ka në dosje për të vërtetuar pronësinë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për vilën në Dhërmi është edhe një mesazh i dërguar në korrik 2021.
Në mesazhin e Whatsapp të dërguar nga një punonjës i Ballukut, bashkëshorti i sanitares së saj, shikohet një arkë, kuti e kuqe plot me euro që sipas prokurorisë janë në vilën në kompleksin turistik ‘White Rocks’.
Qindra komunikime të vartësve apo bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut, telefonata përgjatë viteve 2018-2025, janë përdorur nga Prokuroria e Posaçme për të vërtetuar pronësinë faktike të ish zv. Kryeministres mbi vilën dykatëshe tip Begonia në “White Rocks” në Dhërmi.
Vila 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2, për të cilën SPAK thotë se aktualisht vlen 720 mijë euro, është përdorur nga Balluku që prej qershorit të vitit 2019 deri të paktën në shkurt-mars 2026, periudhë kur SPAK ka lokalizuar telefonin e Ballukut në këtë zonë, para se vila të sekuestrohej me vendim gjykatë vetëm 3 muaj më vonë.
Në dokumentin e lexuar nga Report Tv janë me dhjetëra faqet me prova që sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetojnë pas asnjë lloj dyshimi se Vila në kompleksin turistik “White Rocks”, që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Komunikimet e ish vartësve, shoferit të Ballukut, punonjësve të pastrimit në shtëpinë e saj në Tiranë, administratorëve të kompleksit, familjarë të këtyre të fundit të gjithë i referoheshin godinës ‘f6’, si “vila e shefes”.
Ndërkohë që nga ana tjetër arredimi apo investimet ishin bërë sipas preferencave të Ballukut, ndërsa në godinë janë gjendur foto e prova të tjera që vërtetojnë se ish zv. Kryeministrja e përdorte atë në vazhdimësi, për të paktën disa çdo muaj për vite më radhë, sipas qelizave telefonike të numrit celular të Ballukut.
Ka edhe një detaj në një dokument të SPAK. Një mesazh i dërguar mëngjesin e e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares së Ballukut në banesën e saj në Tiranës tregon një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash euro, të lidhura me llastik. Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks.
Bashkëshorti i sanitares së Ballukut, Lavdrim Smone, së bashku me gruan dhe vajzën e tij sipas të gjitha komunikimeve zhvendosin herë pas herë në vilën e Dhërmiut për të bërë pastrimet. Shpesh i dërgonte atje shoferi personal i ish zv. kryeministres.

Kjo Ballukja paska patur putren me te rende ne vjedhje se tere burrat ne pushtet marre se bashku, e jo me kot Rama paska thene ate “Punet qe mi ben kjo grua nuk mi ben dot asnje burre..” ja paska ndjere lezetin Beles aq sa u bo balte dhe e mbrojti me kartona Zegjinesh ne parlament nga Drejtesia.
Turp i madh
Pupupu
Si u katandis kjo PS keshtu??
Me kta soj horrashe hajdutesh ordinerë??
Ishte shpresa jone e vetme kunder berishizmit dhe antishtetit qe nisi ne 90.
Sa kohë do duhet per te ndertuar nje alternative?.
Nje mikja ime ka nje dyqan teshash.
Me ka treguar se nje dite rastesisht i hyn ne dyqan Belinda dhe kerkonte me urgjence nje bluze ne rafte ndersa ne vesh kishte vazhdimisht celularin.
Pasi mori nje bluze shkoi te banaku per te paguar. Kjo shoqja ime i thot 90 mije (me te vjetra)
Ajo nxori 9 kartmonedha 1o mijshe te reja nga nje portofol-cante.
As kundershtoi as u habit, i dha 900 mij lek si pa te keq. Kjo e sqaroi me pas qe behej fjal per 90 mij te vjetra po lehtesia me te cilen shtetarja jone e vyer nxori atë.sasi parash e kishte lën pa.mend
Njesoj si ajo sekretarja e Ben Ahmetajt qe i harroi ne tubst e sobes.
Keshtu eshte kur nuk di më sa para ke e ku i ke.
Sjellje tipike e atyre qe i fitojne lehtë dhe me thasë