Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asociacioni, Bugajski: SHBA i ka bërë llogaritë gabim! Ka tre dobësi të mëdha me pasoja të rënda jo vetëm në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Asociacioni, Bugajski: SHBA i ka bërë llogaritë gabim! Ka tre dobësi të mëdha me pasoja të rënda jo vetëm në Kosovë
KosovëKryesore

Asociacioni, Bugajski: SHBA i ka bërë llogaritë gabim! Ka tre dobësi të mëdha me pasoja të rënda jo vetëm në Kosovë

Published: February 4, 2023
Shpërndaje

Në analizën e tij të përmuajshme në DITA, ku flet për efektet e shpërbërjes së Federatës Ruse, Janusz Bugajski prek edhe temën e Asociacionit në Kosovë.

“Uashingtonit dhe Brukselit i duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndezin konflikte të tjera përmes ndonjë kompromisi me mini-imperializmin e Beogradit. Krijimi i çfarëdo entiteti të veçantë serb në Kosovë do t’i japë zemër qeverisë separatiste serbe në Banja Luka dhe gjithashtu mund të çojë në thirrje për ndarjen e Malit të Zi” – shkruan Bugajski.

DITA iu drejtua analistit të njohur amerikan për një zgjerim të këtij argumenti. Në bisedën e shkurtër, z. Bugajski hodhi dritë mbi arsyet që shtyjnë ShBA dhe BE-në të mbështesin fuqishëm krijimin e ASM-së në Kosovë, mbi dobësitë e propozimit, pritshmëritë e Serbisë nga kjo nismë, si dhe mbi ndikimin që krijimi i Asocacionit mund të ketë në rajon e më tej.

- Publicitet -

Me zotin Bugajski bisedoi bashkëpunëtorja e DITA, pedagogia Edona Llukaçaj:

DITA: Z.Bugajski, Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë po përkrahet dukshëm nga perëndimi, si nga ShBA ashtu dhe nga BE. Është e vështirë për shqiptarët në Kosovë, por në Shqipëri dhe vende të tjera që ta kuptojnë këtë presion ndaj autoriteteve të Kosovës. Në këndvështrimin tuaj, cilat janë arsyet e këtij presioni, veçanërisht në këtë moment?

J. Bugajski: Uashingtoni dhe Brukseli po ushtrojnë presion mbi qeverinë e Kosovës sepse mendojnë se Prishtina duhet të bëjë një lëshim të madh në mënyrë që negociatat me Beogradin të zhbllokohen. Por unë, jam i mendimit se ata i kanë bërë llogaritë gabim, pasi Serbia dëshiron të përfitojë nga krijimi i Asociacionit, pa iu dashur të njohë shtetësinë e Kosovës.

Propozimi ka të paktën tre dobësi të mëdha. Së pari, në të mungojnë garanci të besueshme se në Asosacionin e ri të Komunave Serbe (ASM) nuk do të infiltrohen dhe se (këto komuna) nuk do të dominohen nga agjentë apo aktivistë të dërguar ose të rekrutuar nga Beogradi.

Së dyti, në propozim nuk parashikohet asnjë mekanizëm që qeveria e Kosovës të mundet të pezullojë ASM-të nëse liderët e saj shkelin kushtetutën.

Dhe së treti, ASM-të mund të gjenerojnë përçarje në mesin e komuniteteve të tjera etnike, veçanërisht nëse minoriteti serb favorizohet me institucione të veçanta dhe financime shtesë.

Në përputhje me urdhrat e Beogradit, autoritetet komunale, gjithashtu, mund të provokojnë konfrontime dhe të pretendojnë se Prishtina nuk po i përmbush obligimet e veta. Lëvizje të tilla do të projektohen për të vonuar pafundësisht objektivin e SHBA-ve dhe BE-së për njohje ndërshtetërore.

DITA: A nënkupton kjo forcimin e mëtejshëm të faktorit serb në rajon dhe destabilizimin e Ballkanit Perëndimor? Dhe, çfarë ndikimi prisni ju të ketë kjo për Shqipërinë?

J. Bugajski: Krijimi i ASM në Kosovë mund ta ketë ndikimin jashtë saj edhe më të madh (se brenda Kosovës). Kjo mund t’ia shtojë Beogradit fuqinë të ndërhyjë në politikat e shteteve të tjera dhe të stimulojë nismat separatiste në mbarë rajonin.

