Spanja rritet më shumë se çdo vend tjetër në Evropë, falë padyshim demografisë dhe inovacionit. Por jo vetëm kaq. Në Bilbao, vazhdojnë të ankorohen anijet ruse me gaz metan, ndërsa në Aragonë, mbi një mijë punëtorë kinezë po ndërtojnë fabrikën më të madhe të baterive në Evropë. Dhe këto nuk janë raste të izoluara…
Është ekonomia që rritet më shumë në të gjithë Evropën. Dy herë më shumë se sa mesatarja e vendeve të zonës euro, ndërsa Gjermania, Italia dhe Franca po mundohen që të qëndrojnë mbi niveli 1 për qind.
Sekreti, nëse ekziston, është se Spanjes nuk i intereson shumë se nga vjen shtytja për sistemin e saj prodhues. Mjafton që ajo të ekzistojë. Sigurisht, migracioni i rregullt që ka zgjeruar fuqinë punëtore më shumë se kudo tjetër dhe përdorimi në kohë i fondeve të “Next Generation” të BE-së, kanë bërë pjesën më të madhe të punës.
Megjithatë, merita është gjithashtu e dy levave që pjesa tjetër e BE-së do të kishte dashur t’i çmontonte, por të cilat Pedro Sánchez vazhdoi t’i aktivizojë: gazi rus nga njëra anë dhe investimet kineze nga tjetra.
Strategji të ndryshme, të cilat po e shndërrojnë gadishullin Iberik në përjashtimin më të dukshëm nga linja evropiane ndaj Moskës dhe Pekinit. Për sa i përket gazit, Madridi duhet të ishte shkëputur tashmë. Në rrënjë të këtij bashkëpunimi është një kontratë e nënshkruar në vitin 2013 nga Naturgy, kompania kryesore e shërbimeve spanjolle, me konsorciumin Yamal Lng.
Një marrëveshje e vlefshme deri në vitet 2038-2041, e cila vetëm ajo përbën një të pestën e gazit kombëtar. Dhe duke qenë një detyrim afatgjatë, duhet të përfshihet në ato të përfshira nga ndalimi evropian në fuqi nga 1 janari 2027, për vetëm pesë muaj.
Pavarësisht afatit që po afron, varësia nga gazi rus është sot më e fortë se kurrë. Këtë e konfirmojnë buletinet mujore të Enagas, operatori i rrjetit spanjoll që transporton gaz në të gjithë vendin. Në qershor Rusia u kthye në furnizuesin e dytë mujor të Spanjës, pas vetëm Algjerisë.
Edhe në maj, tabloja ishte mjaft e qartë, me një mbulim prej 27.8 për qind të nevojave kombëtare. Dhe nuk bëhet fjalë për një përjashtim të kohëve të fundit. Sipas Institutit për Ekonomi të Energjisë dhe Analizë Financiare, që ndjek fluksin e gazit të lëngshëm në Evropë, këtë vit Spanja është në fakt një nga importuesit më të mëdhenj evropianë të gazit me origjinë nga Rusia.
Për të kuptuar se sa rëndësi ka një furnizim energjetik me kosto të ulët, mjafton të shikojmë trevjetarin e fundit ekonomik të dhimbshëm të Gjermanisë. Një nga pikat më kritike është porti i Bilbaos, ku sipas të dhënave, pjesa ruse u rrit në 59 për qind midis janarit dhe majit 2026, duke kaluar atë amerikane.
Këtë fakt nuk e ka fshehur as presidenti i autoritetit portual, Iván Jiménez, i cili në Financial Times shpjegoi logjikën me të cilën në qytetin bask vazhdon të blihet GNL ruse: “Kushton më pak se ai amerikan dhe është i cilësisë së mirë. Para se ta mbyllim plotësisht rubinetin, Evropa do të bënte mirë të siguronte një hapësirë manovrimi”.
Një arsyetim që nuk përjashton uljen e importeve, megjithëse jo nga dita në ditë, por që ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Sara Aagesen, e riorientoi menjëherë në linjën e përcaktuar nga qeveria. ‘Rritja e varësisë nga gazi rus, është një efekt i përkohshëm i lidhur me logjistikën dhe çmimet, jo një ndryshim i qasjes nga ana e Spanjës, e cila do të respektojë gjithsesi afatin e fundvitit”- theksoi ajo,
Por cila është arsyeja e vërtetë pse furnizimet e Moskës vazhdojnë të gjejnë derën e hapur pikërisht në Madrid? Arsyeja nuk është vetëm politike, por pjesërisht burokratike. Në fakt, dogana spanjolle lëshon leje për çdo ngarkesë përmes një procedure shumë më të thjeshtë në krahasim me standardet e BE-së.
