Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një teori e re për gurët më të famshëm në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një teori e re për gurët më të famshëm në botë
AktualitetEnciklopedi

Një teori e re për gurët më të famshëm në botë

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Gurët e Stonehenge kanë tërhequr përsëri vëmendjen e historianëve, gjeologëve, shkencëtarëve dhe jo vetëm. Sipas një investigimi të ri të Universitetit të Kembrixhit, ky monument megalitik i tipit “Cromlech”, i ndërtuar në fund të erës Neolitike dhe në nisje të epokës së Bronzit, pra rreth 5 mijë vite më parë, është i lidhur ngushtë mes të tjerash edhe me Solisticin veror, pra festat pagane që bëheshin në ndërrimin e stinës së dimrit dhe ardhjes së pranverës.

Por tashmë investiguesit mendojnë se ajo shërbente edhe për më tepër, si “një portë hyrjeje” për diku tjetër, ose ndoshta diçka më shumë dhe të panjohur, si kalimi në kohë, ose nga një galaksi në tjetrën.

Ky lajm vjen 4 mijë vite që nga ndërtimi i kësaj vepre deridiku okulte dhe mistike, e ngritur afër Amesbury, në kontenë Uilshajër në Angli, vetëm 13 kilometra nga  veriu i Salisbury. Po ku qëndron teoria?

- Publicitet -

Teoria është ngritur nga dy astronomë; spanjolli Juan Antonio Belmonte, i Institutit të Astrofizikës në Canaria dhe Universiteti i La Laguna, në Tenerife, dhe italiani Giulio Magli, i Universitetit Politeknik të Milanos.

Sipas tyre, kjo hipotezë shpjegon përse është ndërtuar struktura monumentale disi e çuditshme (vendosja e gurëve në këmbë apo mbi njëri-tjetrin, në formë portash. Shumë shkencëtarë e kanë lidhur ngritjen e këtyre gurëve edhe me energjitë telurite të tokës; pra aty ku rruzulli ka energjitë më të forta dhe mistike, diçka përtej reales dhe më afër metafizikës.

“Arkeologët janë një imazh shumë të veçantë të këtij monumenti, si “dhoma e udhëtarëve apo kalimtarëve në kohë. Tashmë në astronomi përdoren edhe satelitët (Arqueoastronomia), për imazhe nga sipër, për të studiuar këto vende arkeologjike të lashta, pozicionin e tyre, vendosjen dhe se çfarë transmetojnë.

Dhe Stonehenge tregon një lidhje astronomike me diellin dhe solsticin veror dhe si të parashikosh atë dimëror”, theksojnë studiuesit.

Dhe mbi të gjitha, kjo strukturë tregon interesin simbolik të njerëzve, për ciklin diellor. Pra lidhja e njerëzve të kohës së Neolitit me natyrën dhe veçanërisht ciklet diellore, pra Solisticin. E thënë ndryshe, ky monument u ka shërbyer njerëzve të asaj periudhe si një kalendar gjigant për të llogaritur vitin, muajt, javët apo dhe orët.

Por më në veçanti, ndërrimin e stinëve. Arkeologët dhe astronomët mendojnë se ky kalendar është i përafërt me atë Aleksandrin, i bazuar në ciklin me 365 ditë të vitit, i ndarë në 12 muaj dhe 30 ditë, në atë që quhet pesë ditët ‘epagomenales’. Madje shkencëtarët thonë se ky monument është “si një dëshmi e heshtur e dhe një e kaluar e shenjtë”.

“Me pak fjalë, kalendari i supozuar diellor neolitik i Stonehenge ka rezultuar të jetë një ndërtim thjesht modern, bazat arkeastronomike dhe kalendarike të të cilit janë të pakta.

Siç ka ndodhur disa herë në të shkuarën, monumenti i rikthehet rolit të dëshmitarit të heshtur si një peizazh i shenjtë, një rol që nuk ia prish hijeshinë e tij të jashtëzakonshme”, përfunduan dy ekspertët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot
  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari

Komentet e Fundit

  1. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  2. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  5. demo on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?