Bashkësitë etnike që përbëjnë shumicën në disa komuna në një numër të pacaktuar shtetesh mund të kërkojnë status të veçantë dhe të bëjnë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pas precedentit që do të jetë krijuar në Kosovë. Këtu mund të përfshihen shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi, ata në Maqedoninë veriperëndimore dhe ata në jug të Malit të Zi; boshnjakët në rajonin e Sanxhakut të Serbisë dhe të Malit të Zi; hungarezët në Vojvodinë; si dhe serbët në Mal të Zi.

Për më tepër, eksperimenti etnik ndërkomunal në Kosovë do të ketë efekt negativ në Bosnje-Hercegovinë, ku kroatët do të inkurajohen të përpiqen për një entitet të veçantë dhe objektivat separatiste të entitetit ekzistues serb do të rriten.

Me pak fjalë, nisma e ASM-së do të rezultonte në destabilizim më të gjerë në rajon dhe të ofronte më shumë mundësi për infiltrimin e Moskës dhe destabilizim (të shtyrë) nga ana e saj.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Rrumpalla! says:
    February 4, 2023 at 8:06 pm

    Asosacioni i Komunave serbe ne Kosove eshte nje CMENDURI,eshte TRADHETI qe i behet popullit te Kosoves!
    Po vete ne SHBA,pse nuk ekzistojne Asosacione te kombeve te shumta?

    Reply
  • SOS says:
    February 4, 2023 at 8:11 pm

    RROFTE E QOFTE AMERIQIA
    QE KOSOVEN E CLIROI
    NDONESE KUR E TREMBI RUSIA
    SERBIT PRAP JA DOREZOI

    PLASTE AI QE PRANOI PER MIK
    DHE E BERI ZOT SHTEPIE
    ATE QE NUK KA AS BESE AS NDER
    TE NXJERR NE PAZAR SI KEMBE DHIE

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 4, 2023 at 11:16 pm

    Asociacionet jen bomba me Sahat. Amerika dhe BE-ja krejte te pa nevojshme po perpiqen te sakatojn Kosoven pa asnje arsye.
    Asnje problem nuk u krijohet ketyr grushte serbeve qe kan mbetur ne Kosove, Por krijimi i ketyre bombave me sahat me sa duken kerkojn qe ne Ballkani te kemi nje konflikt permanet gjet gjith kohes ne vazhdim.
    Kosova ka kufijte e vet dhe nuk ka asnje nevoj te bejen pazare pa qen aspak e nevojshme.
    Ketu nuk po rregullohet pore po ç`rregullohet shteti me i ri ne Evrop qe eshte Kosova,
    Kuj i iunterson konflikti qe po e lejen ma kaq deshir e me kaqe Zell si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja !
    Me ane te ketyre Asocacioneve keta po kerkojn qe per nje te ardhem te shkurter ne Kosove te te rritet rregjistri demografik ne favore te Serbeve duke krijuar kushte per sjelljen e kolonve Serbe ne keto 10 komuna nepermes Asociacioneve.
    !

    Reply
  • I paemer says:
    February 5, 2023 at 6:26 am

    Asociacioni i 10 komunave ne Kosoven me 2 milion banore, pas Republikes Serbe ne Bosnje eshte guri i themelit per krijimin e Serbise se Madhe, ku serbet e Malit te Zi qe mbajne ne kembe qeverine kukull, si dhe Vojvodina e hungarezeve, kroatet e Bosnjes e shqiptaret e Maqedonise se Veriut, mund ta perdornin si shembull per riorganizimin e tyre shoqeror e administrativ.

    Kjo do te thoshte kthim ne vitin 1989…

    Reply
  • demo says:
    February 5, 2023 at 7:00 am

    Ky eshte kthim ne 1878.Kur trupat cariste munden ushtrine turke ne Bullgari dhe po i drejtoheshin Stambollit,Perendimoret kundershtuan Pavarsine e Bullgarise dhe kercenimin e c`berjes te Turqise,por vendosen te zmadhojne Serbine dhe Cernagoren mbi toka shqiptare. Nish,Sanxhak,Toplice ju dha Serbise,Malsia shqiptare ju dha Cernagores.Edhe Rusia ra dakord,,se ku ka me mire se Toka te flori ne mes te Europes,buze Adriatikut,se sa djerrinat e Anadollit. TURQIA E BERI RRUGE.EDHE KUR KERCENOHEJ NE AFRIKE,EDHE KUR SHPARTALLOHEJ NE BESARABI,,LESHONTE TOKA SHQIPTARE DHE KERMA AZIATIKE I ZGJATEJ JETA.
    Edhe lufta ne Ukraine u provoKua per te rrembyer perseri Kosoven.I GJITHE HALLI RUSISE ESHTE KOSOVA.