Një detaj teknik që e përshpejton kalimin doganor të anijeve ruse. Është e qartë se Spanja nuk është e vetmja që blen gaz të lëngshëm nga Rusia. Sipas kompanisë analitike Kpler, impianti rus i Yamal furnizon me 8.7 milionë tonë gaz të lëngshëm klientë në gjysmën e Evropës, nga portet franceze të Montoir dhe Dunkerque deri tek ai belg i Zeebrugge.
Por veçantia spanjolle është megjithatë një tjetër: jo i gjithë gazi që vjen qëndron aty ku ankorohet. Një pjesë e ngarkesës së shkarkuar rimbushet dhe rishitet tek klientët në tregje të tjera, përfshirë kompaninë gjermane Sefe.
Një kalim i dyfishtë që e bën edhe më të vështirë matjen e sasisë së gazit rus që po thith ekonomia spanjolle. Në aspektin e furnizimit energjetik, loja spanjolle e trashëguar nga Sánchez me Rusinë është ende në vazhdim. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për atë me Pekinin.
Me Kinën, Madridi ia ka hartuar vetë kornizën. Një zgjedhje e deklaruar hapur, e përbërë nga vizita shtetërore dhe kantierë që vijojnë njëri pas tjetrit. Në fund të fundit, marrëdhënia me ka marrë formë industriale dhe vazhdon të lëvizë në të njëjtin drejtim.
Për shembull, në Aragonë, sipërmarrja e përbashkët midis Catl kineze dhe Stellantis po ndërton një fabrikë të madhe baterish prej 4.1 miliardë eurosh, e cila, sipas deklaratës së presidentit të rajonit, Jorge Azcón, do të punësojë mesatarisht një mijë punëtorë kinezë gjatë fazës së ndërtimit, me një kulm deri në 1700 punonjës të lidhur me kohën e lëshimit të lejeve.
Për momentin, në kantier punojnë 500 persona, 172 prej të cilëve kinezë. Një raport i qeverisë i parë edhe nga Bloomberg konfirmon se impianti do të përdorë punëtorë të dërguar nga jashtë deri në tremujorin e katërt të 2028-ës dhe se teknologjia do të vijë me licencë, jo përmes një transferimi të vërtetë.
Pjesa tjetër e hartës në të njëjtat javë u zgjerua gjithashtu në sektorin e makinave. Në Saragosë dhe në një impiant pranë Madridit, nga viti 2028 Stellantis do të prodhojë një model Opel bazuar në komponentë elektrikë të Leapmotor kineze.
Në Valencia, kompania kineze Geely ka marrë në dorëzim hapësira të papërdorura në një fabrikë të Ford-it. Marrëveshje të ndryshme për nga madhësia, por që ndjekin të njëjtën logjikë, atë të përdorimit të teknologjisë kineze si një rrugë e shkurtër drejt automjeteve elektrike në këmbim të prodhimit në tokën spanjolle.
Por jo të gjithë kantierët, janë të fokusuar tek automobilat. Rasti më i ndjeshëm vazhdon të jetë ai i Ferrol-it, Galici, ku grupi kinez Saic do të ndërtojë një impiant pranë bazës detare ku ankorohen fregatat spanjolle të angazhuara në operacione të NATO-s.
Gjithsesi, shifrat mbeten të kufizuara. Investimet e drejtpërdrejta kineze në Spanjë arritën në 643 milionë euro në vitin 2025, vetëm 2 për qind e totalit të investimeve të drejtpërdrejta të huaja (IDE) në vend, krahasuar me 10.2 miliardë të ardhura nga Shtetet e Bashkuara.
Por është gabim të shikosh vetëm miliardat. Sidomos sepse IDE nuk përfaqëson vlerën e përgjithshme të pranisë ekonomike kineze në Spanjë, dhe për rrjedhojë tregtinë, importet, huate, sipërmarrjet e përbashkëta ose aktivitetet e ndërmarrjeve kineze të vendosura tashmë.
Si në bateri ashtu edhe në automobila, Spanja nuk ka nevojë të shikojë aq shumë paratë kineze, por teknologjinë.
Njëlloj si me gazin rus, ku rëndësi ka disponueshmëria e një ngarkese gati për t’u nisur me një çmim që asnjë furnizues tjetër nuk është i gatshëm të ofrojë. Ja pse levat që pjesa tjetër e Bashkimit do të kishte dashur t’i çmontojë janë mbajtur në funksion nga Madridi (edhe pse jo vetëm nga Madridi).
