Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arritjet dhe pengesat e Joe Biden gjatë vitit 2023 në fushën e mjedisit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arritjet dhe pengesat e Joe Biden gjatë vitit 2023 në fushën e mjedisit
AktualitetBote

Arritjet dhe pengesat e Joe Biden gjatë vitit 2023 në fushën e mjedisit

Published: December 30, 2023
Shpërndaje

Investimi i miliarda dollarëve për të luftuar ndryshimet klimatike ka qenë një përparësi kryesore për administratën e Presidentit Biden gjatë vitit 2023.

Viti 2023 shënoi nivele rekord në emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë, ndërsa moti i skajshëm u bë gjithnjë e më i pranishëm. Administrata e Presidentit Biden u përqendrua në zbatimin e dy masave legjislative prej disa qindra miliarda dollarësh për klimën.

“Që nga industria e automjeteve elektrike, energjia nga dielli dhe era, bujqësia që nuk e dëmton mjedisin dhe prodhimi i materialeve të pastra si çeliku dhe çimentoja, po shohim hapje masive të vendeve të punës”, thotë Ali Zaidi, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për klimën.

- Publicitet -

Por miratimi në mars për nxjerrje nafte dhe gazi në Alaskë u perceptua si një premtim i pambajtur nga ata që kërkojnë një ndalim e plotë të nxjerrjes së karburanteve fosile. Uashingtoni argumentoi se ligjërisht i kishte duart e lidhura.

“Projekti ishte miratuar në një formë tjetër në vitin 2018, nën administratën e Presidentit Trump, por u ndalua nga paditë dhe një gjykatë federale kërkoi nga organet përkatëse që të vlerësonte ndikimin ndaj mjedisit. Kështu që vendimi ra mbi administratën e Presidentit Biden”, thotë Martin Lockman me Fakultetin Juridik pranë Universitetit Kolumbia.

Anulimi në shtator i shtatë licencave për nxjerrjen e gazit dhe naftës në parkun kombëtar të Alaskës i qetësoi aktivistët që mbështesin një ekonomi që nuk dëmton mjedisin.

Nga ana tjetër, veprimi nxiti kritika të forta nga republikanët dhe disa komunitete indigjene që varen nga industria e nxjerrjes së naftës dhe gazit.

“Vendet më të shumta të punës janë në pjesën veriore. Jetesa e tyre varet nga të ardhurat e industrisë së nxjerrjes së naftës dhe gazit. Me këto të ardhura ata mbajnë komunitetet dhe hapin vende pune.

Cilat janë zgjedhjet e tjera në zëvendësimin e ekonomisë bazë? Shkatërrimi i kësaj industrie do të sjellë vështirësi për komunitetet”, thotë Nagruk Harcharek, President i korporatës jofitimprurëse Zëri i Arktikut Iñupiat.

Këto lloj shqetësimesh nuk e befasojnë Institutin e Burimeve Botërore, një organizatë jofitimprurëse me qendër në kryeqytetin amerikan.

“Është gjithmonë një sfidë kur ke të bësh me çështje të zhvillimit lokal dhe vendet e punës kur flitet për ndikimin tek mjedisi në shkallë lokale apo globale. Kështu që lind ky lloj debati.

Administrata e Presidentit Biden ka bërë shumë në përmirësimin e konsultimeve me grupet indigjene, por është një rrugë e gjatë”, thotë Dan Lashof me Institutin e Burimeve Botërore.

Administrata e Presidentit Biden i tha Zërit të Amerikës se ka programe në zbatim për të ndihmuar komunitetet që të bëjnë kalimin tek ekonomia e gjelbër dhe se planifikon të vazhdojë zbatimin e agjendës së saj mjedisore gjatë vitit 2024.

“Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të ofruar më shumë mundësi ekonomike për komunitetet që kanë pësuar padrejtësi mjedisore. Duhet të ndërtojmë një infrastrukturë dhe ekonomi për të konkurruar në shekullin 21 dhe kjo duhet bërë në një mënyrë që të kuptohet se jemi përballë një krize të vërtetë”, thotë Ali Zaidi, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për klimën.

Në arenën ndërkombëtare, megjithëse zoti Biden e anashkaloi Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën në Dubai, ai siguroi një premtim këtë vit për përtëritjen e bashkëpunimit klimatik me Kinën.

Bota do ta ndjekë me vëmendje nëse bashkëpunimi i dy vendeve, emetuesit më të mëdhenj të gazeve që shkaktojnë efektin serë, materializohet dhe jep fryte gjatë vitit 2024.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Protestë në Kakome, banorët shembin rrethimin që kufizonte tokat prej 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?