    Reply
  • Igor says:
    February 5, 2023 at 7:17 am

    Cfare kengesh na kane mbetur tash per te kenduar per Kosoven?Perendimi e Cliroj Perendimi e Tradhtoj ku esht fshehur qeveria e Tiranes e Edi Rames me ballkanin e hapur ,ku jane ata Kosovare te asaj kohe qe i nenshkruanin mareveshtjet pa lexuar dhe pa i kuptuar nenshkronin ,ne ate vit 99 perendimi e ndaloj gjenocidin por fshehtas nuk e mbeshteste 100% pamvaresine e Kosoves dhe sot i japin fajin Albinit jo fajin e kana ata te vitit 2008 se po ta mbeshteste perendimi Kosoven dota lejonin popullin e Kosoves qe te leviste i lire ne ata vende qe e njiohen por te gjithe ata njohjet dolen sot genjeshtra, dhe ne fund mundem vetem te them cka e pret ate popull ne te ardhmen dhe i mjeri populli sidomos Muslimane i Kosoves ,por ndoshta vellau i Vucicit ne Stamboll Erdogani dota ndihmoj Kurtin qe ti japi Azil ne Turqi pse ne Turqi jetojne ma shum Shqiptare se ne Kosove.Pra lamtumire Kosove si Republike.

    Reply
  • Fatmir says:
    February 5, 2023 at 7:46 am

    Asociacjoni eshte kancerogjen,sikur Jugoslavija qe ishte shtet artificial(e smura e ballkanit).

    Reply
  • amerikanino says:
    February 5, 2023 at 7:59 am

    Perballe kesaj poshtersie politike amerikane qe kerkon as me shume as me pak por rikthim te nje Jugosllavie me format tjeter, eshte mjaft dinjitoz qendrimi i Albin Kurtit qe kushtezon dialogun me Serbine me njohjen prej saj te Kosoves.

    Reply
  • Vigjilencë nga McGonigalët jo vetëm të FBI says:
    February 5, 2023 at 8:03 am

    Diplomati i SHBA Eskobar nuk është guvernator serb i Kosovë – Metohisë që të kërcënoj haptazi më keq se vllau Vuçiç kur rreshton armatën serbe të Arkanëve të tij kanibalë me “grykat e tankeve në dritare të shqiptarëve” të Kosovës gati për të vrar. Vuçiç do që në Kosovë të mos ketë pengesë Albin Kurtin dhe do që të qeverisin Kosovën Ashim Thaçët që nga komandantë të UÇK u konvertuan në biznesmenë që tregëtojnë jo vetëm mallra por edhe vëndin e tyre si mall pazaresh fitimprurëse me Arkanët biznesmenë serbë. Por asnjëherë vllau Vuçiç nuk ka deklaruar që të rrëzohet qeverisja Kurti sikurse kërcënon haptazi pa etikë diplomatike nga diplomati Eskobar që asociacioni i komunave serbe do të themelohet edhe pa Albin Kurtin, dmth po të mos pranoj Albi Kurti, shqelmin bythës dhe do të vem një tjetër sikurse bëm një herë në kohën e diplomatit me prirje ekonomike Grenel.

    Nashti qy diplomat kokoroç që kërcënon haptazi të rrëzoj qeverin e ligjshme Kurti sikurse dikur CIA e SHBA bënte grushte shteti kudo në botë është ai që

    kur dobiçi i serb Open Ballkan, ngjizur me farë nga shërbimet inteligjente ruse në zyrat e ministrit serb Vulin po ngordhte nën zinxhirat e tankeve serbe rreshtuar në kufi të Kosovës mbas ultimatumit të vllaut Vuçiç drejtuar NATO për të verifikuar nga Putin Çamberlenizmin e perëndimit para se të sulmonte Ukrainën me blickrigun e Vermahtit rus dhe

    tutori i dobiçit Open Ballkan , Edi Rama dha ulërimën “Ndihmë Eskobar, ndihmë Varhell se po më prishet qumshti i blegtorëve shqiptar destinuar për Sërbin duke pritur 26 000 000 orë në dogana, shpëtoni Open Ballkan që të shpëtoj qumshti nga prishja” kur asnjë pikë qumshti nga blegtorët shqipëtarë nuk shkonte në Serbi sepse blegtorin për 10 vjet qeverisje e kishte ngordhur vet Edi Rama në bashkpunim me Erzenët e Lufrat duke vjedhur dhe pastaj duke hequr subvencionet dhe me çmimin skandaloz të kusarisë të grumbullimit të qumshtit 37,0 L të rinjë për litër,