Një zgjedhje pragmatike, shenjat e së cilës sot i mbart rritja e saj ekonomike.
Maria Sole Betti
Huffington Post Italia

Te marr vesh o Betti,te marr.Po i shkel syrin me duket!Po ja ben me isharete Putinit dhe Xin ping pongut!
Ja ku e gjeti MAGJISTARI Spanjen e zhvilluar fale gazit rus dhe punetoreve kineze.Spanja qe po cudit boten me rritjen Ekonomike ,kurse Gjermania me Angline jane fundosur ne Prapambetje.Anglia ka hikur fare ne drejtim te paditur,.Kane shkuar nja dy rimorkjatore te portit Durresit ta terheqin.Betti po pate ardhur te besh shurren tek Vilma Nushi per chak Up,merr ato pare ke sporteli dhe fefti ke shpia moj kodoshe,se do te shtypi ndonje gomone.y
Keto paravoli jane sikletetr e Edvinit,qe i ka ardhur ultimatum nga BE,te pezulloje cdo nderhyrje ne Zonat e Mbrojtura.;
Kercenon Evropen,qe do shkoje me Kinen e me Rusinee.
As Ato nuk te pranojne,o Edvin!
“Kinezët po ndërtojnë në Bilbao të Spanjës kombinatin më të madh të baterive në Evropë” . Po si ka mundësi , edhe Spanja ka marë shëmbull nga Shqipëria dhe po ja shet tokat e saj të huajve ?!
nderton fabrika, prodhim etj. nuk i jep falas bregdetin me kompani guacka ne hollande me emra bullgaresh, nryshim i madhe ky, po kaq te pret ty se ke karin e rames ne fyt.
Unë me ty Detar , as atë të prapmen nuk e fshij . U bëre ti , të debatosh ne mua .
Po kush e pjerth Spanjen or trim!
Jane akoma ne radhe per ndihma nga Brukseli.
Spanjollet jane arab te tredhur. Cheap labour jua kane ven nofken anglezet…
Ashtu eshte o Dashi, sa e jep bythen Edvini, edhe spanjollet thone pse te mos e japim edhe ne.
Unë me ty Detar , as atë të prapmen nuk e fshij . U bëre ti , të debatosh ne mua .
E para une nuk jam Detari, e dyta une nuk pjerdh se kush kujton se mund te debatoje apo jo me ty, ajo qe di une me siguri eshte qe ti je bythelepires i kualifikuar i b&theqirit Edvin Kristaq Rama. S’ka nevoje per debat, eshte e zgjidhur.
Qeveri qe nuk mendon per te vjedhur dhe per tu servilosur.Blen dhe shet ku ka interes.Amerikanet shikojne interesin e tyre.Pse se shesin ata gazin e lenget sa rusi?Atehere po.Te jesh ne dore te nje njeriu qe ne mengjes thote ty do ti ngre tarifat 60%,ne dreke thote je djal i mire po ti ul 30% dhe ne darke thote ti nuk me pelqen prandaj po ti ngre tarifat80%.,kjo nuk eshte tregeti po anarshi.Ne mund te ulerijme gjith diten poshte kina po greku portin e pireut ja dha kines,ne kemi ngelur dhe pa port fare,a harova kemi ne plan te ndertojme marina dhe ne vend te porteve pallate.Cpret nga nje vend ku per k/ministra ka luksin te vej doktora dhe piktora.Nje vend i tille per djall do veje.Ne shajme kinen dhe rusine po kemi nje shtet autokrat si ato ,kurse nga korupsioni ua kalojme shumfish
Per punen e gazit, them se nuk duhet pergjithesuar. Ndalimi i LNG rus to te behet ne menyre gradual. Afati per ndaluar plotesisht importin ka qene ne Janar 2027 dhe eshte shtyre per me vone.
Flitet per kontrata te lidhura shume vite me pare. Eshte kjo kompania spanjolle dhe nje franceze. Keto dy kompani do te vazhdojne te importojne, Por do te re-eksportojne gazin jashte komunitetit evropjan. Do vazhdoje te perdori Spanja gazin rus pas 2027? Kete nuk e pash ta shpjegoj Maria.
Qani hallin e Spanjes ju?
Kujtoni se po e rruan Sanchez se ca thote bota?
Atij intereson zhvillimi dhe rritja e vendit te tij te tjeret te hane mut pa kufij.Sic kame bere deri me sot.Shikoni hallet tuaja se jeni mesuar t‘ua qajne te tjeret.