Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: “Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget”! Analiza e Bugajskit në DITA: “Çfarë do sillte rrënimi i Rusisë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget”! Analiza e Bugajskit në DITA: “Çfarë do sillte rrënimi i Rusisë”
AnalizaKomunitetKryesoreopinion

“Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget”! Analiza e Bugajskit në DITA: “Çfarë do sillte rrënimi i Rusisë”

Published 3 Shkurt, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Shpërbërja e Federatës Ruse do të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e disa rajoneve relativisht afër me të, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ushtria shtetërore moskovite e mposhtur në Ukrainë, nën sanksione të rënda ndërkombëtare, me rënie të të ardhurave nga energjia, buxhet të zvogëluar dhe e privuar nga baza e saj e burimeve në Siberi, do t’i ketë aftësitë për të sulmuar fqinjët apo për të nxitur trazira jashtë kufijve të saj të reduktuara në mënyrë domethënëse.

Ndërsa Moska kthen sytë nga vetja për t’u marrë me krizat e brendshme të shumëfishuara, kapaciteti i saj për agresione jashtë vendit do të bie. Aftësia e saj për ta futur Europën në kurthin e varësisë energjetike, për t’u përfshirë në korrupsion politik dhe për të përhapur dezinformata (informacion të rremë) do të kufizohet.

Krahu lindor i NATO-s, nga Arktiku deri në Detin e Zi do të bëhet më i sigurt, çfarë do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. Ukraina dhe Moldavia do të jenë në gjendje të rifitojnë territoret e tyre të pushtuara dhe të kërkojnë integrimin në BE dhe NATO pa u frikësuar nga reagimi i Rusisë. Bjellorusia do të mund të arrijë pavarësinë e saj, të zhvillojë demokracinë dhe të ndërtojë marrëdhënie produktive me fqinjët e saj.

Në Ballkanin Perëndimor, pa mbështetjen ruse, mundësitë e Serbisë për të destabilizuar rajonin do të reduktohet dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi do të zvogëlohet. Projekti i BE-së mund të fitojë sërish vrull dhe NATO-s nuk do t’i duhet të vazhdojë të mbrojë një krah të brendshëm të saj nga ambiciet e Moskës.

Gjithsesi, Uashingtonit dhe Brukselit i duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndezin konflikte të tjera përmes ndonjë kompromisi me mini-imperializmin e Beogradit. Krijimi i çfarëdo entiteti të veçantë serb në Kosovë do t’i japë zemër qeverisë separatiste serbe në Banja Luka dhe gjithashtu mund të çojë në thirrje për ndarjen e Malit të Zi.

Me një Rusi të dobësuar në Kaukazin e Jugut, Gjeorgjia do të jetë në gjendje të negociojë për rikthimin e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në republika autonome brenda një federate gjeorgjiane.

Armenia dhe Azerbajxhani më në fund do të jenë në gjendje të nënshkruajnë një traktat paqeje pa ndërhyrjen e Moskës. Kjo, gjithashtu, do të ulë ndikimet negative iraniane në rajon, ndërkohë që Gjeorgjia dhe Azerbajxhani mund të vendosin marrëdhënie me republikat e pavarura që po krijohen në Kaukazin e Veriut. Shtetet e Azisë Qendrore do të ndihen gjithnjë e më të çliruar nga Rusia dhe mund t’i drejtohen Perëndimit për marrëdhënie më të thella energjetike, ekonomike dhe sigurie.

Në mbarë federatën ruse do të krijohen shtete të reja pro-perëndimore, çfarë mund të rrisë stabilitetin në disa rajone të Europës dhe Euroazisë.

Në të njëjtën kohë, Kina do të synojë të zgjerojë ndikimin e saj në mesin e shteteve bërthamë në Siberi dhe Lindjen e Largët dhe të fitojë akses më të lehtë në rrugët tregtare të Arktikut dhe veriut. Shpërbërja e Rusisë do të krijojë në këtë mënyrë pika të reja konfrontimi të Perëndimit me ambiciet e Kinës.

Rajonet dhe republikat e Rusisë në Lindjen e Largët do të kërkojnë njohjen dhe investimet e jashtme dhe do rezistojnë të mos përfshihen në perandorinë ekonomike kineze në rritje. SHBA dhe BE duhet të punojnë në sinkron me Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Kanadanë për t’i hapur rrugën kontakteve diplomatike dhe bashkëpunim ekonomik me shtetet aspirante.

Edhe pse politikë-bërësit kanë paralajmëruar shpesh se të diskutuarit mbi rrënimin e Rusisë, mund ta bëjë Putinin të mobilizojë popullin në mbështetje të regjimit, e vërteta është se ato që ndihmojnë Moskën janë heshtja, mohimi dhe mungesa e strategjisë.

Kremlini pretendon se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë pavarësisht politikave aktuale perëndimore. Mohimet e Uashingtonit dhe Brukselit thjesht nxisin komplotet e Kremlinit, ashtu si dhe narrativën e tij për kërcënimin e pretenduar të NATO-s.

Për më shumë se dy dekada, zyrtarët e NATO-s janë përpjekur të bindin zyrtarët rusë se NATO nuk është një kërcënim për Rusinë, pa arritur të kuptojnë se Kremlini i shpik kërcënimet perëndimore, pavarësisht politikave aktuale (të perëndimit).

Një qasje shumë më efektive do të ishte të specifikoheshin qartë elementet që Perëndimi mbështet për Rusinë. Mbështetja e hapur ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut, federalizmit dhe autonomisë së republikave dhe rajoneve mund të ndihmojë në inkurajimin e qytetarëve të Rusisë, duke i treguar atyre se ata nuk janë të izoluar nga bota. Ata do ta rrisnin përpjekjen e tyre për siguri dhe zhvillim ekonomik, duke refuzuar Moskën dhe duke formuar shtete të reja që kultivojnë marrëdhënie paqësore me fqinjët.

Zyrtarët perëndimorë bënë shumë gabim kur besuan se rënia e komunizmit sovjetik shënoi dhe fundin e imperializmit rus. Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget e të mos besohet se perandoria aktuale ruse është e përjetshme.

Kur duan të rriten me tepri, shtetet perandorake pashmangshmërisht shemben – pikërisht ashtu siç shprehu dhe rasti i Moskës në Ukrainë – e për më tepër, kur presionet centrifugale ushqehen nga rënia ekonomike, pakënaqësitë rajonale dhe ringjalljet kombëtare.

Uashingtoni dhe Brukseli duhet të kontaktojnë republikat dhe rajonet e Rusisë dhe t’i tregojnë se qytetarët e federatës së dështuar kanë një të ardhme përtej fantazive destruktive perandorake të elitës së Kremlinit.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Janusz Bugajski shkruan për DITA nga SHBA. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

thano 3 Shkurt, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?