    me të dëgjuar brritmën e vllaut Edi Rama, McGonigal ……më falni Eskobar dhe Varhell vrapuan me këtë gënjeshtër të trash diplomatike të qumshtit hipotetik të prishur dhe bën një takim zyrtar në një resort në Elbasan me vllaun Edi Rama dhe të nesërmen, mbasi, sikurse duket kan mar edhe ca para “borxh”, të dy deklaruan ringjalljen e Open Ballkan duke sinkronizuar edhe me deklaratën e tavarish Lavrovit në mbështetje të Open Ballkan, kordinuar edhe me bllokimin e rrugëve në Mitrovicë nga Arkanët kanibal serbë të ndihmuar edhe nga Wagnerët e rus që janë pranishëm në çdo lëvizje të militantëve të Asocacionit të komunave serbe.

    Njerëz, McGonigalët amerikanë që takojnë privatisht dhe marin borxhë miljonat nga vllezrit Vuçiç, Rama e soj e sorollop në Ballkan nuk janë vetëm në FBI por edhe në diplomaci. Nuk i besohet një Eskobari që mbështetur në një gënjeshtër të trash me qumësht të prishur të ofruar nga sharlatani i dobiçllëqeve diplomartike Edi Rama, mbasi e takon në një resort, të ringjall pjellën e ngordhur ruse Open Ballkan.

    Asociacioni i komunave serbe është produkt i McGonigaleve të diplomacisë së SHBA dhe BE në bashkpunim me Wagnerët e diplomacis ruse dhe ka synim që të zhbëjnë pamvarsin e Kosovës duke krijuar Donbasin serb të Kosovës së bashku me Donbasin e Bosnjes për të ndezur edhe flakën e luftës në mbrapavijën NATO rreshtuar përball Vermahtit rus në Ukrainë.

    Po të mos ishin të llojit McGonigal këta diplomatë të SHBA dhe BE, do ti kërkonin Serbis njohjen e pavarsisë së Kosovës dhe pastaj të shikohet edhe mender asocacioni i arkanëve serbë që kurrë nuk duan bashkjetesën paqsore me shqipëtarët,gje që e shprehin haptazi e në mënyrë agresive edhe pa asociacionin pa le kur McGonigalët tu dhurojnë këtë fuçi me barut rus mbasi të bëjnë grusht shteti e të rrëzojnë qeverin Kurti që i pengon në këtë projekt pazaresh të flliqura me para të mara “borxh” nga sharlatanët që qeverisin Ballkanin.

    Reply
  • Arben says:
    February 5, 2023 at 8:18 am

    Kjo se cfar po ndoll me kosoven po i ndoll shqiperis ne menyr te heshtur duke zbrazur te gjitha vendbanimet rurale dhe qyetet te tera te zbrazta si ne jug dhe veri duke i detyruar shqiptaret qe te ikin neper bote pa ndoje marrveshje me shtet qe shkojn por gjithnje ne menyr ilegale dhe duke bere ndertime te shfrenuar ne tiran dhe ne qytetet bregdetare perse behen gjith keto ndertime ku popullat eahte pergjysmur kjo po behet qe te zevendesohen nga te huajt dhe dote vine serbe dhe kombesi te tjera dhe mbas njerfar kohe dote jemi pakic ne vendin tone nga drogaxhiu qe kemi ne krye te shteti me ndihme kryesore te amerikaneve, ky presjon qe bo i behet kosoves arkitekti ashte edvini ne bashkpunim me opoziten ne kosove dhe me ndihme e ali kimikut te maqedonis po ashtu dhe abazovici i malit te zi bashk me vucicin jua kan mbushur mndjen si amerikanve dhe europjanev se e vetmja gje qe ju ka mbetur eshte qe te kembgulin qe kosova mos te stabilizohej asocjacjoni i komunave serbe qe ta zene ngusht qeverin e kosoves qe te leshoj pe nga kerkesat legjitime qe ju thoste nderkombetarev si per targat apo zgjedhet serbe apo referedumet qe ishin mbajtir deri dje dhe duke pare avantazhin e kurtit ne bisedime per keto qe thash me siper dhe nuk po ju ecte as projekti ballkani i hapur u vune ne veprim dhe korruptuan nderkombetaret si te derguarit e shba dhe te be dhe pa pritur dhe pa kujtuar u turren nga plani frankogjerman dhe me njohje direkt tek asocjacjoni i komunave serbe kete e kan llurat nga edvin drogaxhiu qe po merr ne qaf jo vetem kosoven por dhe shqiperin me tradhetin skizofrene dhe me opoziten te shpartallur nga ambasada amerikane bashk me sherbimet sekrete amerikane ne dem te faktorit shqiptare ne ballkan.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 5, 2023 at 9:11 am

    E ka firmosur Thaci loloja i Rames, dhe retoriken e vagabondit te pabindur ja japin Albinit.
    Mos lesho pe Albin. Asnje cike. I djegur qe i djegur je, Po leshove Pe, je i perveluar fare.

    Reply
  • Kaurri realist says:
    February 5, 2023 at 9:36 am

    Gabimin kryesor e bane shqiptarët e Kosovës qi nuk i përzunë krejt serbët mbas luftë. Sot nuk kishin pasë probleme me ta.
    Kroacia i qiti jashtë serbët e Kraines në luftën e ’92-’95 e sot nuk ka probleme.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    February 5, 2023 at 10:03 am

    E mër k@r!!.Ke ndryshuar nick-un, nga Intelektuali e ke bërë Vigjilencë??
    Ptu, fara e ndyrë e Sali Berishës, flisni dhe ju për patriotizëm, shpellarë të shkërdh¥er një jetë nga serbi e ngjizur me farën e tyre.

    Reply
  • Ppsh says:
    February 5, 2023 at 11:57 am

    Sot per kombin tone eshte viti 1878 ose 1912 por politiqenerve ne tirane ju ka ikur llapa sikur po flitet per burundin
    Shqiperia antare e komisionit te sigurise ne okb ku promovon rezoluta per boten por po i hiqet sovraniteti ne shtepi
    Kjo tregon qe qeveritaret tane nuk i zgjedh populli por ju vihen dy tre kukulla dhe i thone popullit jeni ne demokraci pra jeni ju qe zgjidhni por duhet te zgjidhni midis ketyre tre vegelfolsave
    Ku eshte politika e tiranes ne kete faze te fatit te kombit?

    Reply
  • Azem Sadriu says:
    February 5, 2023 at 12:16 pm

    Asociacioni një etnik në Kosovë, përveç që është “Ithati në lukth”, do të thotë luftë e re në Kosovë!
    Përfaqësuesit politik të popullit serb te të gjitha kohërave, siç i shohim dhe i degjojmë tani, jo vetëm ne, por po i sheh i tërë njerëzimi, janë qyqarë, gënjeshtarë, të pa fytyrë, përulës, por edhe kërcnues, frikacak por edhe vrastarë të pashpirtë, dhunues dhe të ndyer, tradhëtar e dinak, të panjerëz sepse virtyt i tyre është rrena!
    Ata gënjejnë qe nga mengjesi e gjërë në mesnatë.
    Me t’pa rodin mos paç punë biro, thoshte babai im.

    Reply
  • Toli francesi says:
    February 5, 2023 at 2:12 pm

    Ameriqia,inglitera favorizojne gjithmone gerqine e serbosllavine, né kuriz tè trojeve Shqiptare.kjo eshte ameriqia qe na izoloi per me shume se 45vjet né kohen e Enverit, dhe ja idhte fajin Enverit po tani qe ben pazare me teritoret e shqiptarve,duke favorizuar greket e serbosllavet kush e ka fajin.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com whale.to says:
    February 5, 2023 at 3:03 pm

    Lexoni kete te verteten e madhe edhe behuni gati per luften kunder Serbise qe po vjen shume shpejt:

    Shqiptarët numerikisht më shumë se sa serbët, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë

    Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 5,2 milionë. Pra serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.

    Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 1,8 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serbë edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2,5-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.

    Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.

    Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 2,8 milionë banorë rezidentë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Serbia pa Vojvodinën ka gjithsej me emigrantët vetëm 2,1 milionë shtetas serbë. Kurse Vojvodina ka gjithsej me emigrantët vetëm 1,1 milionë shtetas serbë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,2 milionë shtetas serbë me emigrantët.

    Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 500 mijë banorë edhe jo 1,4 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.050.000 qytetarë kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 550.000 qytetarë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,2 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 200 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Në vitet 1980-ta Akademia e shkencave e Serbisë në Beograd i paralajmëroi serbët se në 1997 shqiptarët e Kosovës e Luginës do bëheshin numerikisht më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Edhe në të vërtetë kjo prognozë e popullsisë u realizua sepse shqiptarët e Kosovës e Luginës u bënë më të shumtë në numër se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës.

    Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

    Në Kosovë janë vetëm 40 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 80 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2,5-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i serbëve. Pra serbët janë vetëm sa 40 % e shqiptarëve edhe kjo domethënë që serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.

    Kurse të gjithë serbët e Serbisë (2,1 milionë serbë), Kosovës (40 mijë serbë), Vojvodinës (1,1 milionë serbë), Maqedonisë (40 mijë serbë), Rumanisë (20 mijë serbë), Kroacisë (200 mijë serbë) dhe Bosnjes (1,7 milionë serbë) bashkë janë vetëm 5,2 milionë. Malazezët nuk përfshihen në këtë shifër.

    Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,2 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5 milionë.

    I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 200 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë edhe këta janë pra 120 mijë. Kurse 40 % e deklarojnë veten serbë edhe këta janë pra 80 mijë.

    Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com whale.to says:
    February 5, 2023 at 3:04 pm

    Lexoni kete te verteten e madhe edhe behuni gati per luften kunder Serbise qe po vjen shume shpejt:

    Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë

    Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.

    Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.

    Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.

    Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com whale.to says:
    February 5, 2023 at 3:05 pm

    Lexoni kete te verteten e madhe edhe behuni gati per luften kunder Serbise qe po vjen shume shpejt:

    Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.

    Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.

    Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.

    Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.
    Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.

    Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 3.800.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 3.400.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 3,8 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 100 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com whale.to says:
    February 5, 2023 at 3:05 pm

    Lexoni kete te verteten e madhe edhe behuni gati per luften kunder Serbise qe po vjen shume shpejt:

    Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë, Mali i Zi ka 120 mijë shqiptarë

    Në Luginën e Preshevës banojnë 180 mijë shqiptarë dhe jo 100 mijë si deklarohet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me emigrantët 250 mijë.

    Lugina e Preshevës ka rreth 750 km² edhe me 180 mijë shqiptarë e ka dëndësinë e popullsisë 240 banorë për km² edhe kjo është më shumë se sa Italia që e ka 200 banorë pë km².

    Italia ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë Bashkimin Europian.

    Kurse Kosova e ka dëndësinë e popullsisë 310 banorë për km² edhe me emigrantët e ka madje 450 banorë për km². Kosova ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë kontinentin europian edhe e ka madje më shumë se sa Italia.

    Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë 155 banorë pë km² edhe me emigrantët e ka madje 204 banorë për km². Kjo domethënë që Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë me emigrantët pak më shumë se sa Italia.

    Shqiptarët në Mal të Zi janë 80 mijë dhe jo 30 mijë si deklarohet qellimisht më pak nga Mali i Zi. Shqiptarët e Malit të Zi janë me emigrantët 120 mijë. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë sepse Mali i Zi ka edhe 280 mijë shqiptarë që deklarohen boshnjakë. Pra gjithsej Mali i Zi ka 400 mijë shqiptarë. Kurse malazezët edhe serbët e Malit të Zi janë gjithsej vetëm 250 mijë. Mali i Zi ka 650 mijë shtetas edhe nga këta shqiptarët janë gjithsej 400 mijë.

    Kjo domethënë që shqiptarët përbëjnë me 62 % shumicën absolute të popullsisë së Malit të Zi. Në të vërtetë Mali i Zi është shteti i katërtë që e ka shumicën e popullsisë shqiptare.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com whale.to says:
    February 5, 2023 at 3:06 pm

    Lexoni kete te verteten e madhe edhe behuni gati per luften kunder Serbise qe po vjen shume shpejt:

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.

    Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:

    1920: 960.000
    1925: 1.020.000
    1930: 1.070.000
    1935: 1.120.000
    1940: 1.170.000
    1945: 1.260.000
    1950: 1.360.000
    1955: 1.550.000
    1960: 1.810.000
    1965: 2.080.000
    1970: 2.400.000
    1975: 2.680.000
    1980: 2.980.000
    1985: 3.320.000
    1990: 3.680.000

    Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:

    1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
    2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
    2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
    2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
    2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)

    Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.

    Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.

    Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.

    Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.

    Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.

    Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.

    Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:

    Italia: 650.000
    Greqia: 400.000
    SHBA: 170.000
    Kanada: 25.000
    Australia: 5.000
    Britania: 80.000
    edhe 70.000 në vendet e tjera të BE

    Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.

    Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.

    Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?